Prej muajit shkurt, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, vijon të qëndrojë në paraburgim, ndërsa çështja ndaj tij po merr jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.
Në një artikull të publikuar së fundmi, EUReporter e cilëson dosjen ndaj Veliajt si një rast që bie “nën standardet e Bashkimit Europian”.
Artikulli:
Është vështirë ta teprosh kur përshkruan atë që po ndodh në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë. Qyteti që Erion Veliaj ndihmoi ta shndërronte nga një relike e zymtë, e mbytur në trafik, në diçka që me të vërtetë duket dhe ndihet evropiane, sot drejtohet, në praktikë, nga një nënkryetar bashkie, ndërsa kryetari i tij i zgjedhur tri herë radhazi qëndron në një qeli burgu në periferi të kryeqytetit. Dhjetë muaj në paraburgim, pesë prej tyre pa pasur as edhe një listë formale akuzash.
Dy firma të njohura ndërkombëtare ligjore, Kasowitz Benson Torres nga Nju Jorku dhe Mishcon de Reya nga Londra, kanë publikuar dy raporte të veçanta (njërin në qershor, dhe një version të përditësuar në tetor) që lexohen si një listim i çdo gjëje që mund të shkojë keq kur zelli kundër korrupsionit përplaset me të drejtat themelore të njeriut. Paraburgim i tepërt, vonesa në ngritjen e akuzës, refuzime të kërkesave për lirim me kusht që mezi marrin mundimin të arsyetohen, trajtim skajshmërisht i pabarabartë i bashkëpandehurve, akses i kufizuar në prova – lista është e gjatë dhe dekurajuese. Përfundimi i tyre është i matur, por i pamëshirshëm: çështja ndaj Veliajt tregon shenja të qarta motivimi politik dhe mbetet shumë poshtë standardeve evropiane.
Ata nuk janë të vetmit që e thonë këtë. Alastair Campbell, aspak tifoz i kryebashkiakëve ballkanikë të qendrës së djathtë, shkroi në ditarin e tij në “The New European” se mbajtja e dikujt me muaj të tërë pa akuzë “nuk është diçka që duhet të ndodhë në një vend që po troket në derën e Bashkimit Evropian”. Ekrem İmamoğlu i Stambollit, jo i panjohur me procese gjyqësore politike, i dërgoi Veliajt një letër publike solidariteti nga qelia e burgut ku ndodhet edhe vetë, duke vënë në dukje paralelet e pakëndshme në të gjithë rajonin.
Edhe Komisioni i Venecias, zakonisht i kujdesshëm, u ka kujtuar të gjithëve, me një gjuhë që vështirë se mund të keqkuptohet, se mbajtja për një kohë të zgjatur në arrest e kryebashkiakëve të zgjedhur, pa gjykim, minon vetë idenë e përfaqësimit demokratik.
Historia e Veliajt meriton të ndalesh pak. Aktivist i shoqërisë civile i kthyer në kryebashkiak, ai fitoi tre zgjedhje radhazi me diferenca që shumica e politikanëve evropianë mund t’i kenë parë vetëm në ëndërr. Sheshi Skënderbej iu kthye këmbësorëve, lumi Lana u pastrua, u ndërtua një rrjet i mirëfilltë biçikletash, u sigurua furnizim 24-orësh me ujë në një qytet që dikur e kishte me orar, për vetëm pak orë në ditë. Transformimi ishte aq i prekshëm sa fitoi çmime ndërkombëtare dhe një afeksion të sinqertë nga shumë banorë të Tiranës. Ai përmendej rregullisht si pasuesi logjik i Edi Ramës, kurdo që kryeministri të vendoste më në fund të tërhiqej.
Pastaj, erdhi SPAK-u, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me akuza për korrupsion pasiv të lidhura me kontrata bashkiake – të nxitura nga një kallëzim anonim. Veliaj këmbëngul se akuzat janë të pabazuara, produkt i një klime të polarizuar politike ku socialistët në pushtet dhe demokratët në opozitë kanë vite që përpiqen t’u fusin në burg figurat kryesore njëri-tjetrit.
Ajo që pasoi ishte një sekuencë gjyqësore që do t’i ngrinte vetullat kudo në kontinent. Arrestim në shkurt, asnjë aktakuzë deri në korrik, shtatëmbëdhjetë kërkesa të dështuara për lirim me kusht, dhe tetëmbëdhjetë bashkëpandehur, nga të cilët shtatëmbëdhjetë janë sot të lirë nën masa relativisht të lehta, ndërsa kryebashkiaku vazhdon të mbetet brenda. Në nëntor, Gjykata Kushtetuese ndërhyri dhe vendosi se Këshilli Bashkiak i Tiranës kishte vepruar në kundërshtim me Kushtetutën kur ia hoqi mandatin; një fitore e rrallë. Megjithatë, edhe pas atij vendimi, SPAK-u thuhet se e pengoi atë të merrte pjesë në mbledhjet e këshillit, duke e kthyer rikthimin teorik në një pezullim praktik.
Raporti i Zgjerimit 2025 i vetë BE-së për Shqipërinë e rrëfen historinë në gjuhë diplomatike: po, ka përparim në rivlerësimin (vetting) e gjyqtarëve dhe në reformat në letër, por mbeten “shqetësime serioze” për zgjatjen e paraburgimit, standardet jokonsistente të prokurorisë dhe rënien e besimit të publikut te gjyqësori. Brukseli e mban trenin e anëtarësimit në lëvizje, ngaqë Ballkani Perëndimor është strategjikisht tepër i rëndësishëm për t’u lënë në pritje, por dosja “Veliaj” ndodhet tashmë në tepër shumë inbox-e në Bruksel, për të qenë e qetë.
Dhe tani, zëra nga përtej Atlantikut po i bashkohen korit. Në një seancë dëgjimore të një nënkomisioni të Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, të titulluar “Flashpoint: A Path Toward Stability in the Western Balkans”, vetëm dje – më 2 dhjetor 2025 – kongresmeni republikan Keith Self, kryetar i nënkomisionit për Evropën, paraqiti një vlerësim të zymtë të reformave në drejtësi njëdekadëshe të Shqipërisë – reforma që vetë Uashingtoni ndihmoi t’u sigurohej financimi. “Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur prej kohësh përpjekjet për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur dhe të jashtëzakonshëm në Shqipëri”, tha Self. “Megjithatë, pas dhjetë vitesh zbatim është e udhës të rishqyrtohet nëse reforma në drejtësi po funksionon siç ishte parashikuar dhe po ofron drejtësi të paanshme për popullin shqiptar. Duhet të jetë shqetësuese për të gjithë fakti që stok-u kombëtar i çështjeve të pazgjidhura është rritur nga rreth 16 000 çështje në fillim të reformës në rreth 200.000 sot, duke lënë qytetarët të presin 8 deri në 15 vjet për të marrë një vendim përfundimtar. Vonesa të tilla minojnë sundimin e ligjit, besimin e publikut dhe procesin e rregullt ligjor.”
Të ardhura në mes të shqetësimeve më të gjera për tensionet etnike, ndërhyrjet ruse dhe stanjacionin ekonomik në rajon, vërejtjet e Self duken si një kambanë alarmi e qetë: edhe durimi i Amerikës ka kufijtë e vet.
Vetë SPAK-u nuk është një “armik prej kartoni”. Ai u ngrit në vitin 2019 me mbështetje bujare të BE-së dhe SHBA-së pikërisht sepse Shqipërisë i duhej një strukturë e aftë të përballej me përzierjen toksike të korrupsionit politik dhe krimit të organizuar në vend. SPAK-u ka dhënë rezultate: rrjete droge të shkatërruara, gjyqtarë të korruptuar të larguar, miliona në pasuri të sekuestruara.
Por çështja Veliaj, ashtu si më herët ato ndaj ish-presidentit Ilir Meta apo kryebashkiakut të minoritetit grek Fredi Beleri, nxjerr në pah anën e errët të krijimit të një prokurorie me fuqi të gjera dhe me shumë pak llogaridhënie në përditshmëri. Kur suksesi i institucionit matet kryesisht me numrin e “skalpeve” të profilit të lartë që mund t’u ekspozohen partnerëve ndërkombëtarë, tundimi për t’u hedhur mbi emrat më të mëdhenj të disponueshëm – pavarësisht fuqisë së provave apo drejtësisë së procesit – bëhet pothuajse i papërmbajtshëm. Shtoji kësaj një stok kombëtar çështjesh që fryhet në 200.000, dhe ajo që merr është një sistem ku shqiptarët e zakonshëm presin mbi një dekadë për zgjidhje, ndërsa politikanë si Veliaj ngecin mes ingranazheve.
Asgjë nga këto nuk është abstrakte. Një kryebashkiak i zgjedhur me votë të lirë është hequr nga detyra për pjesën më të madhe të një viti pa u gjykuar. Familja e tij e takon nën rregulla strikte të vizitave në burg. Qindra mijëra zgjedhës të Tiranës janë, në fakt, të privuar nga njeriu që zgjodhën për t’u drejtuar qytetin. Kostoja njerëzore është reale, dhe ndihet shumë përtej mureve të burgut.
Shqipëria ndodhet në një udhëkryq. Vendi ka bërë më shumë në dhjetëvjeçarin e fundit për të pastruar gjyqësorin e tij se ç’mendonin të mundur shumë vëzhgues të jashtëm. Megjithatë, raste si ky tregojnë sa të brishta mbeten këto arritje – dhe sa lehtë mund të përdoret retorika antikorrupsion për të rregulluar hesapet politike. Për Bashkimin Evropian, dilema është po aq e mprehtë: sa fort duhet të kritikosh mangësitë në sundimin e ligjit në një vend kandidat, orientimin gjeopolitik të të cilit e ke jetikisht të rëndësishëm? Meqë edhe ligjvënësit amerikanë po kërkojnë tani një rishikim serioz të dështimeve të reformës, presioni po rritet mbi Tiranën për të sjellë rregullime reale, dhe mbi Brukselin për t’i bërë ato rregullime të panegociueshme.
EUReporter ose perkthyesi i gazetes,e keni qare fare artikullin.. Po cfare uji 24 ore ka siguruar Veliaj,ore njerez..genjeshta me bisht.. Me gjeni nje lagje ose qofte edhe nje bllok te vogel banimi ne Tirane qe te kete uji 24 ore,pra pa nderprerje asnje minut. (Per korrektese nuk quhet uje 24 ore i nje pallati ose blloqe pallatesh te reja qe kane depozolita dhe pompa ne katet e nendheshme)
Eshte nje lapsus i vogel , Lali ka siguruar ne Tirane uje vetem 24 ore NE MUAJ !!!!!! Po cfare rendesie ka kjo , Lali duke vuajtur "pa faj" i qan zemra per Tiranen , firmosi direkt urdhrin per zbukurimin e Tiranes.Pastaj per ujin nuk mbeten leke se u blene breke per te zbukuruar Ajolen. Rendesi ka zbukurimi , fasada , se edhe gazetarucet e paguar nga Lali i varfer , kur vijne ne Tirane fasadat shohin !!!!!.
Ju popull kaka doni Aranit Celen dhe Nevzat Haznedarin qe t'ju qije nonen dhe t'ju internojne ne 2 te nates!
Po o adash , po ketu fut edhe veten tende , se ky popull the ,pra i bie qe keta emrat te kryejne ate pune edhe me nenen tende !!!!! Po babai c'thote , dakord eshte ??? Dhe nuk te shkon ai emer qe ke , se kur u kerkon te tjereve te mos te te shajne , se pari nuk duhet te shash ti te tjeret !! Po s'ke ci ben , kjo eshte edukata qe te ka dhene familja !!!!
Eriona dhe Belinda duhet te kishin dhene dorreheqjen menjehere sapo ju njoftua akuza dhe u morren te pandehur nga prokuroria. Shantazhi qe i bejne Rames dhe ky i fundit qe i ben presion prokurorise, eshte prova e implikimiy ne korrupsion dhe trafik interesash e te gjithe ekzekutivit. Turp per ta dhe fatkeqesi per vendin.
Inatin e kane si hakmarrje me Veliajn, por mesa duket pesimin me te madh ja bejne Shqiperise, si opinion, dinjitet dhe ardhmeri!
EU Reporter është një platformë lajmesh multimediale me bazë në Bruksel që mbulon çështjet evropiane dhe botërore, duke ofruar artikuj online, video dhe një revistë dixhitale për një audiencë politikëbërësish, udhëheqësish biznesi dhe profesionistësh.
Duket qartazi qe wshte shkrim i paguar. Veliaj eshte hajdut dhe meriton burgun, ashtu si Balluku dhe Rama.
Bravo, Mondi. Unë them t'a vrasim. Pastaj vrasim Dumanin, ti behesh shefi i SPAK, dhe merr fund kjo punë. Ti qenke per ketë punë or byrazer - vetë prokuror, vete gjykatës, vete drejtor burgu. Ketij i them shtet unë, Ibrahim Bëj.
Ashtu eshte bythqire.Ka tjetri 9 muaj ne burg pa akuze dhe kurvat si ty e hapin gojen e qelbur per pagesa.Ata qe paguajne I ke jashte duke u trashur zerin altin malokut.Gita faqedjegura,dashnorja lul bashes,u kap me pallate ne cdo cep te botes,doli ne tv dhe I pranoi,dhe bredh rahat.Le pastaj monstren qe ka vra e ka vjedh miliona pervec atyre qe I dha La chivites.Shko perkul kurrizin se ate e ben mire ti.
Nje korrigjim i vogel , eshte i pandehur me akuze !!!! Sipas pergjimeve ambjentale te Spak , Lali urdheronte mediat e tij te deningronin Spak dhe prokuroret e ceshtjes. Kjo bie ere , nje njeri i pafajshem nuk ka nevoje per kete , ai mbledh faktet , letrat , dhe mezi pret gjyqin te vertetoje pafajesine.Lali i varfer , paguan shkrime te tilla qe paraqesin nje realitet te rreme te Tiranes , ne vend qe ato leke ti perdore per te printuar e lexuar aktet , te zhbllokohet gjyqi , te paraqese mbrojtjen , te marre pafajesine e te kthehet te familja dhe ne detyre. Madje te kerkoje demshperblim per muajt e padrejte te burgut. Kaq e thjeshte eshte. Pse nuk e ndjek kete rruge ??? Sa per ujin , shyqyr qe kemi depozitat , se si do ja benim pastaj !!!! Por shpresoj mos ta kete lexuar Rama kete artikull se mos fillon aksionin e heqjes se depozitave dhe ku do mbytemi pastaj. Ja keto jane hallet e popullit , pa Lali ka 24 ore uje ne qeli se po nuk pati ankohet te komisioni i Helsinkit per te drejtat e paraburgosurve pastaj !!!!
Çeshtjet e ngritura ne artikull rreth drejtësise qëndrojnë. Nëse gjykata e nxjerr të pafajshem ku shkon gjithe ky burgim apo inat dhe privimi i qytetit nga sherbimi? Duket me e udhes të hapesh çeshtjen, të vazhdoje hetimi pa e arrestuar. Arresti është privim lirie dhe vjen me vendim të formes se prere.
Kini te drejte ne parim. Por ne albanistan mos shikoni hajdutet, se nuk numërohen,,KERKONI ndonjë qe nuk eshte hajdut
qeke ti ai gjeniu qe i caktoka kush osht hajdut e kush jo? Eh bordello i plakes qe te ka bo, edhe jot'om osht pendu qe ka pas ngel me mar me qit ne jet i budall si ty!
Ç'na gjeti me debilet, je komplet debil. Hajduti Veliaj nuk duhet të vritet, por të denohet per hajdutlleqet. Tirana nuk ka uje, por edhe po pati uje punen ka bërë Hajduti Veliaj. Ore, paguhen 12 mije punonjes në Bashkine Tiranë dhe ju thoni kështu apo ashtu. Harxhohen dhe vidhen miliarda dhe juve na çani trapin në mbrojtje të Hajdutlleqeve të Erionit me shoke. Të qihet në burg dhe mos i dilni në mbrojtje Hajdutit Erion Veliaj.
Juristit te njohur ti nuk I vjen te maja ka..t.Ti je legen shpellash qe masturbohesh vetem kur I permend emrin veliajt.Do thuash ti nga e di une.Ma tregon ti tek rreshti I fundit.Vetem rrospiet e shpellave, shqiptaret me inferiore nder shekuj,nuk duan tia dijne per drejtesi.Ata udhehiqen nga instiktet e shtazes.
ARRESTI I DHE. BAJTJA NE BURG E ERJONVELIAT PRECEDENT DHE SHKAK PER MOS PRANUAR SHQIPERINE NE B E. SPAKU NE MOS VARTES.I. PD LUAN LOJEN E PD QE ESHTE NE NDIKIMIN E SERBISE DHE RUSISEL
Po c’pune ka me mbajtjen ne burg sepse Tirona nuk furnizohet me uje 24 ore????Turp me i madh se behet nje gjyq publik,ndaj nje kryebashkiaku te zgjedhur ne demokratike……ca iliriana dhe ca liku bejne gjyqin publik….turp i madh per SPAK-un,qe e lene pa hetuar e pa gjykuar ….turp i madh se ka dale edhe ca breke…eshte e turpshme per SPAK dhe GJKO!!!!???
Euro report,pacavure te paguara me parate e vjedhura te Veliajt.Cmutin duan keta qe meren me punet e brendeshme te drejtesise Shqiptare.Tashme jemi mesuar me gazeta apo gazetare te pamoralshem te paguar me parate e vjedhura te grupit te strukturuar kriminal te drejtuar nga Erion Veliaj.O ndyresira lereni drejtesine Shqiptare te punoje pa presione te ndyra.Erion Veliaj sikur te hetohej vetem per menaxhimin e mbetjeve ne Tirane dhe pasojat ne shendetin e qytetareve,do te mjaftonte te gjykohej si veprim kriminal.
Kush vodhi, le te rrije pas hekurave.
Hajduti dhe pederasti publik Erion Velia qe bente Sellfi ne Televizion me vedhje grash sutjena dhe fustane ....mjer kryeqyteti ku ra. Bashkia qe kthyer ne strehe te bytheqirave me parate e popullit , llumi Velia e kompani , pa harruar Gollobordesin e ndyre Mazniku.............. Velia jo vetem hajdut por ka kryer krime kunder njerzimit e beri Tironen te pa banueshme , Tirona qyteti me i ndotur ne bote......................... ..
Hajduti dhe pederasti publik Erion Velia qe bente Sellfi ne Televizion me vedhje grash sutjena dhe fustane ....mjer kryeqyteti ku ra. Bashkia qe kthyer ne strehe te bytheqirave me parate e popullit , llumi Velia e kompani , pa harruar Gollobordesin e ndyre Mazniku.............. Velia jo vetem hajdut por ka kryer krime kunder njerzimit e beri Tironen te pa banueshme , Tirona qyteti me i ndotur ne bote......................... ..
Domethene Rama qenka si Erdogani!!!! I bie qe e ka futur Rama keshtuu???? Me mire shaj Ramen direkt dhe merr fund kjo pune!!!!
E more njerez dakort veliaj te denohet pse volli domate dhe saliu me kompani qe Kane, vrare, dogjen, shkateruan jo te mos preken
Lironi kryetarin e bashkise o zhulsat e spakut, ju mund te rrini pa lare e me plehra, po Tirana s’ka standardet tuaja qe flini me dhi e lope.