Përçarja brenda PD-së, avokati: Berisha ndjen rrezik nga Salianji

5 Dhjetor 2025, 09:18Politika TEMA
Përçarja brenda PD-së, avokati: Berisha ndjen rrezik nga

Foltorja që mbajti ish-deputeti demokrat Ervin Salianji pasditen e së mërkurës në Durrës ka sjellë përçarje brenda Partisë Demokratike. Kjo pasi Sali Berisha e cilësoi takimin në Durrës si axhendë personale të zotit Salianji.

Avokati Edmond Petraj tha në studion e QUO VADIS në Vizion Plus se kreu i PD-së Sali Berisha po ndjen rrezik nga lëvizja Salianji.

Por, avokati deklaroi se e sheh si një lëvizje për të bashkuar demokratët, jo për të sjellë përçarje.

''Salianji ka takuar elektorat më shumë se sa ata të tjerët. Ka dhënë prova. Salianji ka qenë shumë aktiv që kur ka nisur politikën.

Ai është pjekur, por këtë formë unë s’e shoh si ndarje, pavarësisht se Berisha po ndjen rrezikun. Problemi është se politika kështu e ka, sot e kundërshton, nesër… Ata janë një lëvizje për të bashkuar demokratët, kështu e shoh unë'', tha avokati.

1 Komente

  1. F
    Fierakja

    O Mondi avokat, por edhe PD duhet te kete frike nga Salianji , se nuk merr dot pushtet me Salianjin. Po edhe Salianji te zbythet se nuk e votojne nje zhigolo, skenarist babalesh, nje spitullaq I bere me kirurgji plastike..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje