“PD me Berishën është kthyer në kënetë! Foltorja e Salianjit më reale”

5 Dhjetor 2025, 11:11Politika TEMA
“PD me Berishën është kthyer në kënetë!

Juristja Brizida Gjikondi u shpreh se Foltorja e Ervin Salianjit është më reale dhe më energjike se ajo e Sali Berishës.

Gjatë intervistës në “Ora e Fundit” në ABC News, Gjikondi tha se Berisha nuk do që Partia Demokratike të ecë përpara pasi e cilëson si pronë të tij. Sipas Gjikondit, Salianji i ka prishur rehatinë kreut të PD.

“Foltorja e Salianjit është më energjikja besoj është foltorja e Salianjit sepse PD me Berishën ishte kthyer në kënetë. Sa për Bardhin ne e dimë qasjen e tij sepse nuk ka kurajën që të shkruajë ai historinë. Asnjëherë nuk merr iniciativën, por kur është fituar beteja bashkëngjitet me fitimtarët. Pra nuk pozicionohet hapur. Interesi e bën të rri me Berishën”, tha ajo.

Gjikondi shtoi se kur Salianji doli nga burgu askush nuk e priti në selinë e PD. Ndërsa tha se Berisha ka pasur qëllim ta mbajë PD një garnizion të tij që t’i shërbejë interesave të tij.

“Salianji i ka prishur rehatinë Berishës. I prishet komplet skema që kishte përgatitur. Që PD të ishte avokati i tij në lidhje me drejtësinë”, tha ajo.

1 Komente

  1. e
    e gjora brizeide.

    Briziden, duket, qe e ka mbyt pleqeria, ose e ka salianjin nga fshatrat e korces, si eshte dhe vet. A valle ka harruar cfare qenie e ndyre perverse eshte ky katundar, i sapo liruar nga burgu,duke organizuar intriga kriminale.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje