
Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ka qenë i ftuar paraditen e kësaj të mërkure në emisionin “Breaking” në Top News.
Ai ka folur mbi situatën politike në vend, ku sipas tij, Partia Demokratike ka një problem të brendshëm, që kërkon t’ja transmetojë të gjithë vendit. Moisiu deklaroi se këtë situatë e ka krijuar ish-kryeministri Sali Berisha, teksa pati kritika dhe sa i përket “revolucionit” të përmendur nga lideri demokrat.
Ish-kreu i shtetit deklaroi se problemi qëndron tek Komisionet Zgjedhore, që sipas tij duhet të depolitizohen.
“Pse është krijuar kjo situatë? Sepse ne opozitë dhe pozitë kemi patur gjatë gjithë kohës. PD ka një problem të madh brenda vetes së saj. Berisha krijoi foltoren e famshme dhë arriti të krijojë këtë situatë. Ky është një problem i tyre dhe po përpiqen t’ia transmetojnë gjithë vendit, por nuk do t’ja arrijnë. Po përdoret fjala revolucion. Por, revolucion përdoret për të ndërruar sistemin.
Ne kemi një demokraci perëndimore, por në cilin vend të Europës kemi dëgjuar që të ndërrohet pushteti me revolucion, ndërrohet vetëm me votë. Sepse nuk është shumicë. Nëse nuk arrihet fitorja me votë, nuk je shumicë. Kjo është një pakicë që duhet të imponohet shumicës.
Kjo është krejt e gabuar. Po unë e kuptoj, një forcë politike kërkon të marrë pushtetin, por duhet ta marrë vetëm me votë. Deri sa të na dalë një njeri me dy sy, Ramën aty do e kemi. Ne duhet të ndryshojmë Komisionet Zgjedhore. Ne Komisionet Zgjedhore i kemi partiake, ata i venë njerëzit e tyre aty për të mbrojtur votat e tyre. Ata nuk duan që të depolitizohen Komisionet Zgjedhore.
Ne jemi i vetmi vend në Ballkan që kemi në krye të politikës që kanë nga 30 vjet në politikë. Çdo gjë ka një kufi, jep kontributin dhe ik. Nuk mund ta bëjnë si puna e lopës që mbush kovën dhe i bie me shqel dhe e derdh. Edhe të rinjtë flasin me të njëjtën gjuhë si liderët e vjetër, madje edhe më egër. Të gjithë kanë kontribuar për këto arritje, pse duhet t’i venë shkelim. Në qoftë se ne duam të mbrojmë gabimet e së kaluarës, ato nuk mbrohen dot.
Në marrëdhëniet me amerikën, jemi popull më pro amerikan, dhe këtë gjë ne po e po e dimë, por e dinë dhe amerikanët dhe gjithë bota. Shkaktarët për këtë situatë janë të gjithë, Por Berisha ka një përgjegjësi të veçantë. Unë e dua dhe e respektoj, por dua t’ja them këto fjalë. Revolucioni është revolucion, do të thotë dhunë. Bëri dhunën në ’97-tën dhe na çoi 20 vjet mbrapa” -deklaroi Alfred Moisiu
Bravo President Moisiu!
Nuk e kuptova shprehjen “e dua dhe e respektoj” për këbe kish ky?!?!? Nëse për salehin……. Ka ik për leshhhh
Sigurisht që për atë e kishte, atë që e kemi të gjithë parasysh, non stop, në ekrane të TV-ve, pra Salehun. Po pse e do dhe e respekton Moisiu atë?! Epo e bëri president dhe ne shqipot kemi mirënjohje për atë që na bën një të mirë, sidomos kur kjo është e madhe dhe pothuajse e pamerituar. E them këtë se Moisiu nuk kish asnjë aktivitet politik deti në atë kohë, bile e thirrën, siç thuhej jo dhe aq për humor, nga koha që si pensionist harxhonte për të luajtur tavllë. Gjithsesi të kesh respekt për monstrën Saleh, do të thotë të mos kesh respekt për veten dhe kjo është çështje që i takon vetë Moisiut ta konsiderojë apo jo.
NJE BRAVO TE MADHE O PRESIDENTI ME I MIRE QE I KA ARDHUR SHQIPERISE NDONJE HERE . RESPEKTE TE SHUMTA PER JU I NDERUARE ALFRED MOISIU . TE UROJME QE TE BEHESH EDHE 100 VJEC TE TJERA , RESPEKKE PER JU / USA
Problemi i brendshem i PD dhe Nongrates është problem i mbartur nga PPSH ku ju jeni pjesë e lojes dhe kerkoni të lani duart duke e dénoncer këtë akt pas më shumë se tridhjete vjetesh...
Na thuaj cfare probleminkane keta qe po na qeverisin o merhum
merhum ndofta eshte plaku yt dhe Sala ( ky i fundit i pakallur ende...)
Ti e do dhe e respekton!?Pra ti do dhe respekton një kriminel,bandit , hajdut dhe shkatërruesin e Shqipërisë.Atë Shqipëri që babai yt, ti vetë dhe elita e atëhershme ku ti bëje pjesë bashkë me popullin e ndërtuan me gjak dhe me djersë me barkun bosh, por me nder? Vetëm sepse votoj për ty për president e do dhe respekton? Mendohu para se të flasësh zoti President.
Alfred Moisiu ish presidenti qe beri shume qoka si kryetar i KLD-se. Nuk eshte aq i paster sa e mendojne.
Ok,A.Moisiu Burr Shteti.Sb është fatkeqësi Kombëtare.Personazh idiot,Hajdut,Vrasës..më i keqi në 110 vjet Shtet.
O plaku Doc Sborru, nuk shikon korrupsion perreth? Nuk shikon veprime te turpshme te KM -se qe korrupton sherbimet e huaja?Nuk sheh autokraci ne Parlament e ne Qeverrisje?! Me esjte neverritur kjo "bime" qe patem president.
Presidenti Mojsiu ka qene presidenti me i "trashe" i presidenteve tane. Te maresh leksione demokracia nga ky ish komunist e ushtarak i larte i ushtrise se Enverit duhet te keshe dy bythe nje ta mbash e nje ta çash.
Drini o koke bosh, po ku e pe ti qe FBI u korruptua nga KM. O ju jeni te gjithe tru tallasher, ju nuk keni mend ne atë zgaverr jua kane mbushur me tallash. Ben mire te mendosh me tru, po per kete duhet pak si shume pune, nuk duhet ta harxhosh kohen mbas protestave, te duhet te lexosh dhe te mesosh ato qe nuk i di, se ka dhe analfabet funksional e shkolle shume po tru nuk kane. Me thua dot nga sa burimi e ke vertetuar korrupsionin e KM ne lidhje me ceshtjen McGonigal?