Nga importi te Dhoma e përbashkët e Tregtisë, kryeministri i Japonisë tregon çështjet që ra dakord me Ramën

22 Shkurt 2023, 14:21Politika TEMA

Nga importi te Dhoma e përbashkët e Tregtisë, kryeministri i

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida në konferencë të përbashkët me kryeministrin, Edi Rama tha se mes dy vendeve janë vlerësuar bashkëpunimet në disa fusha, duke nisur nga importi i tonit nga Shqipëria dhe ngritja e një dhome tregtie Shqipëri-Japoni.

"Unë pata një takim më herët me zotin Rama ku shkëmbyem drejtpërdrejtë në mënyrë të sinqertë pikëpamje për marrëdhëniet dypalëshe si edhe për çështje të ndryshme të bashkësisë ndërkombëtare.

Gjatë takimit tonë, ne ramë dakord të dënojmë me forcë agresionin rus kundër Ukrainës, që është një shkelje e qartë e të drejtës ndërkombëtare, që dhunon dhe cënon sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Unë shpreha se si vendi i vetëm që ka vuajtur shkatërrimin e bombardimeve atomike gjatë luftës,  Japonia kurrë nuk mund të pranojë kërcënimet ruse për armët bërthamore e jo më përdorimin e tyre.

Duke punuar në partneritet me shoqërinë ndërkombëtare ne do të vazhdojmë të përçojmë një mesazh të qartë për këtë. U shpreha po kështu se Japonia në presidencën e G7 këtë vit të ushtrojë udhëheqjen e saj për të hartuar sanksione të ashpra Rusisë dhe për t’i dhënë ndihmë Ukrainës.

Ne ramë dakord se vendet tona duhet të vazhdojnë të punojnë ngushtë përfshirë rezolutën që do të nxirret nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Më tej, në fushën ekonomike në bëmë një vlerësim të situatës të marrëdhënieve midis dy vendeve duke përfshirë edhe importin e tonit nga Shqipëria në Japoni, gjithashtu edhe ngritjen e Dhomës së Tregtisë Shqipëri- Japoni. Jemi shpresëplotë që me vizitën e kryeministrit Rama këtë herë do të kemi një nxitje të të eksporteve nga Shqipëria si dhe investimeve nga Japonia.

Realizimi i paqes dhe prosperitetit rajonal në Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, është e rëndësishme jo vetëm për Evropën, por për bashkësinë ndërkombëtare në përgjithësi, përfshirë Japoninë.

Nga ky këndvështrim nisma për bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor, Japonia synon të forcojë mbështetjen tonë për reformat enga vendeve të Ballkanit Perëndimor në përpjekjen e tyre për t’u bashkuar, për t’u anëtarësuar në BE dhe do të vendosë një ambasador përgjgjës për Ballkanin Perëndimor.

Pas kësaj konference për shtyp, me kryeministri Rama do të diskutojmë gjatë darkës për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Japonisë dhe rolin që ka Shqipëria për pajtimin etnik.

Ne do të diskutojmë mjedisin e vështirë në paqësor dhe në rajon.

Synoj që t’i shpjegoj Kryeministrit strategjinë kombëtare të sigurisë që ka miratuar qeveria jonë duke njohur këtë situatë aktuale dhe në fakt mësova që ai gjatë takimit pra, e kuptonte ose më mirë e dinte një gjë të tillë. Unë shpresoj që përmes vizitës së zotit Rama ne të forcojmë bashkëpunimin midis dy vendeve. Faleminderit shumë zoti Kryeminsitër", u shpreh kryeministri i Japonisë.

15 Komente

  1. I
    Imagine ...!

    Nga Japonia _KM Rama ne takime e bisedime me nji nder Shtetet me te perparuara ne Bote e Personalitete te Nivelit Boterore si ata Japoneze , do ulet ne Parlamente e degjoj Klithmat e Kafsheve Primitive lol ! Si mundet ta lejojm ne si popull kte injorance qe i ka shkaktuar e vazhdon ti shkaktoje regres shoqerise e Politikes Shqiptare !

    Përgjigjjuni
    1. D
      Diplomati

      Po Mirela Kumbaro Furxhi cfare tha?

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nard Ndoka

        Po lere c’ thone te dy kryeministrat , Rama ka shkuar ta korruptoje ate Japonezin , per kete duhet urgjent komision hetimor me kryetar te pa korruptushmin strategun Sali qen Berisha

        Përgjigjjuni
        1. E
          Ed-Paloqja-Thuthuqi

          Kemi mare udhzime nga Kryetari i Revolucionit te Foltores, naltmadhnia e tij Sa-Hale Qenefi: "Ne protest sa me par! Te mblidhemi ne protest para Selise se Kryeministrise ne Japoni e te protestoj kundra Rames... ". Nga kerkesat e medha te mberritura ne selin e Pe-Dhjeres duhet te prenotojm nje Antonov, sepse Sa-Haleja e ka dhen porosi qe me numrin e madh te protestuesve se bashku me Kalorsin e Kurbinit do te vijn dhe kalores te tjer nga gjithe krahinat e Shqiperise. Posht Rama!

          Përgjigjjuni
        2. A
          Alessia

          Nje marredhenie shume e rendesishme qe duhet ruajtur se te dyja vendet perfitojme.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sindi

            I lumte qeveris qe ruan marredhenie kaq te mira me kaq shume vende te fuqishme.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Goni

              Keto takime e cojne para vendin tone

              Përgjigjjuni
              1. N
                Notknow

                Ja pra kto marrdhenie kaq te mira e cojn vendin tone para dhe kte gje e ruan vec gjigandi jon Rama,jo koha Sales qe as si te levizte nje gisht per tber nje pun sdinte

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Flora

                  nje bashkepunim qe do i sjelle vetem te mira vendin tone

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zana

                    japonia nje vend qe do i sjell vetem investime vendit tone

                    Përgjigjjuni
                    1. m
                      mirel

                      Po Salikufoma me kë u takua?

                      Përgjigjjuni
                      1. O
                        Olsi

                        Sa mire qe po beni me kete bashkepunim

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Roni

                          Bashkepunim shume i mire

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Ani

                            Bashkpunim i cili do na sjell mjaft benefite

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Eno

                              Ju lumt keto bashkpunime i duhen vendit

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje