
Pas marrjes në pyetje në SPAK, Ilir Meta është përgjigjur me nervozizëm ndaj gazetarëve.
Në një prononcim për mediat ai ka thënë se për çështjen ÇEZ-DIA është pyetur në vitin 2015. Sipas Metës ai nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen e nënshkruar dhe nuk ka asnjë dokument që ai të ketë favorizuar këtë kompani.
Kujtojmë këtu se afera ÇEZ –DIA, i ka kushtuar shtetit një dëm prej 414 milion euro.
“Jam përgjigjur me shumë qetësi si një deklarues që mund të ketë dijeni për rrethana të caktuara Kam dhënë sqarime shteruese që në vitin 2015 që është hapur kjo çështje, pasi një kolegeje tuaj tentoi të manipulonte të dhënat e Arbitrazhit në Vjenë.
Së pari Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me procesin e privatizimit të CEZ-it, pasi ka qenë në opozitë atë kohë. Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me CEZ-DIAN. Pasi marrëveshja është bërë kur Ilir Meta ka qenë ministër Ekonomie.
Gjatë 4 muajve që kam qenë ministër CEZ-i nuk ka përfituar asgjë nga qeveria, përkundrazi kemi qenë në debate të vazhdueshme. Së dyti në dhjetor pasi ERE mori një vendim që në gjykimin tonë favorizonte CEZ-in në raport me KESH-in, ministria e ka kundërshtuar këtë vendim”, tha Meta.
Për këtë dosje është dënuar Kastriot Ismailaj në vitin 2017 me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.
Perse behet nji Loje e tille kaq e pist e ordinere me Shqiptaret ! Po te duan te behet Drejtesi ne Shqiperi eshte fare e thjeshte : Ne te gjithe boten ka Makina della Verita _qe pedor CIA apo FBI kur merr ne pytje gangsterret e kriminelet _kur duan te dijne te veteten e Krimit . _____Vereni perball asaj Makine ku asnji mbasi Pyetet - s'ka me vend per intepretime sepse Makina Vendos gjithcka . Pra , duan te bejne Drejtesi ne Shqiperi kta qe paguhen nga ky popull si derrat e mbretit ? I vini Perball Makinen qe qit Te Verteten ose Genjeshtren _si ktij edhe salih berishes ,,,sepse kjo menyre te pyeturi e pergjigjuri _qesharake ,sikur behet gjasme Hetim eshte sa me i hudh hi syve Opinionit , dhe mundet te vazhdoj gjithe jeten _duke u tallur me paret e taksapaguesit Shqiptare . ___________Eshte ceshtje Minutash me u gjet E Verteta qe kto e sjellin verdalle gjasme me Hetime te tilla qesharake si me bo Cirk . ___Kjo tregon se me te tilla metoda aspak Transparente ne kerkim te nxjerrjes se se Vertetes per krimet ndah Shtetit Shqiptare ,nuk e duan as Spak as Prokuroria e Pergjitheshme sepse asnjiher nuk mundet ti besohet te tilla Metodave primitive ,ku mundet te mashtrohet per gjithcka ky popull .
Shpresova që ky robqiri të rrihej me grushta me SPAKun por vajti vapa me gushtin.
Eshtë vështirë të kuptohet nëse, këto lloje thirrjesh në SPAK janë hetime të vërteta apo lojë me popullin. Kështu është me Mediun, me Shkelzenin, me Metën dhe me rradhë. Boll u tallët me popullin ju të SPAK. Mirë e tha Berisha, ju jeni SKAP dhe jo SPAK.
Dardani mendoj se kate drejt. Vertete SPAK mund te beje nje hetim sa per sy e faqe dhe hajdutet e medhenje dalin te fituar. Kjo eshte tallje me popullin qe paguan njerzit e drejtesise.
Hajduti,sidomos ai me pushtet partiak apo qeveritar nuk dorezohen kollaj.Ai bene cdo gje,ve ne levizje parane,paguan shuma te medha,vetem te shpetoi gjene e vjedhur dhe veten e tij te mos hyj ne burg. Keta jane Saliu,Meta,Monika dhe Basha.