Alibeaj nis fushatën për 14 majin, mban takim me strukturat në Tiranë

22 Shkurt 2023, 14:10Politika TEMA

Alibeaj nis fushatën për 14 majin, mban takim me strukturat në

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka mbajtur këtë të mërkurë një takim me strukturat e PD-së në Tiranë.

Alibeaj ka zhvilluar një takim me strukturat e degëve 2 dhe 4 në kryeqytet me fokus zhvillimet politike dhe zgjedhjet lokale të 14 majit.


Gjatë fjalës së tij, Alibeaj preku çështjet kryesore të situatës në vend dhe krizën e thellë në të cilën është futur shoqëria shqiptare sipasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës.

Alibeaj tha se çështja McGonigal është një skandal për të cilin drejtësia duhet të thotë fjalën e saj, dhe se Rama duhet të përgjigjet për akuzën e rëndë të sulmit ndaj Partisë Demokratike përmes korruptimit  të një zyrtari të FBI.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në FB, PD bën me dije se Alibeaj foli me strukturat e PD edhe për organizimin e partisë dhe procesin elektoral të zgjedhjeve të 14 majit.

2 Komente

  1. b
    ben.

    Seksilejdi bashke me gazeten tema dhe dritan hilen e karlo bolinon do ja luajne nga themeli pushtetin edi rames. Kur e beri basha ,pse mos ta beje dhe ky.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eni

      Paska mbledhur 15 veta....bravo

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje