Alibeaj fton të enjten deputetët e PD në mbledhje në seli, por… pa Berishën

30 Mars 2022, 11:18Politika TEMA

Alibeaj fton të enjten deputetët e PD në mbledhje në seli,

Ditën e enjte pak para fillimit të seancës parlamentare, Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të grupit, ka thirrur një mbledhje mes deputetësh pa Berishën

“Nesër në orën 09:00 do të zhvillojmë mbledhje grupi në seli. Ju faleminderit!”, thuhet në mesazhin që i ka dërguar grupit të PD-së, Arbi Agalliu, sekretar i grupit.

Berisha nuk është në grupin që e kanë marrë mesazhin dhe vetë Alibeaj është shprehur me herët se ai nuk është anëtar i grupit, në bazë të një vendimi që sipas tij është marrë para se të konstituohej grupi.

Në këtë mbledhje pritet të marrin  pjesë edhe deputetët e Komisionit të Rithemelimit që aktualisht janë zhvendosur në selinë blu, aty ku Alibeaj dhe Tabaku do të duhet të lënë zyrat e punës dhe kanë ditë që nuk shkojnë.

Sali Berisha është shprehur se në bazë të vendimit të gjykatës, lidershipi aktual është i shkarkuar, nisur nga legjitimimi i vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Berisha ka deklaruar se Enkelejd Alibeaj mbetet kryetar i grupit parlamentar, por jo kryetar i komanduar i partisë.

Në anën tjetër Alibeaj është shprehur se vendimin e gjykatës do ta ankimojë dhe se njeh vetëm vendimin e Apelit. E vetmja pikë e përbashkët mes tyre është grupi parlamentar, aty ku të dyja kahet kanë nënvizuar rëndësinë e negociatave.

Belind Këlliçi deklaroi një ditë më parë nga selia tha se, grupi parlamentar është organi i vetëm legjitim.

“Do të ketë një tentativë për të ulur të gjithë deputetet, për të folur me njeri-tjetrin. Kam parë një reagim të znj Ina Zhupa e cila bënte thirrje për t'u mbledhur të gjithë deputetët, për t'u ulur dhe për të diskutuar me njëri tjetrin pa limit kohor. Me duket një propozim interesant. Por ajo çka duhet të ndodhe është që një orë e më parë deputetet e PD, të gjithë ata që kanë marrë votën dhe kanë marrë votëbesimin për të qenë përballë Edi Ramës dhe kësaj qeverisje, duhet të ulen me njeri tjetrin për të gjetur mënyrën për të ecur përpara.

Unë e konsideroj të ezauruar çështjen e debatit të brendshëm në PD, sigurisht edhe pas vendimit të gjykatës, nuk ka më asnjë hap që pritet, dhe tashmë mbetet vetëm një qëllim dhe një objektiv, përballja me qeverinë dhe rrëzimin qeverisë një ore më parë...”, tha Këlliçi

6 Komente

  1. s
    seri

    PD me Sali non graten e ka te sigurt qe ne grope do te mbetet. Te jesh sot ne kete shekull me non graten kundra SHBA eshte vetvrasje por e keqia me e madhe eshte sepse ne PD ka 30 vite qe dominojne shpellaret....

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      PD e vertet edhte ajo e Enkelejd Alibeja. Deri tani nuk ka ndonje vendim gjykate qe shfuqizon kete parti. Prandaj Alibeja te mos leshoi asnje milimeter pe per Berish kriminelin.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sadna babul ka bidai

        Ndoshta mund te jeni ne grad per te shiku cka mund te verifokoni por me sa shohim jane prapambetesit duan kryesi ndoshta mund te ngrihet si nje force pd

        Përgjigjjuni
        1. S
          Skyrpion

          Mire e ke or Bardhi, por ketu nuk ka nevoje per spjegime. Me mire na thuaj se cdo besh ti, kur Berisha te cfaqet te dera me "skifteret e vet". Tani e kupton ti qe Sali Berisha nuk di ligje dhe rregulla?!! Sali Berisha eshte nje specie e vecante qe eshte veshtire ta pershkruash me mendjen njerezore. Ne qender te gjithckaje ai ve veten dhe mendon se bota rrutullohet rreth tij. Ai eshte si gropat e zeza te gjithesise qe glaberojne gjitcka. Puna eshte se cdo besh ti me kete grope haleje!

          Përgjigjjuni
          1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

            Nesër do shohim parakalimin e Berishës, shoqëruar nga grupi i të "fortëve" !!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Monitor

              Non grata Vendimi per perjashtimi per Ty eshte marre para 11 Dhjetorit! Neser mos shko. Kerkoi dhendrit te Tan Socialistot te kerkoj votim per rehabilitim tek Enkelejdi. Po shkove neser, besoj se merr perfundimisht fund Ti dhe PD. Nuk bene pune Forca.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje