
Ndryshe nga sa predikojnë për bashkim, në PD është e qartë ndarja mes njerëzve të Berishës dhe atyre që janë kundër tij.
Menjëherë sapo zabtuan selinë, njerëzit e Berishës spastruan Partinë Demokratike, madje një ditë më parë përzunë edhe zëdhënësin për shtyp Patrik Sadikaj, për të cilin reagoi edhe Agron Gjekmarkaj.
Këtij të fundit i është përgjigjur Edmond Spaho.
“Ky Agroni ku ishte kur u përjashtua Berisha nga grupi parlamentar?!
Ku ishte Agroni kur u përjashtuan pesë deputetë të PD-së për tërë jetën nga PD?!
Shumë e keni rritur pjacën duke protestuar për Patrikun.
Patriku është një nëpunës që është larguar sepse në vend që të respektonte rregullat e vendit të punës, iu nënshtrua rregullave të Gazit.
Goni mor mik, dil e mbështet Lulin!
Mjaft krijove përshtypjen që je i paanshëm. Mbroje Lulin mor trim nëse zemra ta dëshiron”, shprehet Spaho.
Nuk e dij pse kur flet ky Spaho më vjen për të dhjerë.