
Nga Ylli Pata
Hapja e një dosje hetimore ndaj një politikani apo zyrtari të lartë, ashtu edhe arrestimi, burgosja apo dënimi, përfaqëson një zhvillim sa të rëndësishëm, aq dhe delikat.
Pasi akti përfaqëson goditje të rëndë për palën që hetohet e një ngallëzim për palën tjetër, pra ngërthehen natyrisht interesa e emocione të dyanshme politike.
Ndaj dhe në një vend normal, zhvillimi më i rëndësishëm është thjesht politika të hapë krahun, e t’i lërë vendin drejtësisë të bërë punën e vet.
Mirëpo, tek ne “ballot me pranga” janë festive apo vajtuese, sipas midesë së njerëzve të rëndësishëm të politikës. Më fiks fare dinosaurve politikë që janë ngulur prej 30 vjetësh së bashku me enturazhin e tyre.
Edhe për ngjarjet e sotme, ku SPAK pati një fazë të dytë masash arresti për inceneratorët, pritet që të nisë bombardimi i paneleve të darkës, ku në vend që të sqarojnë me detaje zhvillimet e hetimeve, do të hidhet as shumë zhurmë e tym, sa nuk do të merret vesh asgjë, e do të bëhen gjërat çorap.
Nëse shikohet me kujdes dosjen e SPAK për dy nga zyrtarët e lartë, që janë nën hetim, pra për Lefter Kokën e Alqi Bllakon, objekti i hetimit është krejt i ndryshëm nga ajo që opozita, edhe në komisionin e inceneratorëve akuzoi qeverinë.
Gjithsesi, duhet thënë se kur ka dosje hetimore zyrtarësh të lartë, ka edhe një pritshmëri publike që drejtësia do të hyjë në themel abuzimit të rëndë me pushtetin, e dosjeve të skandaleve të rënda ndër vite.
Kërcitja e prangave, e hapja e fashikujve në katet e sipërme të politikës ndodhi vetëm pas instalimit të drejtësisë së re në vend, pra SPAK, e që është pasojë e reformës në drejtësi. E cila është sulmuar egërsisht nga Sali Berisha e Ilir Meta e qarqet pranë dyte, madje edhe sot ata e konsiderojnë këtë drejtësi të kapur nga Edi Rama.
Një drejtësi që deri tani ka në pranga e nën hetim, të paktën 4 zyrtarë të lartë të mazhorancës. E çështë më e rëndësishmja, Koka e Bllako, janë marrë të pandehur në bazë të një denoncimi të kreut të LSI-së Monika Kryemadhi, e cila dorëzoi pas prillit 2021 një material voluminoz në SPAK.
Shikoni çfarë po ndodh në këtë mjedis politik pas aksionit të Prokurorisë Speciale: mazhoranca bëri të ditur se nuk do të ndalojë asnjë aksion të drejtësisë, madje duke vepruar sa më shpejt që të jetë e mundur.
Nga PD, siç pritej bëhen si prokurorë, presin fletëarreste vetë e i çojnë te kreu i SPAK nëpërmjet mediave për t’i firmosur.
Po ç’do të ndodhë nëse SPAK do të kishte apo siç pritet, një hetim penal ndaj emrave të lartë nga opozita? Cili do të jetë qëndrimi i Sali Berishës, Ilir Metës, krerëve të lartë të PD e LSI-së, si dhe mbështetësve mediatikë të tyre?!
S’ka nevojë për tu menduar shumë. Mjafton të rikthejmë në mendje kohën kur në krye të Prokurorisë ishte Adriatik Llalla, sot i dënuar për fshehje pasurie, por që i është shmangur drejtësisë shqiptare dhe ndodhet në Itali.
Çdo shtator përmendte pranga, por nuk hapi asnjë dosje ndaj emrave të lartë të politikës; madje i mbylli tëk e tëk, të gjitha dosjet që i kishte nga koha e Ina Ramës, apo i erdhën gjatë kohës që drejtoi organin e akuzës.
Madje krenohej se nuk kishte hapur dosjet për Sali Berishën e Ilir Metën, edhe kur ja kishin kërkuar ndërkombëtarët.
Por le ta lemë Llallën në ekzilin e tij luksoz në Romë, (meqë ra fjala a e ka shpallur në kërkim Tirana zyrtare?), e të ballafaqojmë dy raste jo shumë të hershme, për të parë sjelljen e enturazhit mediatik të Sali Berishës edhe Ilir Metës.
Rasti “Saimir Tahiri”. Sapo nisi hetimi ndaj Moisi Habilajt në Catania, PD zyrtarisht kërkoi nga Adriatik Llalla të arrestojë Saimir Tahirin. Llalla e zbatoi urdhrin e Lulzim Bashës të dhënë publikisht dhe preu mandatin e arrestit, duke e çuar në Kuvend. Për një akuzë të tmerrshme: “Pjesëmarrës në një organizatë të krimit të organizuar”- dënimi për të cilin shkon mbi 15 vjet.
Në panele, portale, e natyrisht opozita e kryeqëzoi Saimir Tahirin, në mënyrën më të vrazhdë për muaj e muaj. Dihet historia e Tahirit, ai la mandaton zhvilloi një betejë ligjore, e sot është i dënuar për një akuzë krejt tjetër nga ç’u than ë fillim. Për “Shpërdorim Detyre”, ku gjykata i dha vuajtjen më të rëndë të mundshme të dënimit. Ndërkohë që njeriu për të cilin Llalla mbështeti akuzën, dmth Habilaj ndodhet jashtë burgut me vendim të gjykatave italiane.
Ndërkaq, le të kujtojmë rastin “Fullani”. Pikërisht atë të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, për të cilin Prokuroria e Përgjithshme nisi një hetim ndaj tij për “Shpërdorim detyre”.
Sali Berisha doli egërsisht kundër arrestimit të Guvernatorit, duke e quajtur një “akt Stalinist” me urdhër të Edi Ramës, ndërkohë Fevziu bëri një emision special ku u mbrojt publikisht Fullani, duke i bërë presion të hapur drejtësisë. Jemi para vitit 2016, pra miratimit të reformës në drejtësi, e natyrisht mesazhi u mor.
Thjesht këto dy raste janë një lakmus krejt i thjesht për të parë logjikën e veprimit të mekanizmit politik dhe mediatik për luftën ndaj pandëshkueshmërisë…
TemA
U kenaqem; vetem analiza, perseritje faktesh dhe asgje me teper: sundojne kriminelet bashke me kriminelet e SPAK dhe gjyqtarise shqiptare. Lulezon krimi, hajduteria dhe kurveria ne organet e drejtesise se erdhi pranvera. Dhe themi dhe thone qe u be nje reforme, por ré-pordhe.
Mendoj qe,Amerika dhe Europa ta filloi edhe njehere nga e para rinovimin e drejtesise ne shqiperi.Drejtesia ishte nen kembet e Sali Berishes dhe perseri nen kembet e tija eshte akoma. Ne SPAK,prokurori,gjykate e kudo perseri jane njerzit e Sali Berishes,te cilet i financon edhe sot. Ose Amerika dhe Europa te dorezohet dhe t'i thot Saliut me fal se te kemi rene meqafe kot.
Kan krijuar nji Bande te Madhe Kriminelesh (Politika Banda e e Lalzit .salih - meta , Spak dhe gjithe Bordellua Drejtesi e Prostitutat e Medieve ) dhe po i shkaterrojne jeten shqiptareve me themel. Nqs nuk fillon ekzekutimi i ktyre bijve te kurvave qe jane Tritoli poshte Themelit te Shqiperise , ky vend do shperbehet se shpejti sepse eshte e gjithe Politika e Krimit e padrejtesise e pasigurise qe ka ber e ben qe shqiptaret te largohen nga ky vend . Plumbin ballit bijve te Putanave antishqiptare qe kan kapur Shqiperine ndryshe moret fund
Cfare duhet te presim nga ASPAK?Jane po' ATA qe ishin.Po gjyqtare?po' ATA.Vetingu behet sipas interesat.Si Ka mundesi qe dalin gjyqtare milionerw ne euro,Jo leke.Dhe kpk nuk i kap.Perplaset vetem Jobs-i.Pse?Sepse Jane po' ATA,e njohin mire njeri tjetrin
Sja vlen te merresh me legena si ber. met. llal, etjetjetjetjetj.
Pd-istat bejne prokurorin kurse ti po aq legen na ben avokatin e Ps-istave.
Po Ali Spahia ku hyn ketu? Mbase na e sqaron ky Kraja, se nje race jane.
SPAK nuk duhet te arrestoje duke bere krahasime se sa jane nga maxhoranca e sa nga opozita, as se kush eshte arrestuar per me shume apo per me pak. SPAK duhet te arrestoje cilindo qe ka shkelur ligjin dhe aq me shpejte ata qe kane cenuar fondet dhe pasurite publike. Kjo eshte sot emergjence per Shqiperine.
"Po ç’do të ndodhë nëse SPAK do të kishte apo siç pritet, do të ketë ndaj emrave të lartë nga opozita? " Cfare do kete Spaku o ylli?a i lexon ato qe shkruan apo jo?
Kushka vene dore ne parate e pronat publike duhet te pergjigjet para drejtesise e popullit.Kreret e politikes te lene etiketimet e mbrojtjet e tehapin rruge drejtesise per punen e vete.Akti i vetedorezimit te mandatit te deputetit nga Z.Alqi Bllako duhet pare si emancipim.Eshte drejtesia ajo qe do te vendos fajesin a pafajesin e tij.Me vjen mire qe PS-ja nuk merr ne mbrojtje asnje te akuzuar.
Ne organet e drejtesise duhej te largoheshin te gjithe pa asnje dallim ,ti vihej fshesa , dhe te ndertohej drejtesia me studente te diplomuar,dhe gabimi i pare qe do te benin ,ne rradhe te pare pushimi ne vent , dhe ndjekje penale per cdo njeri te drejtesise te re qe nuk zbaton ligjin