SPAK kërkoi autorizim për arrestimin e Alqi Bllakos, reagon Kuvendi

29 Mars 2022, 16:49Politika TEMA

SPAK kërkoi autorizim për arrestimin e Alqi Bllakos, reagon Kuvendi

Pasi SPAK i kërkoi autorizim për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, me dyshimin se ka falsifikuar dokumente për shpronësimin e tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit, Kuvendi ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të Kuvenditm ku do shqyrtohet kërkesa. 

Njoftimi

"Ju njoftoj se nesër, më datë 30.03.2022, ora 18:00, në Kryesinë e Kuvendit, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të Kuvendit, për shqyrtimin e kërkesës së ardhur nga SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako. (Urdhër nr. 22, datë 29.03.2022, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.)"thuhet në reagimin e Kuvendit.

SPAK kërkon arrestimin e deputetit Bllako me dyshimin se ka marrë në formë ryshfeti 150 milionë lekë për ndërtimin e inceneratorit të Fierit. 

Lini një Përgjigje