Arrestimet për inceneratorët, Tabaku: SPAK të kalojë përtej pushtetit politik, kaq nuk është e mjaftueshme

29 Mars 2022, 12:00Politika TEMA

Arrestimet për inceneratorët, Tabaku: SPAK të kalojë

SPAK ka firmosur 9 urdhër-arreste të tjera lidhur me hetimet për inceneratorët. Në lidhje me këtë lajm, ka reagur deputetja e PD-së, njëkohësisht dhe kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, e cila është shprehur se kjo duhet përshëndetur, por nuk është e mjaftueshme  pasi sipas saj, SPAK-u duhet të kalojë përtej pushtetit politik.

"Është një ditë e mirë, për t’u përshëndetur, por në gjykimin tonë nuk është e mjaftueshme. Në vijim të thirrjes tonë të përsëritur, SPAK ka reaguar. Kaq nuk është e mjaftueshme. Kemi pritur që SPAK të kalojë përtej pushtetit politik dhe të vazhdojë të kryejë atë detyrë që PD e ka votuar. Ne gjykojmë që çështjet duhet të trajtohen sëbashku sepse asnjë nga këta persona nuk ka vepruar në mënyrë të izoluar. Përgjegjësitë e këtyre individëve nuk janë të ndara, janë të përbashkëta. Duhet njëkohësisht dhe sipas kallëzimit, të vazhdohet dhe me Armando Subashin. Të gjithë këto individë kanë marrë vendime të përbashkëta. Në rastin e SPAK kanë ndaluar vetëm në rastin e shkakut, jo me pasojat, me personat politikë.


Është një zhvillim për t’u përshëndetur. Askush nuk mund të deklarojë fitore nëse të gjithë personat përgjegjës nuk vihen para përgjegjësisë. Unë besoj se provat janë atje, për opinionin publik ka qenë e qartë ndarja e përgjegjësive, është e qartë se asnjë prej këtyre personave nuk ka vepruar i vetëm. Të gjithë duhet të kemi guximin për të folur për këtë çështje. Aferës së inceneratorëve do t’i shkohet deri në fund. Bashkimi i 3 çështjeve të inceneratorëve në një dosje të vetëm, përgjegjësi kryesor është Edi Rama", deklaroi Tabaku. 

 

 

 

 

4 Komente

  1. L
    Llazi USA

    Spak te shikoj pasurine e kesaj buces me se e beri

    Përgjigjjuni
    1. S
      Selmon Selimi

      Bukuri që vret, mund të përkufizohet, zonja Tabaku. Shpirt keqe, Nuk është thjesht për këtë rast që ajo u vetëcaktua si kryetare komisioni, por e ka KARAKTERIN negativ. Uroj që njerëzia ti largohen kesaje shpirt zeze, e predispozuar vetëm për të bërë keq.

      Përgjigjjuni
    2. B
      BALONA TABAKU HAAA

      Ti je e zhytur ne korrupsione faji eshte i spak qe nuk meret me balone tabaku

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vjosa

        Po bukuroshe,jepini llogari per ato që keni berë ju ,per gjithe kohen që ishte në pushtet që e futet korrupsionin ne normalitet na keni pire gjakun dhe na keni vrare. SPAK duhet ta filloj nga ju e le të vazhdoj me të tjeret me radhe,kusur mos ti leri kushdo qofte. Po SPAK duhet të veproj sa më shpejte,jo me hapin e breshkes.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje