
Zëdhënësi për shtyp i Partisë Demokratike, Patrik Sadikaj ka reaguar një ditë pasi është hequr nga grupi i punës “Ëhatsapp”, që shërbente për komunikimin me median. Sadikaj në reagimin e tij vë në dukje se e kanë hequr jo vetëm nga grupi i Ëhatsapp, por edhe nga puna.
Ndër të tjera, Sadikaj ka një thirrje për të gjithë ata persona të cilët në PD nuk kanë punuar për partinë por për interesat e tyre personale.
“Nuk e kisha në plan të reagoja fare, por heqja ilegale nga grupi i punës në Whats App që mundësonte komunikimin me median, më detyroi të them nja dy fjalë si sqarim.
Jo për tu qarë e as për tu ankuar. Fundja nga PD nuk më heqin dot ata që me PD kanë lidhje krejt tjera nga ato politike, shpirtërore e morale.
Reagimin e kam për gjithë ata demokratë që sot kanë përfunduar në dorë të disa njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike.
Në dorë të atyre, që kur unë burgosesha, rrihesha e kërcënohesha nga policia dhe bandat e pushtetit të vitit 98-99, ata i gëzoheshin benefiteve që u jepnin bijtë e pushtetit.
Demokratët e dinë se shumë prej atyre që sot më fshijnë mua në mënyra komuniste, ilegale, pa thënë asnjë fjalë, janë aty jo se janë demokratë. Gjithkush e di se ata skanë asnjë lidhje me PD e që deri dje ishin në barrikadën e kundërt me demokratët.
Unë jam anëtar i Këshillit Kombëtar të PD i votuar nga shumica dërmuese e demokratëve në 2 mandate dhe i kam shërbyer Partisë Demokratike, pa asnjë kursim dhe pa e parë emrin e kryetarit. Madje kam qenë kritik ndaj tij, kur këta që sot flasin në emër të PD, lëpiheshin korridoreve dhe paradhomave për ti fërkuar krahët dhe duke më sulmuar mua e të tjerë që mendonin si unë.
Historia ime në PD, është më e madhe sesa interesi i atyre që duan pushtetin e PD, jo të mirën e PD. Kur unë punoja për të mirën e PD, disa prej tyre punonin kundër meje e kundër PD. E pavarësisht kësaj, unë as u bëra deputet e as ministër. Por prapë isha aty, duke punuar për PD, dhe këtë ata që fshihen pas makijazhit të bukur të ndonjë fasade, e dinë fort mirë se me disa prej tyre kam qenë krah për krah.
Gjithsesi, emrin mund të ma fshijnë nga grupi i Whatsap, normalisht edhe nga puna mund të më heqin (në fakt e kanë bërë), por ama një gjë nuk ma heqin dot: të qenurit demokrat.
Këtë nuk ma merr dot askush, qoftë edhe një njeri që lidhjen e vetme me PD ka diçka krejt tjetër veçse të mirës së PD. Mbase interesa të fshehta apo edhe jopolitike. Kush e di.
Pasqyra në zyrën që më kanë marrë besoj do tu shërbejë të shihen në të e të përballen me fytyrën e tyre reale…
Unë kam jetuar me djersën e ballit dhe me asnjë djersë që del prej pjesëve të tjera të trupit dhe ashtu do të vazhdoj të jetoj për të mos i lënë asnjë hije të keqe fëmijëve të mi, që mbase nuk u garantoj asnjë luks, por ama dinjitet po.
PD NUK ËSHTË PLAÇKA E ASKUJT DHE SI E TILLË I TAKON VETËM DEMOKRATËVE“, shkruan ai.
Uroj te jesh si thua, qe ushqehesh me djersen e ballit. PD nuk eshte dhe nuk ka qene kurre ajo qe mendon dhe deshiron ti. PD u krijua dhe zaptua nga ish komuniste dhe ish sigurimsa. Te djathtet e vertet jane shmangur. Ne PD u futen hajdutet dhe matrapazet, pa vizion dhe pa interes per te ardhmen e vendit, nuk ktheu pronen, nuk ktheu ne parti ish te burgosurit. PD vazhdon te zvarritet pas nje 80 vjecari, ish komunist i damkosur nga USA. Kjo eshte drama e ketij vendi.
Nje tragjedi po luan Saliu dhe kuptohet qe mbeshtetet nga armiq te Shqiperise dhe armiq te tjere! Por zhgenjimin me te madh do ta marrin te rinjte qe i jane ngjitur si muti pas kepuces! Nuk do ta mendoja kurre te isha afer ketij njeriu monster!
Ky eshte rezultati i rikthimit fitimtar te kryetarit te trustit te geshtenjave,Arturo Uiu-t Vicidolas.Doni me per Padrinon?
Derisa ke hyrë në atë stan or djalë, këtë bylmet do hash.
Patriku kur nuk bën dot gjë për ta vënë binar PD-në s'ka pse betohet se është demokrat. Se del që demokratë janë vetëm ata që janë anëtarë të PD-së. Gjë që nuk është aspak e vërtete. Të paktën këtu në Shqipëri. Ke qenë në pozicion zëdhënësi. Tani që të hoqën shkruan për të këqijat e partisë. Për mua edhe ti je i pavlerë si "demokrat".
Të paskan rrahur e gjakosur në'98-'99, atëherë në grushtin e shtetit të Salës e kur Sala ndërsente qentë e tij kundër Shqipërisë? Kjo është dëshmi që je i njëjti brumë po të kanë thartuar interesat personale- ato që ua kritikon të tjerëve. PD-ja është parti fashiste, vetëm shkrirja e shpëton nga fryma kriminale që ia ka rrënjosur "non grata".
Bravo nuk ka gje me te Cmuar per Njeriun se Dinjiteti Te shprespojme se njerez si ju do vine duke u shtuar ne Partite Politike per ti bere ato Parti Vlerash dhe demokracie duke e percjelle dhe ne shoqerine tone qe vazhdojme me miopi mbrojme te kaluaren qe eshte sterprovuar e kerkojme ta kthjeme ne pushtet. Zoti ju ndricofte mendjen sa me shume shqiptareve sidomos militanteve te partive
Cudi more shoku demokrat se te erdhi goja vetem kur te hoqen ty. Ama kur Luli beri sprastrime e te vuri ty aty ishe ne rregull me parimet e tua demokratike.
Po ku u burgose ti qe emrin ta ka vene Vjollca Vokshi! Te njoh une ty! Demokrat je nuk ta mohoj po jo kaq me vrull o Patriot, me fal Patrik...
Mooos moooreee te paskan hequr nga grupi ne Wats up ?? Edhe kete kane guxuar ta bejne !!! Epo kjo nuk durohet, ke hak, te ngrihesh edhe tju tregojsh vendin krimineleve.
Cfare mund te presesh nga demente te tille mendore qe shesin nen e babe per ti sherbyer nje partie te krijuar nga armiqte me te eger te kombit tone
Mos harroni shprhjen popullore e trasheguar ne shekuj dhe e nxier nga pervoja. Dihet qe ujku e nderron qimen sipas stineve,ndaj edhe ata njerez me shprt te lig,njerez qe duan vetem te shikojne gjak ,te masakrojne njeres ,pse jo si ngjarja e 21 janarit 2011,kur i gjithe populli pa te shtrire e te lare ne gjak nga pushteti i Sali Berishes dhe me udherin e tij 4 qytetare qe gjaku i tyre skuqi bukevardin. E keta njeres i krahason me ujkun. Prandaj shprehja popullore " Ujku qimen e nderron ,por zakonin se harron"- ia ka pershtatur njerezve te pa bese,hakmarres e gjakatar ,ja pikerisht si Sali Ram Berisha. A me te vertet ne ,o popull , besojme se Saliu do t';na sjelli begatine ? Po a nuk e provuam ne kete person ? Valle besoni se e respekton Enkejled Alajbejin kryetar te grupit parlamentar ? Po mbas kuvendit ,kudo te zgjidhen drejtuesit,mos valle do te jete Enkejledi perseri kryetar grupi ? Si i tha dhelpra korbit : " Ke ze te bukur .Zeri yt me gazellen ,me kenaq. Pa kendo nje here ? Korbi nisi te kendoi,dhelpra e priti djathin qe mbante korbi ne goje.Mori djathine iku. Ma do mendja se Enkelejdi s'eshte korbi. Saliu njihet per hakmarrje. Jo i dashur popull ! " Trari nuk behet telvg ( kular)"
mos u merzit se shume shpejt do ta marre kusurin
Pun PD-je dhe PD-istash... gjell qensh