Alfred Moisiu tregon dekoratën që mori nga Putini: Sot po bën luftë të çmendur dhe të padrejtë!

28 Mars 2022, 22:25Politika TEMA

Alfred Moisiu tregon dekoratën që mori nga Putini: Sot po bën

Ish- presidenti Alfred Moisiu, ishte i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku ndër të tjera foli edhe për luftën Rusi-Ukrainë, të cilën e konsdieroi "të çmendur dhe të padrejtë". 

Moisiu tregoi edhe sesi në vitin 2007 ka marrë një dekoratë nga Putini. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Ç'mendoni për luftën në Ukrainë? 


Alfred Moisiu: Lufta për mua është një çmenduri e Putinit. E dyta, ai dështoi.

Ylli Rakipi: Ju e keni takuar Putinin?

Alfred Moisiu: E kam takuar në 2007 në Zagreb.

Ylli Rakipi: Ju keni dekorata të panumërta. Po Putini ju ka dhënë dekoratë?

Alfred Moisiu: Po. Janë këto të luftës si veteran. Në rastin e 60 vjetorit të përfundimit të luftës kam qenë në Moskë. Ishim 50 e ca presidentë. Ishte edhe Bushi aty. 

Ylli Rakipi: Po Bushi mori?

Alfred Moisiu: Mori ish mbreti i Rumanisë, mori Mesiç, mori ish presidenti i Polonisë. Një pjesë që ishin angazhuar në luftë. Janë dekorata përkutimore.

Ylli Rakipi: Po ta takoje Putinin tani, do i jepje ndonjë këshillë?

Alfred Moisiu: Kjo është luftë e padrejtë, ukrainasit po luftojnë trimërisht. Atje ka rreth 40% të popullatës rusisht folës. 

3 Komente

  1. b
    bA

    Ktheja ate 'dekorate', ç'teduhet!?

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aqif Kopertoni

      Ktheji dekoratën Putinit o analfabet...

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni USA

        Mose u cudisni per dekoraten , ajo i takon Moisi Bajges jo vetem eshte vegel apo pjelle e krijese e tyre ,por se dhe nga tiparet dhe fizonomia duket tamam 100% si Rus Bolshevik

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje