Roland Bejko: Me Berishën në krye PD nuk vjen në pushtet, Meta e riktheu sërish në lojën politike

28 Mars 2022, 18:15Politika TEMA

Roland Bejko: Me Berishën në krye PD nuk vjen në pushtet, Meta e

Ish-anëtari i Kryesisë, Roland Bejko tha se me një kryetar të shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke iu referuar Sali Berishës, Partia Demokratike nuk do të vinte dot në pushtet.

“Pushteti është shumë më larg me Berishën, me Bashën pushteti qe më i afërt, pavarësisht se ka problem shumë është apatik dhe nuk i çon të gjitha deri në fund, kishte probleme me komunikimin me bashkëpunëtorët e vet, krijoi kundërshtarë, je i destinuar të rrëzohesh. U mblodhën me njëri-tjetrin krijuan Foltoren dhe e rrëzuan Bashën”, tha Bejko.

Bejko shtoi seBerisha u rikthye në lojën politike nga mbështetja që i dha Ilir Meta. Ai thekson se koalicioni me LSI-në në zgjedhjet e 6 marsit, ishte asi nën mëngë i Ilir Metës, për ta rikthyer Berishën në lojë.

“I thotë Bashës që është deputet, e ka bërë me fatos Nanon, kjo ishte loja kështu e ka politika e ka bërë me ilir metën, që i ka thënë kë vjedhur florinj shqiptare, e ka akuzuar për tregti droge, për një vrasje në Tropojë dhe në fund janë përqafuar. Meta e futi prapë në lojë Berishën. Pjesë e lojës për ta kthyer në krye, për ti dhënë një as tjetër, e nxori asin nën mëngë. I hodhi një kamerdare shpëtimi, jo vetëm që e shpëtoi, por ndryshoi edhe fatin  e politikës shqiptare”, u shpreh Bejko në Report Tv.

 

 

 

 

1 Komente

  1. K
    Kokcepi

    Shif kte shif meron te dy te te njejtit soj si nga fytyra si nga veset

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje