Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD për komisionin hetimor “Becchetti”, Bardhi: Keqardhje që GJK po bëhet mburojë e korrupsionit

28 Mars 2022, 17:00Politika TEMA

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD për komisionin hetimor

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar kërkesën e PD për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “Bechetti”.

Bardhi thotë se ndjen keqardhje që GJK nuk po reformon vetveten duke u bërë mburojë e korrupsionit dhe paligjshmërisë qeveritare.

“Banaliteti me të cilin Gjykata Kushtetuese ka penguar ngritjen e Komisionit Hetimor për dëmin prej më shumë se 110 milion euro ndaj shtetit shqiptar, shkaktuar nga Edi Rama dhe qeveria e tij, provon edhe njëherë se kjo çështje ka nevojë urgjente që të hetohet!

Asnjë arsye banale dhe jo kushtetuese nuk duhet të pengojë opozitën ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Keqardhje që GJK e reformuar po “reformon” vetveten në dëm të interesit publik, duke u bërë mburojë e korrupsionit dhe paligjshmërisë qeveritare”, shkruan Bardhi.

1 Komente

  1. Z
    Ze qir

    Juri qe te ryri BRAVO BARDHA.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje