
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm këtë të hënë në Manzë të Durrësit, ku janë shpërndarë 230 apartamente të reja për banorët që humbën shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit.
Rama tha se pavarësisht vështirësive që po sjell tashmë kriza e çmimeve nga pasojat e luftës në Ukrainë, qeveria që ai drejton nuk do i lërë vetëm familjet që kanë më shumë nevojë.
“Do të mbështesim tre muaj rresht me një shumë ekstra për të kompensuar rritjen çmimeve të produkteve bazë të më shumë se gjysmën e një milioni njerëz. Po ashtu do të mbështesim fermerët me naftë pa taksa. Do të mbështesim pensionistët duke indeksuar menjëherë pensionet. Me radhë do të bëjmë çmos që edhe kjo situatë të kalojë pa shumë dhimbje. Luftërat nuk vijnë për të sjellë të mira, por dhimbje e plagë. Lavdi zotit s’jemi në kushtet kur bombat i kemi mbi kokë. Ato bien gjetkë, sidoqoftë lufta sjell jehonën e saj përmes çmimeve. Ne do të jemi të vendosur për të mos lënë të vetëm asnjë që është në vështirësi. Këtë vështirësi të madhe duhet ta kapërcejmë së bashku.
Ne thamë që do i nxjerrim lekët nga dheu për të bërë shtëpitë tuaja dhe sot kjo është një tjetër lagje në vazhdën e një pune që vazhdon dhe që provon se ne mbajmë atë që themi. Ne nuk planifikojmë dot ngjarjet. Nuk i parashikojmë afatet për punët që bëjmë. Ka punë që kërkojnë më shumë kohë, por një gjë është e sigurt. Nëse them do e bëjmë këtë gjë, do e bëjmë se s’bën. Është vetëm çështje kohe. Ne do të vazhdojmë të bëjmë punët e tjera, për ta bërë këtë vend më të mirë dhe pa harruar që nëse shumëçka e kemi nisur pak vite më parë, do të ishte nisur 20 vite më parë, sot do të ishim komplet në situatë tjetër, shumë më të mirë. Ky nuk është faji ynë. Detyrën e kemi marrë pak më shumë se 8 vite më parë dhe kemi nisur shumë gjëra nga e para. Mjafton të përmendim Reformën në Drejtësi. Me durim, e shumë punë të jeni të sigurt që do e ngjisim shtëpinë aty ku e meriton.
Rrugën e kemi pasur të vështirë për shkak të goditjeve që na kanë ardhur nga lart, e jashtë. Tërmeti, pandemia, megjithatë siç nuk na gjunjëzoi as tërmeti dhe pandemia, s’do të na gjunjëzojë kjo situatë. Do të kemi momente si ky, ku fëmijët, gjyshërit do të marrin frymë të lehtësuar sepse do të jenë në një stacion të ri. Këtu ka socialistë, patjetër dhe demokratë, por sherrin ia lini të tjerëve. Ju jeni këtu bashkëpjesëtar të një komuniteti të ri. Të keni shëndet, jetë të gjatë për gjyshërit dhe gjyshet”, tha Rama.
po mor po,po të binte shi atërherë kur deshim ne dhe të ndriçonte djelli po ashtu,e mbi të gjitha po të kishim mbjellë fushat djerrë!?ne do kishim aq shumë ushqim sa nuk dihet se ku do ta çonim!! po të ishte ajo gjyshja tënde me loqe gjyshi tënd do quhej perder!! shko mor debil!!
o anticencura ome ??? shko mer te sala se po ju pret me tall trrapin me ju ghaaaaaaaa
reni,më pëlqen më shumë jot ëmë se sala!! nuk e di moshën e saj,por më mirë një femër si jot ëmë, se një mashkull si sala!!
ik o pirdhu se s te shikojme dot me me sy ,i bere me leket e botes se ti si shtet as breke ne bythe s ke
Ashtu sic ia dolem me pandemine dhe termetin kemi besim qe do ia dalim dhe me luften .Bravo!
Nje ndihme shume e madhe, faleminderit ????
Cdo gje do te shkoj mire zoti rama me masat qe ju keni mar
Bravo nje ndime qe na ndimon te gjithe ????????
Foli hajduti i Lindes.
ske ca ben se te ishte naj tjeter na kishte lene fare ne meshir te fati , po ja ke dal me sa mundsi kemi pas ne si shtet dhe te ardhura dhe keni qendru prane qytetarve per cdo gje.