Berisha ‘shpall’ grupin e parë armiqësor në Partinë Demokratike

28 Mars 2022, 18:44Politika TEMA

 

Berisha ‘shpall’ grupin e parë armiqësor në

Sali Berisha duket se ka rimarrë të gjithë kontrollin e selisë blu. Pas marrjes së selisë nga ana e Sali Berishës dhe anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, ka pasur lëvizje të tjera në grupimin që njihet si PD “zyrtare”.

Ndryshime kanë ndodhur në grupin e medias të PD në ‘WhatsApp”, ku janë hequr njerëzit “besnikë” të Bashës dhe në vendin e tyre janë futur anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, si në rastin e Floriana Garos.

Tashmë grupi menaxhohet nga Garo, Elona Meço si edhe Silvi Bardhi. Kjo e fundit, i ka larguar të gjithë nga ky grup, duke nisur që nga Patrik Sadikaj e duke përfunduar te Gazment Bardhi.

Lini një Përgjigje