"Nëse vjen në pushtet Berisha, fundi i dynjasë,", Alfred Moisiu: E ndjekin pjesa më e pakulturuar, ish- doganierë e ish- tatimorë

28 Mars 2022, 22:10Politika TEMA

"Nëse vjen në pushtet Berisha, fundi i dynjasë,",

Alfred Moisiu e quan të gabuar rikthimin e Sali Berishës në PD dhe tentativën e tij për të ardhur sërish në pushtet. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Moisiu tha se rikthimi në pushtet i Sali Berishës do të ishte "fundi i dynjasë". 

Ish presidenti tha se Berishën e ndjekin dhe e votojnë pjesa "më e pakulturuar e popullit", ku sipas tij përfshihen "ish doganierë, ish tatimorë, etj". 

Ylli Rakipi: Zoti Moisiu, një rikthim i bujshëm po ndodh në skenën politikë shqiptare. Sali Berisha merr PD-në dhe kërkon të udhëheqë opozitën. Cfarë mendoni ju?

Alfred Moisiu: Unë ka pesë vjet, në një bisedë me një ambasador të rëndësishëm, i thashe zoti ambasador përse shkoni ju te Berisha? Ai tha, po Berisha e drejton PD-në. Unë I thashë kështu si veproni ju, e linin ë hije këtë tjetrin dhe nuk ka për t’u bërë kurrë. Unë zakonisht nuk flas për ishët. Por, ka ardhur një moment që duhet thënë gjerat siç janë, të paktën ne që i njohim gjërat nga afër. Po kthehen gjërat mbrapsht. Nuk është cështja te individi, por te fatit i këtij vendi. Interesat e këtij populli dhe këtij vendi. Çdo gjë ka kohën e vet. Cdo gjë duhet vlerësuar drejt. Gabime dhe bëhen. Vetëm ai që nuk punon, nuk gabon. Por është tjetër të gabosh, tjetër të kërkosh me ngulm të arrish atë që është e gabuar.

Ylli Rakipi: Pra doktori është gabim në këtë histori?

Alfred Moisiu: Për mua po. Unë kam patur respekt për të. Kam dashur demokracine dhe e dua demokracinë, dua të mirën e këtij vendi. Por etja e madhe për pushtet të qorollis. Fillimi edhe në atë kohë dukej i mbarë, edhe pse gjërat morën kështu. Dy gjëra janë shumë të rëndësishme për të qëndruar shteti demokratik, zgjedhjet dhe drejtësia.

Ylli Rakipi: Njerëzit e ndjekin Sali Berishën, i venë pas.

Alfred Moisiu: Puna është kush e ndjek tani. Ne i njohim njerëzit. Janë pjesa më e pakulturuar. Janë ish doganierë, ish tatimorë, ish policë, isha që pa mund, pa djersë kanë arritur të marrin disa vende dominuese.

Ylli Rakipi: Po u bënë zgjedhjet dhe ai e flaku Lul Bashën dhe fitoi...

Alfred Moisiu: Nuk është as gjë e re dhe e papritur. Unë kam respekt për Bashën, por ai bëri gabimet e tij. Kur filloi Foltorja, duhet të dilte edhe ai.

Ylli Rakipi: Berisha është shpallur non grata nga SHBA. Është vendim i drejtë apo është ndikuar nga lobimi i Soros, siç thotë Berisha?

Alfred Moisiu: Njerëzit u befasuan, por nuk ka gjë për tu befasuar. TË gjtihë gjërat që mblodhi Amerika dhe arriti në konkluzion, kanë qenë të njohura. Në 2009 kam bërë një libër dhe kam përshkruar gjithë evolucionin dhe punën që është bërë. Kam shpjeguar defektet dhe shkeljet që janë bërë. Janë këto, minimi i demokracisë, që është një nga akuzat e DASH. Është çështja e drejtësisë, është edhe korrupsioni. Këto tre momentë kanë qenë të njohura.

Ylli Rakipi: Mendoni se Sali Berisha mund ta drejtojë Shqipërinë në vitin 2025?

Alfred Moisiu: Për mua kjo është e pamundur të arrihet. Për vetë faktin që sido të jetë, njerëzit, flasim për pjesën tjetër të popullit shqiptar. Edhe në PD nuk janë të gjithë njëlloj. Është elektorati gri që po zmadhohet nga zgjedhjet në zgjedhje. Nuk besoj… Nëse vjen Berisha do të ishte fundi i dynjasë..

11 Komente

  1. B
    Beni USA

    Hahaha paska dale ky Moisiu PIRGU me Bajga dhe simboli i Budallait te na beje Moralin e PD dhe Demokratve, shko e pirdhu o jashteqitje e qelbur

    Përgjigjjuni
    1. S
      Saleh Sheçerr Rrahmi Berusha

      Morali i demokrateve shume i larte. Juve ju ka shkerdhyer Saliu trurin.njerez te degraduar e ka thene fiks Moisiu. Tani ikni se po e nxjerr Sala tja merrni ne goje se mbase i ngrihet

      Përgjigjjuni
    2. m
      mik

      Mbase Alfred Moisiu ka te drejte por, te definosh nje mendim te tille per nje person nga ish kryeministri i Shqiperise ne nje menyre kaq orninere, ma mire mos te kishte folur fare. Ky argument asht kaq banal, sa qe edhe ne taverrna do ishte i varfer. Alfred Moisiu duhet te flase si intelektual, dhe jo si pijanec. Me gjithe rrespektin qe kam per te'.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari MA

        Per nje kriminel eshte shume pak te flitet si foli Moisiu. Duket sikur e ka marre me te mire.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptari MA

          Per nje kriminel eshte shume pak te flitet si foli Moisiu. Duket sikur e ka marre me te mire.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Sara

          mire e ke o gjysh, po me ke flet se...

          Përgjigjjuni
          1. D
            Doni

            Sali Ram Berishacic e ndjekin hajdutet, kriminelet, te pa shkolluarit , zaptuesit e pronave tokave, vrasesit rrugacet e politikaret antishqiptare

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sita

              Eshte si te vije ne pushtet banda e Tropojes…

              Përgjigjjuni
              1. V
                VRKRT

                Bota esht e "t fortve", dmth ,e t zotve . Dhe dihet qe kriminelet jan me t zotet. ...iku komunizmi qe i perkdhelte t dobtit dhe i "persekutonte" "t fortet". A se shifni sesi gjith "t fortet" ,qe,dikur n komunizem ishin antishtet,tash jan t lidh me shtetin si muti mas kpuces ? Mjer kush s ka fuqi dhe esht "i dobet"! Do terhiqet zbarr gjith jetes. Si krimb. Fati me i mir i tij fo jet kur n fuqi edht PS dhe i nderto nanji park lojnash per kalamaj ku pleqt lujn domino dhe shah e letra "n qetsi"...,sepse kaq esht kerkesa e tyre.. Kurse kur pushtetin e merr PD ,"t fortet" lulzojn,fuqizohen,bredhin botes me avjona e jahte,hotel m hotel,plazh m plazh...dhe natyrisht drog pa hesap...dhe,duke u bo si biçim rreziku per qeverit e perndimit s perkrahen politikisht sepse jua morin paren "me dhun",(drog)... Perndimin e ka zon belaja,nga nji an lufto komunizmin,(P Sënë),nga ana tjeter lufto krimin drogen (P Dënë).. Keq andej keq kendej... Ksaj i thon keq

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shmil GURRA

                  C´PATI PUTANI që të DEKOROI TY, i derës së MOJSINJVE! TI e die antishqiptarizmin e tij dhe të pëlqeu DEKORATA. HIPOKRIZI e KËLLIQUR! NJERIU me fytyrë (integritet bicëmi) DEKORATAVE DJALLËZORE iu GjENË VEND në KOSHIN E MOLLAVE të KALBURA.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    The truth

                    Fatkeqesia e shqiptareve eshte se kane pranuar te drejtohen nga debila si ky. Eshte e paparanueshme per kedo zyrtar dhe ishzyrtar te etikoje shqiptaret, edhe pjese te vogla te shoqerise si idiots, budallenj, kokepalare, etc. Ata jane qytetare shqiptare dhe kane arsyet e tyre te drejta ose te padrejta te kundershtojne ose jene kunder pushtetit ose kunder opozites. Askush nuk ka te drejte ti fyej ata, dhe aq me pak ata qe pretendojne se jane elite e ketij vendi. Gjithashtu ka nje pjese te madhe te ashtuquajtur lidera, drejtues, ishdrejtues, ne pushtet ose opzite qe bejne megallomanin kur i pyet dikush per dike ne krahun tjeter dhe pergjigjen “ kush eshte ky/kjo, nuk e njoh, nuk kam degjuar per te”. Larg ketyre, ne qeverisje ose opozite. E para nuk kane intelekt, e dyta hane te urryer nga te dy krahet e e elektiratit, majtas dhe dhathtas.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje