
Nga Ylli Pata
Ndërsa mbështetësit e Sali Berishës, siç pritej, e elozhojnë rikthimin e tij, madje edhe ata që kanë qenë kritikë të tij dikur: si Andi Bushati e Fatos Lubonja, kritikë të doktorit, i japin peshë të vogël specifike manovrës së re për të marrë PD-në.
Në këtë situatë, ku është bërë e qartë objektivi i Berishës për të marrë drejtimin e partisë që la para 9 vjetësh, edhe pse për shumë konsiderohet si një zhvillim pa sens, e jashtë dialektikës, sërisht pikëpyetja vjen spontane: ore pse Berisha e bën këtë luftë?
Në moshë të thyer, i ndëshkuar keqas nga SHBA, e natyrisht me minuse të mëdha politike, çfarë synon realisht Sali Berisha? Cili është realisht plani në kokën e tij, sa realist është mundësia e një fitoreje të opozitës, apo suksesi të saj me një kolateral problematic në krye të saj?
Natyrisht që të hysh në kokën e Berishës sot, është mjaft e vështirë, duke u nisur nga standardet normale të zhvillimeve dhe dialektikës politike.
Thuajse të gjithë vendet e Ballkanit kanë rinovuar klasën politike të saj, duke nisur nga fqinjët tanë si Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut, e natyrisht vendet e tjera. Më i vjetri në Ballkan konsiderohet Milorad Dodik, i cili në politikë është një gjeneratë pas Sali Berishës.
Megjithatë, ka një aksiomë në politikën klasike, ku në Shqipëri është mjaft i ngulitur, e që lidhet me aksiomën tashmë mitike të Namik Hotit, kryetarit të Partisë Ekologjike Shqiptare.
I ndjeri Namik Hoti, një politikan, i cili ishte një personazh shumë interesant dhe argëtues, përveçse një njeri i lexuar, dha një përkufizim në vitin 1995, që rezultoi profetik.
I ftuar në një talk show televiziv që drejtohej nga Adi Krasta, Hoti, duke ju referuar Sali Berishës tha: “Ai është një malësor që nuk rrëzohet nga kali pa e vrarë”.
Të nesërmen, paramilitarët e Berishës e rrahën keqas Namik Hotin, i cili ishte njeri që nuk shante askënd dhe fliste vetëm qetë dhe me edukatë.
Por, në thelb, logjika e Namik Hotit ka si bazë konceptin feudal të pushtetit. Në mesjetë, feudali nuk ishte gjithmonë një “gjak blu”, por ai e lyente gjakun e tij, duke i shërbyer mbretit në luftë. E mbreti i jepte prona e pushtet, të cilët më pas feudali i trashëgonte brez pas brezi. Duke ruajtur, mbajtur e administruar feudin e tij, duke u bërë kështu një faktor, edhe në mos relevant, por i domosdoshëm për mbretin, perandorin sulltanin etj.
Që do të thotë, edhe nëse nuk është një faktor pozitiv e progresiv, të bëhet aq i bezdisshëm, sa të pranohet si e keqja, që për të mos e pasur kunërshtar, duhet mbajtur afër.
E këtu realisht është e gjithë kleçka e gjithë këtij konfiguracioni të një politike të tipit tribal në Shqipëri.
Që ka një histori tipike të imponimit të versionit negativ si një presion, që “po se pranove do ta kesh më keq”.
Siç thonë sot për rastin e Ukrainës disa zëra që nuk e quajnë veten putinistë: jepjani Putinit atë që do se “do na djegë Europën”. Edhe organizatat terroriste si Al Qaeda, apo edhe ISIS kryenin atentate të fantaksura, thjesht për tu kthyer në një “e keqe që duhet tu hapet rrugë”.
Realisht edhe Sali Berisha, në rrugëtimin politik në Shqipëri ka ecur me këtë taktikë, edhe pse zbatimi i saj i ka sjellë kaq të këqia e kobe Shqipërisë. Atij dhe klanit përreth tij i ka shtuar pushtetin e pasurinë pafund.
Kur PD u themelua në dhjetorin e vitit 1990, ajo nuk e kishte mundësinë që të fitonte zgjedhjet e shkurtit 1991, të cilat Ramiz Alia i kishte shpallur që pa u krijuar pluralizmi.
Pas rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991, PD kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare, e Alia i shtyu vetëm një muaj, pra u mbajtën më 31 mars 1991.
PD natyrisht që nuk mund të fitonte për pak muaj nga krijimi. Në zgjedhjet e 31 marsit PD arriti një sukses shumë të rëndësishëm politik; fitoi bindshëm në të gjitha qendrat e mëdha të Shqipërisë, përfshi Tiranën.
Pati një grup parlamentar të përbërë nga intelektualë të rëndësishëm që u imponuan në Kuvendin e ri. Për një muaj PD arriti të rrëzojë qeverinë e Fatos Nanos, e natyrisht edhe me influencën e Perëndimir, u arrit në ngritjen e një qeverie koalicioni PS-PD, ku zv.kryeministri Gramoz Pashko konsiderohej në publik edhe më i fuqishëm se kryeministri socialist Ylli Bufi. Megjithatë, ministrant edhe të PD edhe të PS shkuan shumë mirë me njëri –tjetrin. U krijua një klimë e paqtë, e cila kishte bekimin e plotë të SHBA.
Në këtë klimë, zv.kryeministri-i ndjeri Pashko, ministrat e PD-së dhe grupi parlamentar i opozitës krijuan një reputacion të rëndësishëm brenda dhe jashtë vendit. Opozita po përgatiste qetësisht terrenin drejt marrjes së pushtetit, në zgjedhjet e ardhshme. Ishte një panoramë që e shikonte çdokush. Por jo Sali Berisha. Pasi ai i shikonte të gjitha figurat e qeverisë së koalicionit, që quhej si “Qeveria e Stabilitetit”-të përkëdhelura nga Perëndimi si rivalë të egër të tij.
Ndaj dhe nxiti rënien e saj me akte të tmerrshme dhune, grabitje e rrëmujash në të gjithë vendib. Pas 5 muajsh, Berisha, pasi u zgjodh në një Kongres mjaft problematik të PD si kryetar, vendosi ta rrëzojë qeverinë e koalicionit. Duke çuar në zgjedhjet e parakohshme të 22 marsit 1992. Periudha tranzitore ishte një invasion barbar i tmerrshëm në vend: shkatërrime, vrasje, rrëmuja.
Një klimë që krijoi një terror masiv. Njerëz që para një viti kishin fotuar për PPSH, kryesisht në fshatra thanë “ta provojmë edhe një herë Salën se na çmendi”. Ashtu ndodhi, e ky mentalitet i dha “Salës” fuqinë për tu konsakruar si një “kalorës” i ri në Shqipërinë e viteve 90 që u kthye në feudalizëm politik.
Pas marrjes së pushtetit, Berisha nuk ndërmorri asnjë rrugë për të fuqizuar influencën politike në vend për të siguruar fitoren e radhës. Ai thjesht u angazhua në fuqizimin e krijimit të një “feudi” të tij që do ta kishte përjetë.
E ndaj bëri shumë armiq që në fillim të qeverisjes së tij. Nuk bëhet fjalë për armiq prej vendimeve të vështira që mund të ishin antipopullore si rritja e çmimit të bukës apo liberalizmi ekstrem në ekonomi.
Pori shin aktet e veprimet e frikshme që i dhanë identikitin e një “përbindshi politik” Arrestoi kreun e opozitës, lejoi kontrabandën e naftës me Jugosllavinë e Millosheviçit me vendimin e tij, pas negociatave me Momir Bullatoviçin, krijoi piramidat financiare, e më pas 1997. Një kob aq i madh, po aq i madh sa Shqipëria nuk është rikuperuar as sot nga pasojat e atij kobi. E ironikisht mbështetës të Berishës, sa herë duan të kërcënojnë kundërshtarët politikë, kërcënojnë me 1997.
Çfarë është kjo? Është pikërisht logjika e taktikës së të keqes. Të cilën Sali Berisha e ndoqi edhe pas 1997. Pasi menjëherë nisi një seri protestash të dhunshme, edhe pse me pak njerëz në Tiranë, në Shkodër organizoi rebelime të armatosura, më pas në Tropojë e Lazarat. Sulmonte qeverinë socialiste, duke përdorur një diversion mes palëve; herë sulmonte njërën e herë tjetrën. Natyrisht shpesh, sulmet e Berishës ishin të mirëpritura kur godiste korrupsionin qeveritar. Që e bënte duke siguruar informacion të saktë nga klanet kundërshtare në PS, që për të ngadhënjyer, përdornin Berishën si “gazetar investigative” apo “analist panelesh”.
E në fund, kur zullumi i dy mandateve të socialistëve që u grinë e u vranë me njëri-tjetrin, Berisha u ofrua si “ njeri i duarve të pastra” edhe pas fotove të një Berishe tjetër si fotografi i famës botërore Fadil Berisha, që u bë pjesë e PR të PD-së në fushatën e vitit 2005.
Sali Berisha e PD, siç dihet kryen një operacion të madh PR, rikthyen të larguarit nga partia, afruan të majtë të zhgënjyer nga Fatos Nano, e mbi të gjitha Ilir Meta i dha dorën më të madhe për të fituar zgjedhjet.
Por Berisha u rikthye pikërisht, duke u imponuar si një lojtar që “imponohet me forcë”, e pikërisht ky aspekt hiperbolizohet nga analistët mbështetës të tij. A thua se imponimi është vlerë. Po mirë çfarë sjell Berisha të re në politikë? Çfarë propozon si alternativë një njeri që ka bërë njëmijë të zezat në këtë vend? Natyrisht që Sali Berisha nuk ka ndonjë të re si propozim; ai shpall vetëm një formulë: “Revolucion apo përmbysje”. Po pasoja? Berisha! Për të satën herë?!
TemA
U lodhën shqiptarët me këtë përbindësh dhe duket sikur vetëm vdekja mund t'ua e heqë qafe. Po edhe vdekja do e ketë vështirë, se, me sa duket perëndia i ka dhënë nja 4-5 jetë qeni.
Bravo Ylli Pata.Me kete shkrim ke noten maksimale 10.Me kete shkrim na fute ne mendime te se kaluares se zeze nga Sali Berisha,kujtojm ato dite te nje njeriu te shkalluar qe vriste e prista kedo qe dilte perpara.Saliu mori tropojan te fuqishe rreth vetes qe ishin pa ndjenja njerzore dhe i vuri ne sherbim te ruajtjes se bythes se tij.Eshte e vertet qe Namik Hotin e rrahen horrat e Saliut per shprehjen e famshem qe tha per maloku e trash Sali Berisha.Por çudia me e madhe eshte se me gjithe keto mijra te zeza qe ka bere ai qendron akoma si gjeli ne maj te plehut dhe drejtesia bene sehir.
Analize shume e drejte.Lubonja e mbron se ka urejtje patologjike per Ramen .Arsyeja shume e thjeshte dikur ishin shoke Rama u ngjit lart ,ky ngeli ne vend te trikua e leshit e burgut.Bushati e ka me te thjesht problemin Shkullaku do e kete futur ne borderone e Saliut si vehten dhe si qeni ky leh per te zotin.Saliu qe po braniset rrugeve te Shqiperise ka hallin e tij te damkes qe ka ne kuriz,meqe shpresa vdes e fundit dhe ai shpreson ne ndonje mrekulli ndoshta i hiqet damka e kulakut.Ka gjetur dhe ca trushplare te rinj qe i shkojne nga pas si Kellici e co qe do e kuptojne qe po perdoren
Kafsha nuk largohet kollaj. Te gjithe bythqimet ne PD qe kerkonin doreheqjen e Lulit se kujtonin se do beheshin kryetare vet thjesht ja futen vetes. Ja dhuruan PD qelbesires Sali. Tani loqet jo vetem qe nuk u bene kryetare po do hane te gjatin nga PD duke filluar nga Grifsha Suma e deri te Alibeli.
NJe analize tejet e sakte edhe pse shume dramatike por shume e vlefshme per cdo shqiptar qe edhe pse nuk e ka patur te lehte te siguroje buken per familjen e tij ne ter keto vite, prape duhet te ulet perpara pasqyres dhe ta lexoje kete manifest me ze te larte per veten duke zgjuar aty diku ne memorjen e tij ndoshta te lodhur e te pluhrosur nga koha, ato momente kur ky shpellar per te mbajtur fort kultin e tij te pushtetit qe e quante te perjtshem edhe me keq se Enveri, e demtoi rende kete popull edhe kete komb, duke e plagosur rende ne cdo pjese te trupit. Kujtonin dhe pastaj do ta kuptoni se cfare marrezie edhe si ide dhe jo qe te behet realitet eshte qe ky shpellar i pashpirte te hypi prape ne pushtet.
I ndjeri Namik Hoti e tha, simbolikisht e metaforikisht e kishte... Po ky duket sikur vërtetë kërkon plumbin që të bjerë nga kali! Të jetë keqkuptuar vallë!??
Saliu Berisha ka vetem nje qellim, dhe qellimi eshte ky: T'i tregoje Amerikes se nuk eshte e vertete se shqiptaret jane pro-amerikane, por perkundrazi jane anti-amerikane, sikurse eshte ai vete se bashku me shpuren e tij qe i shkon mbrapa! Ky njeri ndjell ogur te keq per Shqiperine, dhe jam i sigurt se kerkon te krijoje nje situate sikurse ne Vitin e Zi per Shqiperine dhe shqiptaret - Vitin 1997!
Nje shtese/saktesim te vogel lidhur me paramilitarët e Berishës e rrahën keqas Namik Hotin. Ata gjithashtu rrahen keq (i thyen hunden) edhe Adi Krastes qe sot eshte nje perkrahes i flakte i Berishes. Ka edhe nje "histori" qe thone sikur Berisha paska thene se qe kur ai e rrahu, Adi u be nje "gazetar i mire dhe i famshem" ... apo jo more Adi ...hahahah! Nuk thone kote qe druri ka dale nga xhenti!
Sli B erisha ka treguar dhe po tregon se eshte njejta pjell me diktatorin Enver Hoxha.