
Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion njoftoi ditën e sotme se i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të shqyrtojë caktimin e masës arrest me burg për deputetin e Alqi Bllako.
Në rast se Komisioni i Mandateve vendos i hap rrugë organeve të drejtësisë, atëherë i hapet mundësia të tjerë kandidatëve të listës së 25 qershorit për qarkun e Tiranës.
Dy ndër kandidatët në pritje janë Pandeli Majko i listuar i nëntëmbëdhjeti me 8780 vota dhe Dallëndyshe Bici e listuar në numrin 21 me një sasi votash prej 4977.
Ndërkohë, Kodi Zgjedhor sqaron se:
“Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nënpërfaqësuar. Në këtë rast plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nënpërfaqësuar pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk zbatohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar”, thuhet në Kodin Zgjedhor. (TemA)
BENI Pandelin gru ,po qe seBllako eshte deputete ,ose lereni pandeline gru sice eshte ,pore me tre kembe dhe vendoseni deputet .A nuke ishte ky ministeri i diaspores ?????c'fare beri per te regjistruar qytetaret shqiptare qe te votonin ?????Apo kishte frike se votonin kriminelat e atije shteti.