"Inceneratorët", reagon sërish Basha: Rama koka e kësaj afere kriminalo-korruptive

29 Mars 2022, 16:18Politika TEMA

"Inceneratorët", reagon sërish Basha: Rama koka e kësaj

Lulzim Basha ka reaguar sërish lidhur me çështjen e inceneratorëve. 

Ish kreu i PD-së ka akuzuar Ramën si "koka e aferës". 

"Në vjedhjen e 430 milionë eurove qeveria ka vepruar si një grup i strukturuar kriminal. Lefter Koka dhe Alqi Bllako janë bishti i kësaj afere. Koka e këtij grupi është Edi Rama, që mbështeti, miratoi dhe mbrojti këtë aferë kriminalo-korruptive, duke sulmuar çdo përfaqësues të PD-së që e denoncoi atë. Sot SPAK hodhi një tjetër hap për t’u përshëndetur në zbardhjen e kësaj afere. E inkurajoj atë t’i shkojë deri në fund dhe të çojë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë aferë, të cilët tashmë janë faktuar edhe nga Komisioni Hetimor, përfshirë ministra, kryebashkiakë socialistë, sekretarin e përgjithshëm të kryeministrit e deri tek Edi Rama", shkruan Basha. 

1 Komente

  1. L
    Lule brava

    Haaaa Lule brava paska ardhur nga Hollanda Lule je kokra e legenit nuk te vjen turpe qe del ne media o mjerane turpe te beri non grata legen fare o i mbaruar .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje