
Deputetja socialiste Luljeta Bozo ka deklaruar se kriza ekonomike që ka kapur vendin kalohet me solidaritet dhe jo me ulje taksash. E ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Bozo tha se qytetarët duhet të solidarizohen me situatën.
“Duhet të sensibilizohen njerëzit, se sytë në ballë i kanë… ata shkojnë përditë që blejnë dhe menjëherë sinjalizojnë, të vijnë grupet, të kontrollojnë dhe të marrin masa. Kjo është situatë e jashtëzakonshme”, tha ajo.
E pyetur nëse heqja e TVSH-së është e nevojshme për të sjellë uljen e çmimeve për produktet e shportës dhe të hidrokarbureve, Bozo thotë se nuk do të ndikonte.
“Ulja e TVSH-së për konsumatorin nuk ka asnjë rezultat. Shteti subvencionon 80% të energjisë, të asaj që ne paguajmë në shtëpi, po nga t’i nxjerrë këto lekë shteti”, tha Bozo.
Bozo gjithashtu ka thënë se shërbimet për qeveritarët janë reduktuar, megjithatë duhen shqyrtuar shërbime të tilla luksi në një kohë krize.
“Janë ulur në maksimumin e mundshëm. Shpenzimet për shërbimet ndaj qeveritarëve janë ulur në minimumin e mundshëm. Këto gjëra nuk zënë kaq shumë peshë, edhe pse nuk e diskutoj që duhen pasur në konsideratë”,’ tha ajo.
Po ti o zonje a ke sy ne balle? Kur njerezit skan te ardhura mjaftueshem e ti u rrit taksat,ather me se do blejn ushqime apo produkte te tjera? Ather normal qe SDo blejn mjaftueshem,dhe do shkaktoj uri per njerezit,Kaos per bizneset, inflacion ne stratosfere,rritje.kriminalitetit,trazira sociale etj. Ateher Ku eshte qellimiil te rritesh taksat kur e Di qe do shkaktoj shume me teper Kaos. Pastaj dhe sikur taksat dhe 100 perqind ti ngrini,prap sdo ndryshoj gje.per njerezit w thjeshte. Ato para do shkojn shpenzime per deputetet ,ministrat e me rradhe,vjedhje ,korrpuspion etj. E keqja sjan te taksat,por te ju, klasa politike qe vin thjesht te vjedhin
More Elo bylmezi , jane rritur cmimet e jo taksat . Cilat taksa jane rritur ?!
hahahaha vetem ne albonistonin e rama-zanit ndodhin keto gjera. Ta gezoni o sunita "autoktone"
Kepucar rri tek kepuca. Na doli edhe eksperte per financat publike kjo. Pse moj zonje vetem me TVSH mbahet ne kembe shteti. Nuk ka taksa e tatime te tjera? Po sikur te auditoheshin te gjithe kompanite e huaja qe deklarojne humbje ne Shqiperi? Po sikur te rriteshin taksat per eksportuesit e mineraleve?