Alibeaj zbardh takimin me Yuri Kim: Diskutuam për zgjedhjet e 14 majit dhe pastërtinë e kandidatëve

8 Mars 2023, 14:00Politika TEMA

Alibeaj zbardh takimin me Yuri Kim: Diskutuam për zgjedhjet e 14 majit dhe

Enkelejd Alibeaj ka zbuluar detaje nga takimi me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Përmes një postimi në Twitter, Alibeaj bën me dije se në fokus të bisedës kanë qenë zgjedhjet lokale të 14 majit dhe shqetësimet e ngritura nga OSBE-ODHIR.

Alibeaj shton se e garantoi ambasadoren amerikane për vullnetin e mirë të PD për t’u përfaqësuar denjësisht në zgjedhje.

“Gjatë një takimi të frytshëm dhe miqësor me ambasadoren e SHBA në Tiranë prekëm temat që lidhen me zhvillimet më të fundit në vend për t’u ndalur më gjatë tek ato të zgjedhjeve vendore të 14 Majit.

Diskutuam për rekomandimet e ODIHR, shqetësimet mbi përdorimin e administratës dhe pastërtinë e kandidatëve.  Shqetësime këto të ngritura dhe më parë nga opozita dhe që kanë shoqëruar problematikën e proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri.

Në emër të PD garantova ambasadoren e SHBA për vullnetin e mirë tonin për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje duke zbatuar rekomandimet e ODIHR, duke ndarë me të shqetesime të ndryshme përfshirë dhe rolin e medias, para dhe gjatë fushatës elektorale.

Në fund të bisedës e falenderova për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë të zhvillimeve demokratike”, shkruan Alibeaj në Twitter.

5 Komente

  1. f
    fredi

    Ne emer te kujt?! Ne emer tend dhe Gaz Dylberit se te tjere ske pas.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Hahahaha Ja kjo , vajti kjo hardhucka te fusi turinjte e saj Krijese e qelbur si kjo , nuk ka pare historia

      Përgjigjjuni
      1. d
        drini

        Ia qave hallin qe vec vules e gazit ske asnje qe te votoje per ty?! Historia jone eshte mbush me politikane te piste.Po ti, kalon cdo lloj pislleku.As shampua e gjithe tregut ste lan dot.

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ????

          Pse s'thoni njehere te verteten o politiqen shqiptare......ajo te dha udhezimet e metejshme pasi te dha vulen qe te mos ngreje me koke salehu kurse per like mutaj i dha udhezime Gjiknurit....kjo duket fare hapur.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ardian

            Po ti ske votues or bir ?!Dhe kjo gruaja ne krahe e provoi te te mbeshtese me gjithe forcat e ti prape nje grusht votash kishe! Nje dite Kometja do iki(Hit the Road Jack/And don't come back no more), dhe ai qe do vije sado qe te mbeshtese nuk ka per te perseritur paturpesine e Kimetes. Nuk mendon se te duhet ca popull pas te quhesh Parti?! Apo ke shembull Dash Shehin se ai ka 30 vjete ne politike dhe vec tij asnje tjeter snjohim te jete ne partine e tije?!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje