Alimehmeti i përgjigjet Gazment Bardhit: Statuset nuk i komentoj. Kryesia nuk na ka thirrur asnjëherë

27 Nëntor 2025, 21:31Politika TEMA
Alimehmeti i përgjigjet Gazment Bardhit: Statuset nuk i komentoj. Kryesia

Ilir Alimehmeti ka reaguar pas deklaratave të Gazment Bardhit, i cili e minimizoi takimin e figurave të votuara të PD-së duke e quajtur “thjesht kafe”. I pyetur nga gazetari Robert Rakipllari, Alimehmeti tha se problemi qëndron te mungesa e komunikimit nga drejtuesit e PD-së, jo te takimi në fjalë.

“Të them të drejtën, statuset në Facebook nuk i komentoj. Po të donte kryesia, më kishte thirrur. Unë jam anëtar i Këshillit Kombëtar, por s’na ka thirrur,” deklaroi Alimehmeti.

Ai nënvizoi se demokratët flasin me njëri-tjetrin sepse janë lënë jashtë procesit vendimmarrës:

“Përgjigjja është: jo, s’ka qenë mundësia për të folur. Ta marrim situatën në dorë. Lënia pa folur dhe shmangia sjell situata si këto ku jemi sot — një qeveri e kalbur dhe një opozitë që nuk afron dot njerëzit.”

Alimehmeti theksoi se përgjegjësia bie te drejtuesit e PD-së, të cilët nuk kanë thirrur asnjë nga anëtarët e zgjedhur me votë:

“Privilegjet dhe përgjegjësitë shkojnë lart. Numrat tanë të telefonit i kanë, ne përgjigjemi gjithmonë. Po s’na kanë thirrur. Ne vazhdojmë punën tonë me demokratët.”

Reagimi i tij vjen si një tjetër sinjal i qartë i tensioneve të brendshme në PD dhe i distancës në rritje mes drejtimit aktual dhe figurave të votuara nga baza.

11 Komente

  1. D
    Demokratet jane me ty te djathte, tradicional.

    Alimemeti, mos u trëmb.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andi

      Alimehmeti as mos e merr mundimin ti pergjigjesh Gaz Bardhit. Ai eshte perfaqesuesi ekzemplar i nje njeriu te poshter. Llafazan si gore, genjeshtar, i pabese, lepin pa problem ate qe ka peshtyre vete. Vazhdoni kete qe keni nisur pasi eshte e vetmja rruge per shpetimin e PD. Eshte mundesia e fundit ! Kurre nuk mund te fitoje PD sot me Berishen, Mul Noken, Paloken, Kellicin, Klevis Balliun e Vokshin. Nuk i duam dhe nuk i votojme me.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ali

        Babaçani i Vuçidolit nuk ka pasur dhe as nuk hall demokracinë dhe popullin. Të gjithë shqiptarët e dinë se ai po mbron fëmijët e tij dhe milionët e fituar pa nder.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkodrani

          Loj e lexume, si puna e Kopit dikur. Vazhdoni me marrina, nuk e rrxoni kshu Ramen.

          Përgjigjjuni
          1. m
            mirel

            Ky Ali Me Muti as te qi e as te leshon...

            Përgjigjjuni
            1. k
              k

              Kaq budallenj qenkan këta që nuk kanë kuptuar se janë vetëm kuklla për të mbledhur votat e popullit ? Pastaj ato shkojnë për NON GRATAN UNIVERSAL FAMILJARISHT,dhe mbrojtjen e hajdutëve dhe shpellarëve.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Munika

                O qyqar, tani e kuptove qe ajo parti familjare shqiptaret I ka si garniture? Bejini mutin sa s'keni djegur vetveten.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Haka Tekizoti

                  Nga "...nën udhëheqjen e Saliut në nën udhëheqjen e Salianjit...". Në këto nivele është katandisur vdekja dhe ngjallja e PD-së. Kush vete pas këtyre dinjitetin e tyre do të ketë si damkë.

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    Oficeri

                    Mos u genjeni o shqiptare se keto jane manovrat e Sali Berishes, qe nxjerr Salianjin dhe Alihmehmetin gjoja si fraksion. Keta jane veglat e Sali Berishes , se nuk i duhet me gorja e Kavajes dhe Gjekmuti dhe nxjerr keta. Alihmehmeti i ka dhene provat qe nuk ka kellqe te dale para Berishes dhe ky katundari i Korces nuk merret vesh nje here me Lulin me shkop bejzbolli ne dore per ti hyre Berishes ku te dhemb e ku te djeg, kthehet prap me Saliun, pra perfundimisht te dy m... jane

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      rrema

                      Ja dhe Alibaba profesori antikapat...

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Karavidhet

                        Afishimi I ketyre askusheve , eshte ogurzi . Eshte keshtu , sepse kjo deshmon se e keqja qe e ka mberthyer per fyti kete vend , eshte , Jo vetem e fuwishme , por edhe jetegjate .

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje