Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, është shprehur kreu i SPAK, Altin Dumani është një nga njerëzit më të ndershëm që ka njohur sistemi i drejtësisë.
Komentet Prençi i bëri në A2, ku tha se vetë qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha e ka trajtuar atë si të pastrehë pasi banonte në një shtëpi me qira dhe i ka mundësuar kredi për blerjen e një apartamenti.
Ai i bëri thirrje gjithashtu Berishës dhe zyrtarëve të tjerë të PD-së që të ndalin akuzat ndaj Dumanit, pasi sipas tij, po ‘qelbin’ Shqipërinë me këto shpifje.
“Sali Berisha dhe eksponentë të tjerë të PD që sulmojnë Altin Dumanin, duke ia quajtur edhe zyrën 28 metra katror apartament dhe garazhin 16 metra katror apartament, janë në lajthitje. Sepse për një opozitë të mirëfilltë me një program që pret të vijë në pushtet, SPAK dhe BKH duhet të jenë aleat, jo armiq.
Berisha është edhe vetë shumë i mençur, i këshillon edhe këshilltarët ndonjëherë. Por është në të shtrembër kur sulmon SPAK dhe sidomos Altin Dumanin. Të jesh i bindur, unë jam bashkëkohës në punë, unë si drejtor Policie, ndërsa Altin Dumani si kreu i Prokurorisë së një rrethi apo i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kur vetë Sali Berisha, vetë qeveria e Sali Berishës e ka trajtuar të pastrehë dhe ka rezultuar i pastrehë Altin Dumani dhe ka marrë kredinë.
Unë e mbaj mend momentin, kohën, shqetësimin, sepse ishte një njeri që jetonte me qira. Të gjitha ato që ia numërojnë sot Dumanit për apartamente, nuk bëjnë as sa një dhomë e një politikani po t’i bësh bashkë. Berishës i them mbylle këtë kapitull se keni qelbur Shqipërinë. Altin Dumani është SHBA në Shqipëri, është njeriu më i ndershëm që ata kanë pikasur këtu”, tha Prençi.
ShqipkAri shkrete, kujton SHBA eshte ndryshe!...dosjen e LU LU-se ku e ka SPAK apo e ka Adriatik Dhalla,lol
Vazhdo Altin! Wendro stock dhe I ndershem sic je! Jo USA por ty te mbron I Madhi Zot! Fotoja e jote qe publikohet gjithmon me inspiron per mrekullin sinqeritetin, ndershmerine dhe moralin qe ke dhe mbarte ne zemer dhe shpirt. Ndoshta je shqiptari me I mire, qe done Shqiperine, shqiptarin dhe ne qytetaret! Ti je previlegje I yni!
NE PRESIM NGA SHBA DHE BE ..NE DOREN TONE ESHTE TE FUNDOSIM PD E PS NUK NA I ZGJEDIN TE TJERET HALLET SE KUSH BEN GJYQTARIN PAGUHET ....JEMI NE TE ZOTET TJA BEJM GJYQIN KRIMINELEVE?
Sumani eshte pa lidhje. Do tradhetohet si afganet nga usa
Altin Dumani njeriu i hekurt i drejtesise shqiptare e prezantoi veten ne menyre shembullore para nje muaji ne nje interviste ku dukesh qarte nje njeri kurajoz, i ndershem , dhe me kurajo civile per te vazhduar punen e madhe qe ka perpara per crrenjosjen e korrupsionit dhe krimit te organizuar ne Shqiperi. Eshte sot njeriu me popullor dhe me i dashur per mbare popullin shqiptar perjashtuar banden e vicidolit dhe Flamut Geringut.
Vetem ne gabim bere kur the se Sala eshte i mencem eshte me budallai ne gjithe rruzullin ,ai po te kishte mend do ishte si G.Washigtoni i shqiperise kurse tani eshte ne rrolin e Al kaponit
Mund te jete i ndershem, por nuk ben per ate pune. Nuk ka kurajo per te luftuar qeveritaret kur ato jane ne pushtet. Eshte trim vetem me ato qe bien nga fiku. Merret me hajnat e vegjel dhe jo me kryehajnat qeveritare.