Ngjela: Si mund t’i fitojë zgjedhjet kryetari i një partie i shpallur ‘non grata’ nga SHBA! Këta menduan se ishin të paprekshëm

14 Janar 2025, 09:20Politika TEMA
Ngjela: Si mund t’i fitojë zgjedhjet kryetari i një partie i

Avokati Spartak Ngjela bëri një analizë të shkurtër të situatës zgjedhore, për votimet parlamentare të 11 Majit 2025.

Duke vlerësuar gjendjen e partive të mëdha, mazhorancë-opozitë, ai u shpreh se Rama duket i qetë drejt mandatit të radhës dhe nuk ka tension, kurse në krahun tjetër ngriti pyetjen se ‘si mund t’i fitojë zgjedhjet një njeri i shpallur non grata nga amerikanët?’.

Por për avokatin rëndësi ka a do luftohet korrupsioni nga struktura shtetërore apo thjesht do kalohet nga një palë të tjetra.

I pyetur në ‘Studio Live' në ‘Report TV' lidhur me akuzat e ish-kryeministrit ndaj kreut të qeverisë Edi Rama për dosjen ‘Xibraka’ dhe të vëllanë, Ngjela tha se ‘Berisha ka një psikikë dhe ajo njihet’, që të akuzojë të tjerët.

“Ju e njihni psikikën e Saliut, psikika e tij transferohet në akuzë dhe është nivel i ulët, optika juridike s’i pranon fare akuzat e tij. Jo çdo denoncim është shkencor. Jo nga ata që nuk e dinë se çfarë është prova dhe akuza.

Por sa e motivuar dhe profesioniste është një akuzë, se duhet provuar. Gjithçka brenda provës, jo çdo thënie është provë gjyqësore”, tha ai. 

Kurse për zyrtarët e korruptuar u shpreh se mendonin se ishin të paprekshëm, ose që janë duke fshehur pasuritë nëpërmjet transferimit te të tjerët.

“Disa prej tyre mendojnë se janë të paprekshëm, disa janë fshehur apo i kanë fshehur pasuritë, duke i transferuar te të tjerët, me evazion fiskal. Por këta thoshin ‘jemi ne’, por tani këta që mendonin se ishin sundimtarët, e shikon se nuk kuptojnë se çfarë po ndodh apo do ndodhë”, tha avokati. 

Kurse për zgjedhjet e 11 Majit nuk sheh kundërshtar për mazhorancën dhe Ramën.

“Rama e sheh të sigurt dhe nuk shqetësohet. E shoh nga forma e fjalimit, nuk shqetësohen se i dinë sondazhet dhe e shohin se janë mirë, se kur kishte konkurrencë ishin më të tmerrshëm këta.

Po si mund të fitojë zgjedhjet në Shqipëri kryetari i një partie që është non grata në Amerikë. Ky është nonsens, si mund të thuash një plus një barazi me zero, kur bëjnë dy, kështu janë këta.

Pyetja kryesore është se ja e kape korrupsionin, çfarë do bësh me të? Se në rast se e godet dhe vjen një palë tjetër që e vijon, atëherë çdo bëhet me të?”, përfundoi Ngjela. 

4 Komente

  1. Q
    Qytetari

    Si mund ti fitoj? I fiton se skane leke njerezit, i fiton kur cmimet e ushqimeve jane me te shtrejntat ne rajon, kur cmimet per apartament jane me te larta ne bote ne raport me te ardhurat, ku llumi dhe kriminelet vrasin, presin, qine dhe jetojne jeten qe e kane zili edhe me te pasurit ne ShBA. I plasi kari njerzve se eshte nongrata maloku, kur jeni kaq te korruptuar dhe e keni lene ne skamje vendin nuk te habit me asgje. Jo po te votojme pickellonjat e Edi Rames qe luften e kane me njera tjetren kush ben gojore me forte.

    Përgjigjjuni
    1. d
      drejtesia

      O qytetar,po asnjehere nuk kenaqeni dhe e masni cdo gje me kutin tuaj! Po hidhni more syte se cfare situate boterore eshte krijuar ne cdo shtet,luftrat e hapura,kriza sjellin! Po te kishim Salen do kishte pergjysmim te popullates me vdekje nga urija,...vari lesht juve te pakenaqurve,kohe e humbur

      Përgjigjjuni
    2. Q
      Qytetari

      Si mund ti fitoj? I fiton se skane leke njerezit, i fiton kur cmimet e ushqimeve jane me te shtrejntat ne rajon, kur cmimet per apartament jane me te larta ne bote ne raport me te ardhurat, ku llumi dhe kriminelet vrasin, presin, qine dhe jetojne jeten qe e kane zili edhe me te pasurit ne ShBA. I plasi kari njerzve se eshte nongrata maloku, kur jeni kaq te korruptuar dhe e keni lene ne skamje vendin nuk te habit me asgje. Jo po te votojme pickellonjat e Edi Rames qe luften e kane me njera tjetren kush ben gojore me forte.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luani NDERSHEM me VERIUN O JUGOENVERISTE

        IA JEPNI JU PUSHTETIN HORRAVE TE SALIUT NESE AI JU PREMTON JUGOENVERISTEVE DHE KOPILEVE TE PUSHTIMEVE QE TE SHUAJE POLITIKISHT FAMILJET E MIRA TE VERIUT DHE QE TE MOS E BASHKOJE KURRE VERIUN. DMTH DO JETE SALIU ME CA BODIGARDE E NDERKOMBETARE TE KORRUPTUAR NGA NJERA ANE DHE GJITHE JUGU NGA ANA TJETER. DMTH VERIU SERUSH TE RRIJE I SUNDUAR VARFERUAR FYER E PERJASHTUAR. PO KAQ ESHTE LOJA E KETYRE GREKOTURKOENVERISTOJUGOREVE

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje