Altin Goxhaj jep dorëheqjen pas rezultatit të dobët në zgjedhje dhe akuzon PD-në: Më vodhën votat

16 Maj 2025, 17:38Politika TEMA
Altin Goxhaj jep dorëheqjen pas rezultatit të dobët në

Altin Goxhaj, kryetari i Aleancës Konservatore për Shqipërinë, ka shpallur dorëheqjen nga posti i tij pas rezultatit të dobët që partia e tij arriti në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 

Në një deklaratë të gjatë publike, Goxhaj shpjegoi se ndonëse zgjedhjet ishin zhvilluar nën një kontekst që ai e konsideroi si “pengmarrje nga Shteti-Parti i Rilindjes”, përgjegjësinë për dështimin e merr tërësisht mbi vete.

Sipas tij, objektivi elektoral ishte të arriheshin 10 mijë vota vetëm në qarkun e Tiranës, por deri tani janë numëruar 1,734 vota për partinë që ai drejton, ndërsa ende nuk është përfunduar numërimi i disa kutive dhe i votës së diasporës. 

Ai shprehet se, bazuar në llogaritjet e tij, votat e Aleancës Konservatore mund të arrijnë deri në rreth 3,000, një shifër sërish shumë më e ulët se pritshmëria dhe standardi minimal për të qëndruar në politikë aktive.

Në deklaratën e tij, Goxhaj lëshoi akuza të drejtpërdrejta ndaj Partisë Demokratike dhe drejtuesit të fushatës Belind Këlliçi, duke i cilësuar si përgjegjës për sabotimin e kandidatëve të listës së hapur në Tiranë. 

Ai nënvizoi se nuk u zhvillua asnjë tubim prezantues i kandidatëve, dhe asnjë informacion për listat nuk u publikua në kanalet zyrtare të PD-së, gjë që sipas tij e dënoi fushatën e tij me dështim të paralajmëruar. 

Goxhaj shtoi se ekzistonte edhe një urdhër i brendshëm në strukturat e PD-së për të mos votuar kandidaturën e tij për shkak të përkatësisë në një parti tjetër, duke e lënë kështu pa asnjë mbështetje reale nga koalicioni.

Duke iu referuar mënyrës së fushatës së tij, ai tha se për shkak të kohës së shkurtër dhe burimeve të kufizuara, kishte ndërtuar vetëm një fushatë informuese në rrjete sociale dhe media, pa organizuar takime apo aktivitete në terren. Ai përmendi se e gjithë fushata e tij u përbë nga disa podkaste, video, kartvizita të dhuruara dhe katër kapele.

Goxhaj theksoi se ka prova për manipulim në komisionet e numërimit, ku pretendon se janë humbur rreth 600–700 vota të partisë së tij, dhe ka paraqitur kërkesë në KQZ për të marrë në dorëzim pamjet filmike të qendrave të numërimit. Ai gjithashtu shprehu shpresë se vota e diasporës do të sjellë një rritje të rezultatit final të partisë.

Në përmbyllje të deklaratës, Altin Goxhaj i bëri thirrje Komitetit Drejtues të partisë që të mos japin dorëheqje, por të nisin një proces të gjerë riorganizimi gjatë verës, i cili do të kulmojë me thirrjen e Kuvendit Kombëtar në shtator 2025, ku do të zgjidhet drejtuesi i ri i Aleancës Konservatore për Shqipërinë dhe do të hartohet strategjia për zgjedhjet lokale të vitit 2027.

Pavarësisht largimit nga drejtimi i partisë, Goxhaj la të kuptohet se do të vijojë të jetë aktiv në jetën publike, siç ka bërë edhe më parë.

“Në këto 34 vite kam dhënë 17 herë dorëheqjen nga pozicione të ndryshme drejtuese, por kjo nuk më ka penguar të luaj një rol konkret dhe super aktiv në shoqëri dhe profesion,” shkruan ai në fund të deklaratës.

21 Komente

  1. M
    Mateo Shiroka

    Tashti u dhim fare

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jevgu

      O Tino Jan bo me jqr ktynve. Zbohesh dot as krytar i partis tate qr fare

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gaz

      Keep going!!! Nigel Farage has done the same!!!! Shtate here vidhit dhe nje here p…..

      Përgjigjjuni
      1. J
        J

        Ju o koqe jepni doreheqje dhe largoheni nga Sali haleja,por perkohesisht,mbasi perseri ktheheni te haleja e Saliut,duket ju pelqen era e qelbur e tij.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Miku i Babait

          Goxhaj, babain e ke pasur burrë të mirë, e kam njohur por, ti, që paske dhënë 17 herë dorëheqjen duket se nuk ke kokë për politikë. Më mirë lere fare dhe merru me diçka tjetër.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sali rrocka

            Lere mutin te vazhdoje se ju ka bo ves

            Përgjigjjuni
          2. b
            bilua

            O Altn trapi po po ta bente Bellua kete qe thua ti PD -ja do katandisej me 3000 votues.Kq idiot je qe se kupton luften per ekzistence.Je dhe çun tirone legen .

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aqifi

              Ngushellime, te roni vete. Mbas 4 viteve krijoni nje parti tjeter me emrin Mafuti. Keni per te marre me shume vota se sali muti. Ju pershendes dhe mbahuni fort zoti Altin, tek ju ka shprese rinia, rrofte Skiperia. Ah se harova, po te kesh nevoje per fonde me thuaj se e kam mik Xhorxhin dhe djalin e tij!

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vëzhguesi

                Aman mos jep dorëheqjen se na more në qafë. Ti je kokrra e idiotit, një debil i vërtetë.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Timi

                  Pse ça priste ky nga Saliu?!! Jeton në Shqipëri ky apo në Madagaskar?!

                  Përgjigjjuni
                  1. 1
                    1

                    Te pakten bere nje pune te hajrit

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Likja

                      Tere trapat jane mbledhur ne halene e Saliut e shajne njeri tjetrin per vjedhjet ne mes tyre . Po me forta u vje inat kur ju thote Rama qe jane CYRYKE nga trute e kokes , nuk ju punojne te gjitha kandelet ne rregull .

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Likja

                        Tere trapat jane mbledhur ne halene e Saliut e shajne njeri tjetrin per vjedhjet ne mes tyre . Po me forta u vje inat kur ju thote Rama qe jane CYRYKE nga trute e kokes , nuk ju punojne te gjitha kandelet ne rregull .

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Alma kurva e safetit

                          Mos mos mos. Na dhjeve fare! Mos se do filloje loja e do japin me rradhe doreheqjen gjuzi kalaja e nje tufe legjendash te tjera e cfare do behet me ne budallenjte e tjere? Kush do i mbroje te drejtat tona? Apo ja lini gjithe barren Saliut Mulit Balli pace pilafit? Bo bo cna gjeti cna gjeti.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Beni

                            Bravo

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Aron

                              hahahaha si ka mundesi? Saliu ka shkuar ne Bruksel per te akuzuar PS se i kane vjedh votat. Mire ta bene, a thua nuk i njihni.

                              Përgjigjjuni
                              1. H
                                Haka Tekizoti

                                Dhe fatkeqësia e dorëheqjes së Goxhajt i duhet Shqipërisë për të prekur fundin. Si s'iu ndanë hallet atdheut të Goxhajt. Goxha gabim po bën, po merr më qafë një popull të tërë. Kush do ta udhëheqë tani e tutje, vetëm Saliu?! Po lihet pa shokë të një klasi të tillë atdhetari i dërguar nga Serbia në emër të Zotit? Ftojmë Goxhajn të paktën të mos e bëjë të parevokueshme dorëheqjen se nuk shtyhet politika pa të.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Like Floriri dhe nga 313, por edhe Pa gru

                                  Sigurimi I Shtetit ishte nder me organet me te zeza te atij sistemi te zi. Por sigurimi kishte nje drejtues, qe ishte me I zi, se vete e zeza, si me pamje edhe ne Shpirti, I zi stere. Dhe ai quhej E.ver Goxhi. Fini mini shati pati, mut I biri, qelbes I jati.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tironci

                                    Sa njgjan Altini me Belon , mos jan cuna have?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. G
                                      Goxha frederik paska qene

                                      Edhe ti “Miku I babait” paske qene si I jati I ketija, more. Po c’burre i mire, more, po c’na gjeti!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Z
                                        Zaza

                                        O debil po si ka mundesi je kaq car l Cuni ver goxhes sekretar arshives sigurimit i ka dhone dosjen saliut.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje