Celibashi: Të nisë numërimi për votat e Greqisë, nuk janë gjetur parregullsi

16 Maj 2025, 15:43Politika TEMA
Celibashi: Të nisë numërimi për votat e Greqisë, nuk

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga diaspora shqiptare në Greqi.

Pas bllokimit të procesit prej orëve të vona të mbrëmjes së diel 11 maj, me kërkesë të PD-së të pranuar nga kryetari i KQZ dhe reagimeve të forta nga mazhoranca se po shkeljen ligji dhe Kodi Zgjedhor, sot Celibashi shpalli vendimin duke pranuar kërkesën për vijimin e numërimit.

Celibashi vlerësoi se nuk ka pasur asnjë kuti me probleme apo të kontestuar me prova dhe në këtë mënyrë i hapej ligjërisht rrugë numërimit të tyre, teksa vendimi hynte në fuqi menjëherë.

“Si grupet e vlerësimet e votave nga jashtë ashtu dhe komisionet kanë vetëm kompetencën e numërimit dhe jo vlerësimin e parregullsive. Kjo përgjegjësi është e KQZ ose e KAS dhe Kolegjit më pas.

KQZ i ka marrë të gjitha kutitë në dorëzim dhe asnjëra prej tyre nuk është përcaktuar si e parregullt. Për sa kohë janë caktuar të rregullta është detyrim ligjor si për grupet dhe komisionet për t’u vlerësuar dhe numëruar çdo votë nga jashtë.

Ata çmojnë si është një votë e caktuar sepse është detyrim i tyre. Këto bëjnë edhe tabulimin e rezultateve për çdo subjekt, kandidat e qark. Anëtarët kanë të drejtë të kontestojnë vota të caktuara dhe t’i shënojnë dhe nuk kanë asnjë tagër tjetër ligjor zgjedhor.

Nuk kanë as kompetencë proceduriale për të shqyrtuar ankesa apo kërkesa për procedurat dhe shkeljet. Ky vlerësim bëhet vetëm pasi të ketë përfunduar numërimi dhe tabulimi dhe më tej instancat përkatëse vlerësojnë nëse ka shkelje të kodit zgjedhor dhe të vlerësojnë masën e saj apo nëse ndikojnë në këto rezultate.

Në këto rrethana vendos vazhdimin dhe numërimin e të gjitha votave që kanë ardhur nga jashtë si tabulimin e rezultateve dhe të dhënave nga këto rezultate deri në fund. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, tha Celibashi.

8 Komente

  1. 1
    1997

    si perfundim vertetohet edhe 1 here qe PD eshte nje klan i specializuar ne shpifje e rrena!

    Përgjigjjuni
    1. S
      SPAK apo ASPAK ?

      SPAK duhet te meret me ty ...po arrestohet dikush qe fotografone votent ( qe duhet denuar) ndersa ti ke hyre tmeresisht ne sherbime te F.Nokes dhe Bufit te PD

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Doje te beje si i veshtire o Qelbash, por nuk mund te talleshe me votat e diaspores me te presekutuar qe kane votuar bindshem kundra kermes Sali.

        Përgjigjjuni
        1. k
          kxp

          PS te largoje menjehere nga KQZ Qelbashin grek.

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jurist jam vet

            Ky qelbësiri duhet fluturuar i pari. Pis burrë me sy përmbys. Se si është skraparlli ky lljaks nuk e di, nuk të jetë skraparlli kushedi me kë ee ka zën e ëma. Se si je jurist ti Çelibash dhe se si ke ndryshuar nga Celibashi i 2017?

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vlora

              Celibash si gjithë parardhsit e tu në këtë detyrë Nesër do jesh kandidat i pd

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vlora

                Celibash si gjithë parardhsit e tu në këtë detyrë Nesër do jesh kandidat i pd

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Selitasi

                  O celibash shiko gruan, që nuk ka frikë nga bur( ty) dhe s'ka turp nga fshati...

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje