Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, në fjalën e mbajtur gjatë seancës plenare të Komunitetit Politik Evropian, deklaroi se Evropa do të bëjë çdo gjë për ta sjellë Putinin në tryezën e negociatave me Ukrainën.
Von der Leyen u shpreh se Evropa sot është zgjuar dhe i ka sytë hapur, ndaj duhet të ndërtojë qëndresën e saj.
"Ajo ca perceptuam si rend botëror po kthehet si çrregullim botëror i nxitur nga qëllimet imperialiste të Putin. Sot Evropa është zgjuar, i ka sytë hapur, duhet të ndërtojmë këtë qëndresë tonën. Kemi mësuar të gjithë se kur ka kriza të mëdha se Evropa i jep përgjigje të mëdha. Evropa është bashkuar më shumë në këtë pikë kthese të historisë.
Nuk duhet të harrojmë se kjo është arsyeja se komuniteti politik është krijuar pët të mbështetur Ukrainën. Fakti që jemi të ulur me ju Zelensky është provë e bashkimit tonë të celiktë për të ruajtur sovranitetin e Ukrainës.
Gjatë rrugës shumica e anëtarëve të komunitetit politik kanë mbështetur sanksionet ndaj Rusisë. Ne jemi gati të bëjmë më shumë për ta sjellë Putinin në tryezën e negociatave me Ukrainën.
Për të qenë të qartë ne duam paqe. Sanksione ndaj Nord Stream 1 dhe 2, ulja e tavanit të çmimit të naftës. Pse duam paqen?
Jemi mbledhur në Tiranë për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët në një epokë begatie të përbashkët, nëse ja dalim të ndërtojmë me sukses këtë mirëqënie, ky është nxitësi për ndërtimin e paqes, ndërlidhja duhet tëjetë në krye të agjendës. Së shpejti do hedhim sytë nga Deti i zi", tha von der Leyen.
Ju keni nevoje per ne , jo e anasjellta... te braktisur nga Britaniket dhe Amerikanet keni nevoje per nje popull vital dhe te maturuar si ne, nese ne do liroheshim nga virusi qe na ka kaplluar ne parlament dhe ne jete te perditshme do te ishim menjeher vend me pesh dhe qendrim, nje dite do te jetojme ne Tiranen e lire me shpirt e tradite arberore dhe do behemi qender jo per Ballkanin por per kontinentin..vetem ne Arberi veteton jeta ne menyre spontane ne harmoni me natyren e eger dhe qe gjallon
...je ne Tirane per pushime me paret e shqiptareve dhe gamori global, mbetet dhi e zgjebosur..si erdhet ne Tirane, nga Kukesi apo me tren?!!!...lol?!....lol
Kane investuar shume ne Shqiperi e verteta duhet thene por keta jane bw errsir nga faktet ktu dhe nuk e dijne se parate w tyre kane shkuar tek zyrat e ministreshave dhe te bandave qe ato udhheqin , rruget me te shtrenjta ne rajon per km2
Nxirri komentet Mero gelbaza