Video virale e mbylljes së fushatës të PS, Braçe sqaron gjestin: U bezdisa nga kamera, jo nga fjalimi i Xhaçkës

16 Maj 2025, 14:20Politika TEMA
Video virale e mbylljes së fushatës të PS, Braçe sqaron

Deputeti socialist Erion Braçe, sqaroi gjestin e bërë gjatë fjalimit përmbyllës së fushatës së PS-së dhe që u bë virale në rrjet.

Braçe u shpreh se u bezdis nga kamera, operatori, teksa mohoi të jetë bezdisur nga fjalimi i Olta Xhaçkës, teksa thoshte “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

“Më erdhi kamera dhe nuk e doja. Nuk e doja fare vëmendje. Nuk u bezdisa nga fjalia ‘e duam Shqipërinë si gjithë Europa’.

E kisha me vëmendjen, nuk e doja. Kisha marrë vëmendje gjatë gjithë fushatës, nuk më duhej atë ditë.

Me Oltën kam folur vetëm dje, kishte një shqetësim me një procesverbal”, tha Braçe  në “Shqipëria Live”.

Në zgjedhjet parlamentare, Erion Braçe, siguroi një tjetër mandat deputeti.

 

Lini një Përgjigje