Votat e Greqisë, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

16 Maj 2025, 16:34Politika TEMA
Votat e Greqisë, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

Edhe Kolegji Zgjedhor i hapi dritën jeshile numërimit të votave të Greqisë, i cili vendosi të rrëzojë kërkesën e PD-së, duke lënë në fuqi vendimin e KAS.

Partia Demokratike nuk u paraqit sot në Kolegjin Zgjedhor ku kërkonte shfuqizimin e vendimit të KAS.

Përmes një emaili, përfaqësuesit e PD, njoftuan se nuk mund të paraqiteshin në gjykim, për shkak të bllokimit të rrugëve për llogari të Samitit.

Ndërkohë, më heret komsioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilrijan Celibashi mori vendimin për numërimin e votave nga Greqia me arsyetimin se “asnjë instancë tjetër zgjedhore, nuk ka kompetencë proceduriale për të shqyrtuar kërkesa për parregullsi të mundshme të procesit zgjedhore”.

Sipas tij, kjo bëhet vetëm pasi të ketë përfunduar numërimi dhje tabulimi i rezultatit.

Lini një Përgjigje