“Ambasadës shqiptare i vunë zjarrin” - Ish-shefi i Shërbimit Sekret tregon prapaskenat me ligjin e luftës: Çfarë ndodhi kur Papandreu tentoi ta abrogonte

20 Korrik 2024, 17:17Politika TEMA
“Ambasadës shqiptare i vunë zjarrin” - Ish-shefi i

Ish-shefi i Shërbimeve sekrete dhe diplomati i njohur, Irakli Koçollari tregon në “Top Talk” me Juli Xhokaxhi në Top Channel ngjarjet intensive të vitit 1987 për abrogimin e ligjit të luftës nga Greqia.

Ai thotë se Papandreu, kryeministri i kohës, tentoi ta abrogonte atë, por u përball me valën e fortë të reagimit qytetar, të nxitur përmes ekstremit të djathtë.

Koçollari flet edhe për djegien e ambasadës shqiptare në Athinë dhe reagimin e Tiranës zyrtare.

Irakli Koçollari: Në vitin 1987 kam qenë diplomat në Athinë. Në atë kohë është bërë një përpjekje shumë intensive që Greqia ta hiqte ligjin e luftës. Në 1981-82 sa kishin ndodhur ngjarjet në Kosovë. Ne nuk kemi pasur genocide të atyre përmasave sa ka pasur popullsia shqiptare në veri.

Kryeministri i Greqisë në atë ka qenë i majti Papandreu. Ai ishte më mendjendritur. E majta greke ka qenë më e qartë në raport me Shqipërinë.

Edhe brenda të djathtës greke nuk pajtohen. Atë kohë, pra në 1987, Papandreu mori iniciativën e madhe për të abroguar ligjin e luftës dhe duke ditur që do kishte reagim nga djathta dhe nuk do pranohej, ata bënë kalkulimet e tyre.

Dekreti në atë kohë për shpalljen e ligjit të luftës ishte dekret mbretëror, pra jo vendim parlamenti. Juristët atëherë gjykuan që nëse do kalonte në Parlament nuk përputhej plotësisht dhe menduan që në Parlament edhe mund të mos e kalonin dot për shkak të numrave.

Në atë kohë u përgatit opinioni nga e djathta ekstreme dhe u mbushën rrugët e Athinës me shkrime anti-shqiptare. Në atë kohë bënë veprime barbare edhe ndaj ambasadës shqiptare atje, i vunë zjarrin. Shumë gjëra nuk janë thënë, për të ruajtur një statuquo pacifiste të marrëdhënieve të ngrohta mes dy vendeve, duke parë se çfarë përpjekjesh bënte qeveria e asaj kohe.

Pala jonë dërgoi mesazhe jo publike, për të mos e vënë palën greke mes dy zjarreve. Ata e përpiluan ligjin, e njoftuan palën tonë që e kemi abroguar me vendim të Këshillit të Ministrave, por nuk u shpall në Fletoren Zyrtare, çka do të thotë që mbeti e padeklaruar si e tillë juridikisht.

8 Komente

  1. G
    Greket Armiqte histerike te perjetshem

    Rrespekt i Nderuar Patriot Shqiptare I.Kocollari. Eshte shume Pozitive ,qe te tregoheet e flitet mbi gjithe Historine e Maredheenjeve mee Greqine , qe Opinioni te kuptoje mir gjithcka dhe intitutet perkatese te Orgaizoje Seminare ku te alizojne gjithcka . Kush kan qen e kush eeshte ala sot Politika Greke vs Shqiperise dhe cilat jane gabimet e qendrimet tona, si Shtet e Politike sot e cila duhet te jet Stradegjia ,per te ardhmen # ne me pasivitetin e mos Organizimin e mos tee qenit Mobil vs Realitetit rrezikojme gjithcka .a

    Përgjigjjuni
    1. h
      himarjoti

      Kam sh respekt per zotin Koçollari, por historite e ligjit te luftes me Athinen jane bere tani legjenda , greket jane rrace primitive dhe pretendojne se jane ne EU, shqipetaret duhet te jene te kujdesshem dhe vigjilente se historia perseritet me te njenjtet akrore por skenare te moderuar ne takime sallonesh dhe mitingje internacionale ................

      Përgjigjjuni
      1. P
        Per korrektesë

        Respekte, Himarjoti. Se na e bënë Himarën sikur eshte e mbushur me grekër. Ne fakt, ata nuk jane grekër. Jane grekofonë 300 eurosh. Kane qejf të flasin greqisht, sepse perfitojne 300 euro rrogë. Per shembull. Si na doli Fredi Bejleri.minoritar? Ku ka minoritarë ne Progonat? Por artikulli tregon edhe nje gjë tjeter. Qe edhe populli grek eshte popull bastard. Ç'ne te kishte demonstrime antishqipetare ne Athine ne vitin 1987? Ndyresirat turkoarabe kishin frike nga arvanitet dhe çamët. Se ndryshe nuk ka shpjegim tjetër.

        Përgjigjjuni
      2. a
        astrit

        Ligji i luftes eshte produkt i tezes per Vorio-Epirin. Po nuk u bene publike pretendimet absurde greke per Vorio-epirin dhe kalvarin e gjate qe kane kaluar qeverite shqiptare qysh nga viti 1912 per tu perballur me presionin grek i cili ne shume raste kishte dhe perkrahjen e segmenteve te fuqishme te fuqive te medha Europiane e ne SHBA Greqia nuk do ta heq ligjin e luftes sepse e tille eshte mendesia e deshira greke. Keshtu qe hapni arkivat e beni publike luften e nendheshme midis Greqise e Shqiperise qe te pakten ne Shqiperi te jene te pergaditur e vetedijshem per raportet reale te Shqiperise me Greqine.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vezhguesi

          Ne krye te se djathtes greke ne ate kohe ka qene Micotaqis (babai i ketij Micotaqis-it te sotem). Qeveria jone e stome i ka ngritur bust ne Dropull. Ec e merre vesh arsyen e mosarsyes...Per dijeni si Papandreu (i vjetri qe e abrogoi ligjin) and Micotaqis kane qene te dy Arvanite...Ec e merre vesh kush e ben vertet politiken ne Greqi. Ambasada nuk u dogj me 1987 por ne 1984 pothuajse nje vite para se te vdiste E. Hoxha. Nuk pati incidente me personelin, sepse per hir te se vertetes policia greke arriti te shmange nje tragjedi me te madhe. Papandreu (i vjetri) ishte ne fuqi ne ate kohe...Keshtu kane shkuar marrdhniet tone me Greqine dhe keshtu kane per te shkuar, me shume zigzage. Edhe sikur te doje qeveria e sotme te heqe Ligjin e Luftes (dhe nja 20 akte te tjera nenligjore), eshte shume e veshtire sepse opinioni publik eshte i ndare dhe qarqet antishqiptare jane shume aktive edhe sot pas 40 vjetesh nga tentativa per te hqeur Ligjin e famshem..

          Përgjigjjuni
          1. T
            Troja

            Po pse ta heqin Ligjin e Luftes , ata ashtu jane , na urrejne . Pra le ta mbajne , qe te jete e qarte se kush jane . Jane Armiqte tane , qe punojne perdite si e si te na demtojne , duke shpenzuar nga buxheti I tyre milione euro cdo vit . Problemi eshte si te sillemi ne me nje vend armiqsor ?! Ndersa ne I ngrejme buste , turp I madh !!! A do vijd ndonjehere ajo dite te kemi nje kryeminister patriot ??!

            Përgjigjjuni
            1. Moza

              Irakliu nuk ka qe ne kurre shef i sherbimit intligje t shqipetar. Duhet te je ni te sakte per keto shkrime

              Përgjigjjuni
              1. Moza

                Kocollari nuk ka qene kurre shefi i inteligjences Shqipetare Duhet te jeni te kujdeseshe. per keto etiketime

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje