Pa u rikthyer ende në burgun e Fierit ku do të duhet të kaloj në qeli muajt e mbetur nga dënimi me dy vite burg për akuzën e "korrupsionit në zgjedhje", Alfred Beleri ka bërë lëvizjen e radhës për të fituar lirinë.
Europarlamentari më i ri grek i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Fierit duke kërkuar lirim me kusht.
Seanca e parë për të shqyrtuar këtë kërkesë të Belerit është realizuar në 17 korrik, por është shtyrë për shkak të mungesës së juristit të burgut të Fierit. Ky i fundit nuk është paraqitur në gjyq edhe pse ka pasur dijeni për orën dhe datën e gjyqit.
Referuar edhe kohës së paraburgimit, Belerit i kanë mbetur edhe rreth 2.5 muaj burg nga masa e dënimit, ndërsa aktualisht ndodhet jashtë hekurave të qelisë duke shfrytëzuar lejen 5 ditore të dhënë nga Komisioni i posaçëm në Drejtorinë e Burgjeve.
Leja në fjalë iu akordua ish-kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës pas kërkesës së palës mbrojtëse për t’i dhënë mundësinë që të betohej më 16 korrik në Parlamentin Europian si eurodeputet nga radhët e partisë qeverisëse greke, “Demokracia e Re”.
Fredi Beleri përfitoi lejen pasi dënimi për të ka marrë formë të prerë dhe ai ka kryer më shumë se 5/6 e masës së dënimit të caktuar. Kështu për Belerin nuk kishte asnjë pengesë ligjore për të marrë lejen që i lejoi të ishte i pranishëm në sesionin parlamentar që nisi në Strasburg më 15 korrik dhe përfundon ditën e nesërme.
Lejen ja dha lideri global
Po e sakte. Leje nga Edvin Rama shkon shume larg. Grekqkirat e shqipfolsit do vjellin vrete tani pa permendur strumbullarin Global…. Lol
Mara e shikoj qe je liberta,dove est la tua casa ? !
A u betua ne Strasburgo Fredi Bejleri?Jo,Pra pala mbrojtese Ka genjyer.Akishte leje Fredi Bejleri per me Athine?Jo,Pra Ka abuzuar me lejen e dhene.Ne keto kushte,a duhet te ndryshoje Masa ? Sigurisht ,e nemdos gjukata,por mendimin im eshte Jo,ta beje denimin deri ne minuten e fundit.
Pertej asaj cfare perfaqeson Beleri ,per shijet e mia komplet i papershtatshem,po ska fluturim direkt nga Tirana ne Strasburg or mik si te shkonte ne kembe?
o i qifte kina varrezat e fisit, ketij dhe anastasit me vangop dulen
Për në parlamentin evropian nuk ka rregullus të betimit të mandatit, pasi kjo bëhet automatikisht në momentin e daljes së rezultatit në vendin që ēshtë zhvilluar zgjedhja.
Hajde te qerrohet plehra, mos tja shohim me ate surratin si saç
Ballkan hesapi.....nje kriminel behet eurodeputet......hahahahahaha....vari kkkk.......
Surrati i tij nuk flet per shqipetare…nuk e di kujt sorollopi i perket ky rob..
Problemi Beleri do t’i kete pasojat akoma me te renda per Shqipetaret, qeveria me lirimin e tij dhe kandidaturen tjeter ne Himare nga opozita nje revenshist akoma me i avancuar do t’i thelloje marredheniet “e shkelqyera “ ne kurriz te Shqiperise, Greqia u jep edhe tekstet qe flasin publikesht zyrtaret shqipetere duke ne lene goje hapur me marredheniet e “shkelqyera” midis qeverive, ndoshta shegertat shqipetare kane filluar te pijne qumesht ne stanet greke….. Ky eshte karafili Rame me zi se Berisha….
Beleri do bënë si të don kur Shqipëria nuk ka shtet e aq më pakë SHISH.Sherbimet e huaja livadhisin nëpër Shqipëri si në bahçe të babait e Sherbimin Shqiptar e udhëheq një sorra nga Kosova,thjesht për inat të Albinit,se këtë e ka shkarkuar Albini si të dyshimt.Si nuk e shofin shqiptaret se ç'u nënë sherbimet e huaja me turizmin.A do e përsërisin 1997?Le të merret Edi Rama me "hallet"e Vuçiqit.

O. arat e Temes çfare është ky betimi që do bente ne Parlamentin europian para kujt. Ishte thjeshtë një intrige e grekut Micotaqi Parlament europian nuk ka betim. Mos shkruani karlliqe . Beleri do i bëjë ditë një më nje dhe i përfundon dënimi me 19 Tetor.