Vendimi i Apelit për vulën e PD, Basha: Skandaloze, do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë

19 Korrik 2024, 19:00Politika TEMA
Vendimi i Apelit për vulën e PD, Basha: Skandaloze, do bëjmë

Pavarësisht se Gjykata e Apelit i dha vulën e PD-së Sali Berishës më 11 qershor të këtij viti, duket se Lulzim Basha nuk e ka ndërmend të heqë dorë.

Basha shkruan në Facebook se do bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë për këtë vendim të cilin e cilëson “skandaloz”.

“Zbardhja e vendimit skandaloz të 11 qershorit, i hapë rrugë rekursit tonë të menjëhershëm në Gjykatë të Lartë. Ne nuk e pranojmë padrejtësinë, Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.

Në vendimin e zbardhur ditën e sotme, Gjykata e Apelit konstaton se ankimi i kryer nga Enkeled Alibeaj ishte i pavlefshëm pasi ai ka firmosur si kryetar i PD.

Duke marrë parasysh datat, autorizimi që Basha i ka dhënë Alibeajt për të drejtuar partinë nuk ka vlerë juridike pas dorëheqjes së tij. Rrjedhimisht, trupa gjykuese ka vlerësuar të arsyeshme të legjitimojë Sali Berishën si kryetar të forcës opozitare

“Me dorëheqjen publike të z.Lulzim Basha në datën 21.03.2022 autorizimi i lëshuar nga ky i fundit për z. Alibeaj ka mbaruar juridikisht dhe nuk ka qenë më i aftë të prodhojë asnjë pasojë juridike. Autorizimi i z.Lulzim Basha i datës 15.09.2021 nuk kishte më vlerë juridike pas datës 21.03.2022, pas dorëheqjes së tij publike. Gjykata e apelit vlerëson se z. Alibeaj nuk ka pasur legjitimim procedural në përfaqësimin e ankuesit PDSH në gjykim dhe në paraqitjen dhe nënshkrimin e aktit “Ankim”, thotë Gjykata.

Verdikti i Gjykatës së Apelit erdhi pas afro 3 vitesh zvarritje. PD më në fund ka një kryetar legjitim dhe ai është ish-kryeministri Sali Berisha, i cili aktualisht ndodhet në “arrest në shtëpi”. Megjithatë kjo se ka ndaluar atë të jetë aktiv në politikë, njëjtë si para caktimit të masës së sigurimit.

5 Komente

  1. N
    Neri

    E lagu se lagu.Kur e pate ne dore per te diskretituar Sali Berishen nuk e bere kur amerikani te dergoi biografine per non grata Do te mbaje burrerine ti ,duke mbajtur sekrete.Tani ha qafen e pates.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Hajgare e Lluq Bashes. Do bej rekurs, kur ky vete nuk ishte regjistruar per kete ceshtje dhe ia la vete Saliut. Ik o bythqir.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vlora

        Aron e Neri keni emrat te bukur dhe me siguri jeni generate e re . Nuk ju Bej fare fajtor , sepse inercionit askush nuk I shmanget dot . Edhe pse te rinj , ende Tek ju nuk ngjit gjuha e cliruar disi nga leksiku I vrazhde , nga intonacionet bubulluese , kategorike .... Ligjerimi I LB dhe I te ngjashmeve te tij , nuk I Kane keto ngjyra . Te tilat I gjen te SB , IM , ER , Tek trekendeshit Bermudes qe Po ia thellon gropen ketij vendi perdite e me shume .

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mbaroi loja , Luli !

          Loja mbaroi Luli , sipas detyrave që t’ë dha Baca , j’a këtheve edhe KULLËN edhe VULËN dhe partnerëve EUROATLANTIKË j’u the që KULLA dhe VULA s’më bënë punë , partinë e ka pronë Baca .

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pse

            ...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje