SPAK heton 21 Janarin, Artan Hoxha: I gjithë zinxhiri, që nga Berisha, do të bëjnë "paradë" atje! U vranë njerëz me duar në xhepa!

19 Korrik 2024, 19:09Politika TEMA
SPAK heton 21 Janarin, Artan Hoxha: I gjithë zinxhiri, që nga Berisha,

Artan Hoxha ka folur për hetimin e 21 Janarit, i cili tashmë ka nisur nga prokurori i SPAK, pas vendimit të Gjykatës së Lartë. 

Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", tha se do të pyeten të gjithë personat e përfshirë, nga Sali Berisha dhe i gjithë zinxhiri i shtetit. 

"Çështja e 21 janarit. Mendoj se Berisha nuk mund të shkonte për atë që e kanë çuar për dosjen Partizani, por për 21 Janarin. 

Në rasti konkret, ishte çështja që pse duhej të pritej vendimi i Strasburgut dhe pastaj GJL që te detyrohej SPAK të merrte këtë çështje nën hetim? Kemi humbur 2 vjet. Prokuroria e Tiranë nuk bëri dot asgjë.

Ne do të kemi mundësi që zinxhiri komandues i shtetit, të bëjë një paradë atje dhe të dëshmojnë. Bamir Topi ka shkruar libër, Ina Rama ka dhënë invervistë. Basha ka dhënë deklarime. Llalla është në kërkim. Të gjithë këto, Berisha ka mbajtur qëndrim publik. SPAK është detyruar të regjistrojë çështjen. Është bërë nga familjarët, për shkak të regjistrimit që doli.

Tregon se vrasjet janë bërë me urdhër, jo nga pakujdesia. Zjarri është hapur me urdhër dhe pastaj është dhënë urdhri ndaloni. Perdja e zjarrit është 7 sekonda sepse ndryshe do të bëhej hataja.

Ka patur tre hetime, një hetim me vendimin e famshëm që u dënuan për vrasje nga pakujdesia, dënim qesharak. Një tjetër, po hetohej kush i prishi provat. Erdhi Llalla, prokurori që hetonte këtë, e mori nga prokuror i thjeshtë e çon prokuror rrethi në Vlorë, e ngriti në detyrë dhe u sabotuan hetimet. 

SPAK është i detyruar ta marrë edhe këtë. Është i detyruar. Ka patur dosje të tretë për këtë çështje. Berisha doli para Komisionin Parlamentar, që mos shkonte në Prokurori, nuk do dalë më të dëshmojë para Halimit, por do dëshmojë atje. Basha doli dhe tha nuk di gjë, vetë nuk kam dhënë urdhër, të tjerët nuk di gjë. Kjo do të hajë kohë. E pashë shqetësimin e opozitës, sulmoi menjëherë prokurorin. Kur e ndjen këtë do të thotë që mund të dënohen.

Atje ka dëshmorë, janë vrarë njerëz përtej bulevardit me duar në xhepa. Përgëzoj familjarët sepse kanë luftuar shumë për këtë çështje. Ata do të shkojnë të hënën në SPAK. Besoj se këtë rradhë SPAK do ti thërrasë të gjithë ata që kanë qenë përgjegjësit e 21 janarit", tha Hoxha. 

3 Komente

  1. B
    Bureto

    T'i thërrasë, dhe do t'i thërrasë! Për këtë nuk ka asnjeri dyshim. Problemi është tek serioziteti, përgjegjshmëria dhe shpejtësia e hetimit. Provat janë, sa në dosje, po aq dhe nëpërmjet dëshmive të disave që lidhen direkt me atë tragjedi (krim shtetëror) dhe prej 13 vjetëve nuk janë marrë, sepse prokurororët nuk ka dashur t'i marrin. Për shembull: A është pyetur Hysni Burgaj, ish drejtori i Përgthshëm i Policisë, se ku e gjeti ai kurajon për të mos ekzekutuar flet arrestimet e lëshuara nga prokurori qysh në atë moment? Nuk besoj se e ka bërë nga koka e vet, përbdryshe duhet të ketë qenë i çmendur?! Po qé kështu prokurori i çështjes duhet të arrestojë atë të parin. Nëse për hatër të urdhërdhënësit (dy mund të jenë, ose Basha si eprori direkt i tij, ose vetë Berisha), do të bëjë burg, le ta bëjë! Minimalisht ai akt, si i paprecedentë në gjithë analet botërore përjashtuar diktaturat, është shpërdorim i rëndë detyre. Ka dhe të tjerë raste si ky dhe rrugës do dalin dhe të tjerë që dinë dhe mund të dëshmojnë nëse thëriten nga SPAK-u. Unë si qytetar një thirrje kam për të: Keni rast të hyni më histori, por mos e zhgënjeni këtë popull që ju beson si Perëndi (shpëtimtar). Në të kundërt zhgënjimi do jetë i madh dhe bjerrja përfundimtare nga besimi tek drejtësia do jetë fatal për fatet e demokracisë, e cila quhet e tillë, sepse mbështetet në dy shtylla themelore: Lirinë dhe Drejtësinë!

    Përgjigjjuni
    1. Artan Hoxha, Sali Berisha me kompani Kane rrenje te thella.Spaku, BKH, gjkk etjera nuk guxojnë t'a prekin, prandaj Berisha u ben karshillëk. Nuk i dridhet qerpiku se ka eksperience 25 vjeçare si komunist i vendosur i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alise.

      Përgjigjjuni
      1. Artan Hoxha, Sali Berisha me kompani Kane rrenje te thella.Spaku, BKH, gjkk etjera nuk guxojnë t'a prekin, prandaj Berisha u ben karshillëk. Nuk i dridhet qerpiku se ka eksperience 25 vjeçare si komunist i vendosur i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alise.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje