Zgjedhjet në Himarë/ 23 mijë e 74 qytetarë me të drejtë vote, KQZ miraton numrin e fletëve të votimit

20 Korrik 2024, 14:50Politika TEMA
Zgjedhjet në Himarë/ 23 mijë e 74 qytetarë me të

Në zgjedhjet e 4 gushtit për bashkinë e Himarës do të kenë të drejtën e votës 23 mijë e 74 zgjedhës, sipas listës së përpiluar nga Drejtoria e Përgjithshme e gjendjes civile.


Nisur nga ky numër i himariotëve me të drejtë vote, KQZ miratoi këtë të shtunë edhe numrin e fletëve të votimit, që do të jenë 2% më shumë sesa numri i zgjedhësve dhe do të jenë 36 Qendra Votimi.

Zgjedhjet e 4 gushtit po zhvillohen nën klimën e përplasjeve mes opozitës dhe maxhorancës për shkak të heqjes së mandatit të Fredi Belerit.

Në garë janë Vangjel Tavo i PS dhe Petro Gjikuria i opozitës që ka premtuar të çojë para axhendën e Belerit.

 

1 Komente

  1. R
    Realisti Real

    Gjikuria të kthehet mbrapsh në USA dhe të vazhdojë ti shërbej Megalloideas. Himara e Shqiptarve siç ka qenë gjithmonë

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje