Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

14 Maj 2026, 00:07Politika TEMA
Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është

Nicholas Abbott ka deklaruar se çështja e “non gratës” për liderin e opozitës Sali Berisha në Mbretërinë e Bashkuar mbetet në fuqi, duke theksuar se ajo nuk është një çështje politike, por ligjore.

Në një intervistë për emisionin “Off The Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, ambasadori i Britanisë së Madhe u shpreh se statusi aktual mund të ndryshojë vetëm në rast të një sfide ligjore.

A është "non grata" një çështje e mbyllur përfundimisht?

“Në Mbretërinë e Bashkuar një çështje e tillë nuk është politike, është një çështje ligjore. Pra, për sa më përket mua, vetëm nëqoftëse mund të ketë ndonjë sfidë ligjore, do të mbetet si e tillë”, deklaroi ambasadori britanik.

I pyetur nëse mund të ketë rishikime apo masa të ngjashme për politikanë të tjerë shqiptarë, Abbott dha një përgjigje më diplomatike.

“Është një pyetje që shpesh më bëhet dhe nuk e di çfarë përgjigje të jap”, tha ai.

Gjatë intervistës, ambasadori britanik u pyet nëse i dëgjon shqetësimet e opozitës dhe për raportet me Partinë Demokratike.

"Opozita në Parlament dhe partitë opozitare kanë një rol kyç për të luajtur. Në sistemin tonë flasim për opozitën besnike Opozita duhet të jetë aty për të sfiduar qeverinë, politikat e saj, dhe të sfiduar propozimet e qeverisë dhe ofrojë opsione dhe vendosur pikëpyetje. Sfida këtu shpesh herë është se opozita beson se është aty veç të bllokojë. Kjo nuk ndihmon. Ajo që Shqipëria ka nevojë është një opozitë që duhet të angazhohet dhe të ofrojë alternativa", tha ambasadori për Off The Record me Andrea Dangllin, ku shtoi se ka zgjedhur të takojë vetëm deputetë të rinj tek të cilët e sheh të ardhmen. 

Sa i përket sjelljes së klasës politike shqiptare, ambasadori britanik theksoi: “Mendoj se shqetësimi im më i madh do të ishte që ndjesia ime është që shpeshherë klasa politike kapet me të kaluarën. Ata besojnë se politika mund të luhet sikundër ka qenë në të kaluarën. Vetë klasa politike është shumë e kapur në Shqipëri dhe që realiteti i botës ku jetojmë është që gjithnjë e më shumë problemet që na prekin janë përtej asaj çfarë ne shohim me sy”

Intervista e ambasadorit britanik vjen në një moment kur debati për raportet e politikës shqiptare me partnerët perëndimorë, çështjen e “non gratave” dhe të ardhmen e opozitës vijon të mbetet pjesë e fortë e diskutimit publik në vend.

15 Komente

  1. S
    Sotiri

    E pse qenka politike z.ambasador? Nuk qenka e vërtetë dhe e mbeshtetur mbi prova? Futja kot qenka. Topi është i imi, penalltine do ta gjuaj vetë!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dordomuzi

      Nuk eshte politike thote o gomar eshte ligjore !!!

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        O sotiraq , mos ke mësuar abetaeen me dokt. Nokun ?

        Përgjigjjuni
        1. m
          mirel

          Sotiri, lexoje edhe nje here apo dy qe ta kuptosh me mire.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lemja

            Ligjore tregon qe eshte denuar si kriminel saliu o sotir leshi

            Përgjigjjuni
            1. A
              Analfabet

              O koqe eshte ligjore thote mor.

              Përgjigjjuni
            2. M
              M16

              Lidhje me grupet kriminale te kokaines Po dihet brecani kulici dezdari martini capja copja te berishes ishin

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pani

                Shume mire qe berisha eshte non grata dhe falenderojme per kete. Por te mos harrojme qe po aq te zeza e mos me keq ka bere dhe vazhdon te beje dhe rama me kompani

                Përgjigjjuni
                1. s
                  saliu duhet te shpallet terrorist

                  Kur BE do e shpall nongrata kete familje kriminale e hajdute

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bashkimi për drejtësi

                    Ambasadore, p,as këtyre deklaratave për Shqipërinë dhe Kosovës me anësimi të theksuar mund të thamë vetëm AMBASDORE GO HOME

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Ish kriminelet akoma jane gjalle !

                      Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore ! E lexojne Analystet dhe Gazetaret lepires-servike-frikacake-Idiote dhe Mediat dembele ipokrite ! Se si eshte e verteta e penecilines kryekrimineli qe vrau - shkateroi de vodhi secilin shqiptare....

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Këmbanat e mortit

                        Shumë e rëndë për Shqipërinë, për figurën e burr shtetasit , për aftësitë tona shtet formuese, për drejtësinë shqiptare. Do të thotë që politikisht Sali Berisha nuk përfaqson asgjë për Mbretërinë e Bashkuar. Për t'a është thjeshtë një horr dhe hajdut, me të cilin duhet të merret vetëm ligji dhe jo diplomacia dhe politika.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Koli

                          Sikurse Toni Blair ( kelysh i Alex Soros) edhe kete birbo e kntrolloni dhe do gjeni o miliona o leje kullash pas. Keta pisa vijne te zhbatin dhe Berisha iu prish planet.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Trapajani

                            Diarreja cfar mendimi ka,,,,

                            Përgjigjjuni
                            1. Z
                              Zaza

                              Thjesht saliu eshte nje kriminel per londren

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje