Ambasadorja e SHBA: Shmangni investimet që paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare

20 Nëntor 2024, 22:28Politika TEMA
Ambasadorja e SHBA: Shmangni investimet që paraqesin rrezik për

E ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn mori pjesë sot në një aktivitet të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Në fjalën e saj në këtë aktivitet, VanHorn tha se “jemi shumë mbështetës për angazhimin në politika jetike për përparimin dhe shkojnë në thelb të prioriteteve të SHBA, që është krijimi i kushteve të barabarta të lojës për të gjitha bizneset”.

“Kjo është diçka që e dëgjoj nga të gjitha kompanitë amerikane të interesuara të vijnë këtu dhe nga ju e amerikanët që vini këtu për turizëm apo të tillë që duan të vijnë për kompanitë e tyre”, tha VanHorn.

Ambasadorja VanHorn u shpreh se “sot kam pasur takimet me institucionet e drejtësisë. Duhet të jeni shumë krenarë për integritetin dhe pavarësinë që këto institucione të drejtësisë janë duke vepruar”.

“Ne amerikanët jemi të drejtpërdrejtë dhe duam të jemi të sinqertë. Mbeten ende sfida. Do të vijojmë të dëgjojmë shqetësim tuaja, e do të vijojmë të punojnë me dhomën amerikane në mënyrë që të ngrenë diskutimin në mënyrë efektive me zyrtarët e qeverisë.

Ka disa gjëra që Dhoma Amerikane e Tregtisë ka punuar si legjislacioni për Dhomën Ekonomike, Lufta kundër Informalitetit, çështjet e pronësisë janë shumë reale, si dhe rritja e transparencës për taksapaguesit”, nënvizoi VanHorn.

Më tej VanHorn tha se “premtoj se do të punoj krah për krah me ju për të promovuar një klimë të mirë biznesi për kompanitë shqiptare dhe amerikane.

Ndërsa shikojmë drejt krijimit të kësaj klime të mirë biznesi, duhet të kemi parasysh disa prej rreziqeve të investimeve potencialisht problematike. Kjo është arsye pse ambasada mbështet fuqimisht legjislacionin e shqyrtimit të investimeve, të cilat janë në përputhje me udhëzimet e BE-së”.

“Ne besojmë që është thelbësore të shmangen investimet që nuk janë në përputhje me prioritetet shqiptare ose më keq mund të paraqesin rreziqet për sigurinë kombëtare gjatë rrugës.

Shpresoj që ju si shtylla të komunitetit të biznesit do të nxisni Shqipërinë t’i bashkohet  vendeve të BE-së që kanë miratuar legjislacione për shqyrtim ose verifikimin e investimeve”, theksoi VanHorn.

10 Komente

  1. .
    ....

    Zonja Ambasadore, gjenë Dhomën Amerikane të Tregëtisë për t'i dhënë sinjale qeverisë dhe Kryeministrit Rama; pra, i bie dritares që të dëgjojë dera. Duket janë informuar për ndonjë pazar të këtij fyellit tonë gjatë takimeve për klimën në Azerbajxhan me Llukashenkon a ndonjë tjetër nga stani i Putinit.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Bravo.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eri

        Ambasadorja e syve qe te plasin, ndryshoje titullin torrollak.

        Përgjigjjuni
        1. a
          afrimi

          BRAVO, por kujt i thua ?

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Ne radhe te pare Ajo nuk eshte ambasadore ashtu sic e quani ju. Pastaj thirrja eshte per te mos rene ne gropa qe vendos pushteti qeverises qe te mos investoni sic ishte rasti i Gonit te FBI.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Idlir

              Per ke ka fjalen per Sazanin apo prishjen e brigjeve te jugut?

              Përgjigjjuni
              1. F
                Franku

                Cthote kjo budallacka , ku jane kompanite amerikane qe investojne dhe ne nuk i dim ?? Apo sdi cte thote te justifikoj rogen dhe keput brockulla ..lena moj zonj ne hallet tona

                Përgjigjjuni
                1. .
                  ...

                  Kompanitë nuk janë, por "Dhomat" .... ekzistojnë, si kudo!

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Franku

                    Njerezit kane nevoj per investime konkrete qe krijojne fronte pune , dhe jo per dhoma perfaqesie te kontaktit me sipermaresit nese ata bien dakort te investojne …..dhomat nuk zgjidhin asgje …thjesht jane ndermjetese …te tilla ka si kerpudha kudo ….nejse ju keni mendimin tuaj …

                    Përgjigjjuni
                2. T
                  Trapajane hesapi

                  Sigurisht,nuk eshte ambasadore me TITULL,por...eshte ngarkuara me detyren " governatore e perkoheshme e SHaBAnit per Shqiperine".Kompani amerikane investimesh? E CNA duhen?Ne kemi nevoje per bazat e NATO-s.Ne prag lufte duhen investime ushtarake,blerje armesh,.Duke armatosura njerezit i angazhon ne Pune.Pra do te kemi nje punesim masiv.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje