Nga Alba Malltezi
Tirana më në fund njohu dhe pati një Ambasadore. Po! Me A të madhe. Një grua që nuk ishte thjeshtë ambasadorja e radhës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, por në të vërtetë u bë Ambasadorja e shqiptarëve.
Të shkruash për Yuri Kim pas përshëndetjes “diplomatikisht skandaloze” të kryeministrit Edi Rama, nuk është e lehtë, por thjeshtësia e mendimit, ndoshta, ka vendin e vet shqiptarçe kur një mikeje që u përpoq kaq shumë e me kaq përkushtim dhe pasion, i duhet thënë Mirupafshim dhe Mirësetëvish kurdoherë në Shqipëri!
Yuri Kim la gjurmët e punës së vet të jashtëzakonshme në Tiranë jo vetëm si diplomate, por edhe si grua që nuk frikësohet, as tkurret, as sprapset dhe as trasformohet kur më i frikshmi i burrave dhe më të dhunshmit e fjalës iu qepën nga pas.
Ambasadorja Yuri Kim bëri atë që çdonjëri prej nesh duhet ta ketë në mëndje dhe në fokus kur merr një detyrë: Bëri punën e caktuar! Dhe kjo nuk është një gjë e lehtë, e thjeshtë, e zakonshme për këdo. Të bësh punën dhe detyrën e caktuar duke qëndruar në fokus dhe e palëkundur ndaj të gjitha stuhive që të sulmojnë, është talent dhe dhunti e të paktëve. Janë pikërisht këta të pakët që kudo që të qëllojnë në botë, gjërat i përmirësojnë.
Ambasadorja Yuri Kim pretendoi në Shqipëri të tjera standarte, sidomos për rrugëtimin e Drejtësisë. U lodh që shqiptarët të shihnin me sytë e tyre të parat rezultate, si për të treguar dritën e një ylli e për të mësuar se po të duam, mund të dalim nga shpella e Platonit të gjithë së bashku, nëse duam, duke kuptuar se bota që njihnim nuk ishin ato hijet tona të projektuara në faqet e gurta të shpellës prehistorike.
Ambasadorja Yuri Kim ndezi një dritë në Shqipëri dhe shumë shqiptarë, pas kësaj, panë gjëra që nuk i kishin parë më parë.
Faleminderit! Ishte nje nder qe na u dha e u fal (sic thote kjo fjale e shtrenjte per ne) Falemderit per punen
Mungesën e talentit për gazetari, shoqja Agime, e kompenson deri në abuzim, me mungesë personaliteti.
Z.Malltezi nga te gjithe shqipetaret e ndershem, Z. Ambasadore Juri Kim do te mbetet gjithmon e mirepritur ne vendin tone. Eshte shume e vertete qe z. Kim ishte e vetmja grua ambasadore , qe nuk u kursye ne punen e saj te lodheshme dhe teper delikate, nga jugu e deri ne veri te vendit, duke takuar njerez dhe biseduar me to..... AJO BERI ATE QE NUK E KA BERE ASNJE AMBASADOR I ARDHUR NE SHQIPERI ........ Falenderime nga te gjithe shqipetaret e ndershem..... I urojme suksese te metejeshme , ne detyren e saj te re . Nga nje e moshuar .........