Analisti politik Indrit Vokshi foli për takimet e Ervin Salianjit, dhe deklaratat e kreut të PD Sali Berisha.
Më herët Berisha i hoqi vijën e kuqe Ervin Salianjit dhe paralajmëroi përjashtimin e tij. Gjatë fjalës së tij në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, Vokshi tha se Salinji që më herët shihej si “hero”, po lincohet sot si njeriu i lidhur me bandat. Sipas Vokshit kjo është një fabul e ngritur pasi i shërben Berishës që të ketë një arsye për përjashtimin.
“Lincohet si njeri i lidhur me krimin e bandat, pra i duhet një fabul për njerëzit për t’u thënë qytetarëve që kjo është arsyeja përse e përjashtuar”, tha ai.
Më tej gjatë intervistës, tha se Salianji gjithë këtë lëvizje e bën për të ripozocionuar vetëm në parti.Por, ai shtoi se që të thuash se është kërcënim për Berishën, kjo nuk qëndron.
“Ervin Salianji mendoj se është shumë i keqpozicionuar. Pasi demokratët shohin një mekanizëm për të shprehur zemërimin tek Salianji, por nuk ka ende disa figura që të japin shpresë. Berisha, revalitetin për disa kohë e ka mbyllur me Lulzim Bashën. Është mesazh për të gjithë të tjerët, dhe Berisha po thotë që këtë moment kemi punë të tjera”, tha ai.
Nese Indrit Vokshi mund te quhet anal-ist atehere Salianjin mund ta quani pa frike Martin Lutherking
Sa per Indrid Vokshin s’ke cthua, eshte nga me te miret, une e pergezoj per analizat qe ben