Analiza e sloganeve: Logoja e Belos lëmsh. Bejko bazik. PS del parti e djathtë

16 Prill 2023, 17:30Politika TEMA

 

Analiza e sloganeve: Logoja e Belos lëmsh. Bejko bazik. PS del parti e

Dizanjeri Agi Haxhimurati analizoi në një intervistë për Euronews Albania mesazhet e sloganeve të 3 kandidatëve kryesorë për bashkinë e Tiranës.

Ai tha se logoja e Belind Këlliçit në aspektin e dizajnit është një lëmsh i gjërave vizuale, që japin disa mesazhe të ndryshme,

“Duhet të njohim edhe shenjat e gishtave që janë një miks shenjash të cilat japin secila mesazhe të ndryshme. Duhet të kesh një fytyrë dhe ajo të mbahet mend. Nuk më është fiksuar asgjë nga pamja vizuale në këtë slogan”, tha Haxhimurati.

Slogani i Roland Bejko, për dizajnerin është bazik, por nuk ka theksuar siç duhet mesazhin që synon të përcjellë.

“Frymëmarrje për Tiranë” ky slogan nga ana tipografike është e kapur për fyti, fonti është i ngushtë, duhet të ishte frymëmarrja me të madhe, që të mbahet mend dhe më pas Tirana. Ti e di që për tiranën po garon”, u shpreh ai.

Slogani i PS, “Vetëm përpara kurrë mbrapa”, në fakt fillon me “Kurrë mbrapa vetëm përpara sipas tij.

“Historia ka treguar se ata që janë marrë me kundërshtarin nuk kanë dalë aq mirë. Në luksin që ka sot partia në pushtet, unë do ta injoroja kundërshtarin. Por këtu ka një lloj gabimi logjik, se tabela “Vetëm përpara” shkon djathtas, ndërsa këta janë parti e majtë”, shpjegoi dizajneri.

9 Komente

  1. L
    Luiza

    Roland Bejko eshte kandidati qe do te marre vendin e dyte ne garen per bashkine e Tiranes dhe vendin e pare ne garen per kreun e Partise Demokrtike Zyrtare.

    Përgjigjjuni
    1. N
      NYC

      Ashtu mendoj dhe une. Eshte shume me dinjitoz dhe i ndershem se Kellici

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Ja uroj me gjithe zemer Bejkos. Sa me shpejt te bindet elektorati demokrat per kete aq me mire per shqiperine. Jane shume ata qe votojne PS vetem sepse ekziston sali-metaj kjo dyshe kriminale dhe jo sepse jane te majte.

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bureto

        Ha, ha, ha! Konstatimi mbi sloganin e PS dhe arsyetimi rreth tij exelent. Bravo ironia!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mal Cori

          Në fakt po të bësh orjentimin gjeografik, tabela VETËM PËRPARA, jo vetëm shkon djathtas por shkon edhe drejt lindjes............ . Tabelave ju duhet ndërruar vendi. ... . Ajo duhet të tregojë majtas dhe drejt perëndimit.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Boston

            Kur shkruhet drejtimi eshte nga e majta tek e dhathta….pra kjo eshte drejtimi normal perpara. Te njejtin drejtimin kane levizja e akrepave te ores si dhe ne mekanike kur shterngohet vidhat……ose ne kompjuter kur kerkon te kethehesh mbrapa klik ne nje shigjete me hark nga e djatha tek e majta….e keshtu ne rradhe…..pra PS eshte correct

            Përgjigjjuni
            1. D
              Disenjahori

              Hajde Mol Cari hajde. Bureto bytha aq me koqe. Ja keni fut si kau peles bashke me dizenjatorin e leshit. Orientimet ne flete nuk jane hapsinore o koqe. Jo po shifeni fleten me koke poshte dhe thoni se na cojne ne Zululand.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rrnofte LEXHENDA !

                Agi dzinjatori ! Kur ecen para kupton kohen qe ecen ne drejtim te acrepave ores. Flm !

                Përgjigjjuni
                1. s
                  selo plumbi

                  Demokratet e ndershem duhet te votojne Roland Bejkon, qe partia Demokratike te kthehet ne identitet dhete krijohet opozita e vertete. Kush shkon pas Berishes,shkon pas vdekjes.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje