Andi Bushati: Rama ka dalë hapur, ai s'pyet më për njeri dhe ligje. Arrin deri aty se shkarkon e emëron drejtorë bashkish

9 Korrik 2025, 20:37Politika TEMA
Andi Bushati: Rama ka dalë hapur, ai s'pyet më për njeri dhe

Analisti Andi Bushati thotë se kryeministri Edi Rama tashmë po sillet si padron dhe nuk e fsheh më.

Ai tha për MCN TV mandati i katërt qeverisës i Edi Ramës, do jetë mandati i thellimit të plotë të autokracisë.

Nga ana tjetër Bushati e cilëson si propagandë, aksionin për lirimin e hapësirave publike.

“Çdo njeri me pak mend në kokë e kupton që kemi të bëjmë me një propagandë, por duhet të shkojmë përtej kësaj propagande, që fajin e kanë bashkitë por Edi Rama është i mirë. E reja është se mënyra si po sillet Rama në bashki, tregon se mandatin e katërt nuk do ketë as skrupuj për të ruajtur një fasadë të një vendi demokratik.

Një njeri që shkon dhe vendos se kush do jenë drejtorët e bashkisë Tiranë, Vlorë, tregon se e ka përdhunuar autonominë vendore, dhe kartat ndërkombëtare të nënshkruara, që në demokraci ndarja e pushtetit është e shenjtë. Lajmi i ri nuk është që Rama po heq çadrat dhe karriget e lokaleve, por si padron, pa pasur as skrupullin për ta fshehur këtë.

Në Shqipëri do bëhet çfarë them unë pa pyetur për asnjë. Kemi hyrë në autoritarizëm, në një pushtet autokratik që as nuk fshihet më.  Të gjithë pyesin çdo vendosë ai lart, do shpallë ai zgjedhje apo jo në Tiranë. Punët në vend i vendos vetëm një njeri i vetëm. Dhe është vetëm në kokën e tij nëse do të mbahen zgjedhje për Tiranën, këtu ligji del i pavlerë.

Nuk ka asnjë lajm të ri që një ish-militant i Rithemelimit bëhet drejtor i Kadastrës Vlorë, por një gjë është e sigurt, një regjim autokratik të vetmen mundësi për të qëndruar gjatë në pushtet, është mbajtja e një linje konstante për të shkatërruar çdo formë opozite. Thelbi i idesë së Edi Ramës është që duhet shkatërruar çdo formë opozite.

Mandati i katërt do jetë mandati i thellimit të plotë të autokracisë, Shqipëria i ka dhënë lamtumirën një sistemi demokratik. Deri më tani Partia Socialiste dhe Edi Rama janë munduar të ruajnë një fasadë demokracie, deri më tani nuk kanë më skrupuj që ta ruajnë një gjë të tillë. po shkohet drejt një Erdoganizmi dhe Putizmi, që çdo gjë e di i madhi”, tha ai.

Sa i takon lënies në burg nga Gjykata e Lartë të Erion Veliaj, Bushati tha se ishte një vendim i pritshëm që kur u njohëm me emrat e gjyqtarëve që do e gjykonin.

Ai deklaroi se dy nga tre gjyqtarët kishin marrë dhe më parë vendime të ngjashme, kishin refuzuar lirimin e Ilir Metës, kishin  marrë të njëjtin vendim për Lefter Kokës dhe se precedentët ishin që Veliaj të mbetej në burg.

Sipas tij, dallimi është vetëm se Veliaj u mor me fushatë të fortë propagandistike, por shtoi se kjo armë propagandistike nuk ka vlerë, nëse ajo nuk mbështetet nga pushteti dhe Edi Rama:

“Në Partinë Socialiste kanë treguar se Veliajn e duan në burg, në këtë rast kemi një simbiozë tipike të asaj që do SPAK, gjykatat e të gjitha shkallëve me atë që do qeveria”.

9 Komente

  1. Nipi Hysni Kapos

    E beri Rama budalla fare nipin e Hysni Kapos.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ana

      Po mire o Bushat ty duhet te te pelqeje sjellja e Rames se ti je stalinist i thekur dhe doren e hekurt e ke qejf! Apo e kam gabim?

      Përgjigjjuni
      1. k
        kxp

        Doli edhe pjella e komunisteve te na beje moral per "regjimin". O bajge cilin drejtor bashkie ka shkarkuar dhe emeruar Rama?

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nari

          Shko mor pirdhu legeni i bllokut,i rritur ne preherin e shokut Enver ! Ky trap mendon se per cdo pune qe ben,Rama me pare duhet te mare doren e ketij koqes i cili mer gjithe dynjane ne goje dhe jep mend per cdo gje nga banaqet televizive.

          Përgjigjjuni
          1. 1
            1

            Po qe se keta qe kerkojne ligj dhe regull dhe zgjojne kryebashkiaket nga gjumi i thelle ku kane rene quhen autokrate atehere autokracia qenka e mire.EC ne rusi,kine,iran,turqi dhe ne shba po do dhe shaj ne televizion udheheqesit nuk te ze mengjezi.EC shaj Ramen cdo mbremje ne banaqet televizive asgje nuk te gjen.Ky eshte autokrati?.Ti ja fut pordhes

            Përgjigjjuni
            1. P
              Poseidon

              KRYEMINISTER MUND TE SHKARKOJE EDHE KRYETARI E BASHKINE,PO TI FEMALE NXJERE NGA GOJA.......DREJTORET KANE DHE E DOREHEQJEN.........

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bero Maze

                O analisti Bushat! Putin edhe Erdogan kanë shtete superefiçente. Siç po tregojnë kohët ato nuk kanë nevojë për askënd për të jetuar,plus që vijnë nga një histori shumëshekullore autokracie. Bëhet fjalë për superfuqi njerëzore, politike,ushtarake dhe ekonomike o Busho! Edhe për udhëheqës kanë Burra! Kurse ky tëndi ,përveç se ka mbështjellë rreth vetes nipat,mbesat,,dhëndurët dhe kushërinjtë të ish Byrosë Politike,(përveç atyre të Mehmetit dhe juve të Hysniut), nuk ka asgjë tjetër ore`.... Kush do t'a mbronte në një ditë të keqe këtë orëzi? Banda e hajdutëve që ka? Ushtria që nuk e ka? "Miqtë" nëpër botë ? Apo "populli socialist"? Ky i gjati ynë është edhe kokrra e frikacakut ore`! Mua më duket se me atë hartimin psikiatrik " Kurbani " ,Edi ka parashikuar fatin e tij Do t'i bëjë çdo maskaralllk të mundshëm këtij vendi dhe pastaj do bëhet ky kurbani ,kupton? Ed Rama si Vojo Kushi! Hahahaaaa ,Hahahaaaa .... Edhe ti vetë ke pjerdhur nga trutë e kokës. Merresh përditë me të sëmurë mendorë,këtej Saliu andej Edi edhe ai kari nga Skrapari në burg. Ike edhe ti për lesh bubi!

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mondi

                  O Bushat je njeriu me negativ pas Berishes dhe Nokes. Si nuk ke turp o mashtrus Si ke sy e faqe e del ne mexhilis o legen. Bull me me keto spekulime se na cave tra..n

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arma Vlora.

                    I Lumtè K....i, ke inat ti o psedo analist i fèdhiqur,o fèndurn.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje