Andia Ulliri humb edhe në KAS betejën për të marrë mandatin e deputetes, Arjan Ndoja shkon në Parlament

30 Korrik 2025, 14:04Politika TEMA
Andia Ulliri humb edhe në KAS betejën për të marrë

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur ditën e sotme që të rrëzojë kërkeën e Andia Ullirit, e cila kërkonte të merrte vendin e Arjan Ndojës në Parlament.

Ajo pretendoi se mandatin e deputetes e fitonte në bazë të kuotës ligjore, ndaj çështjen e çoi në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.

“Kodi thotë që kandidatët rirenditen vetëm ata të listës me votim parapëlqyes, kur nëse dy të parët janë burra, i treti është grua. Ose kur dy të parët që kanë marrë vota parapëlqyese janë gra, i treti është burrë. E ka të qartë ligji këtë.

Kandidatët e listës shumë-emërore që i nënshtrohet votimit parapëlqyes, rirenditen në bazë të numrit më të lartë të votave parapëlqyese“, shpjeguan përfaqësuesit e KQZ-së, ndërsa në fund të shqyrtimit të çështjes, KAS la në fuqi KQZ-së.

Në mbledhjen e kaluar të KQZ-së, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i rrëzoi pretendimet e kandidates dhe mandatin ia dha Arjan Ndojës, teksa miratoi shpërndarjen e mandateve për qarkun Durrës.

1 Komente

  1. j
    jona

    Partia e Sali non gratës vetëm shpellarë dhe kriminel si puna e këtij ka mbledhur.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje