
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, merr pjesë në Konferencën e Gjashtë të Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, e cila mbahet në datat 29-31 korrik në Gjenevë dhe i kushtohet
bashkëpunimit parlamentar, multilateralizmit për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin.
Gjatë qëndrimit në Gjenevë, Kryetarja e Kuvendit Spiropali u takua sot pasdite me Presidenten e Bundestagut Gjerman, Julia Klöckner.
Kryetarja Spiropali diskutoi me Presidenten Klöckner mbi forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, bashkëpunimin e suksesshëm mes Kuvendit dhe Budestagut dhe mbështetjen e Gjermanisë për objektivin strategjik të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.
“Shqipëria dhe Gjermania po zhvillojnë marrëdhënie të shkëlqyera, një parteritet të fuqishëm e dinamik, shkëmbime të vazhdueshme të nivelit të lartë dhe bashkëpunim të sukseshëm në mjaft sektorë si drejtësia, siguria, punët e bredshme, energjia, arsimi, turizmi, etj. Mbështetja e Gjermanisë, si një ndër aleatët më të rëndësishëm politik, është thelbësore për avancimin e reformave, integrimin europian të Shqipërisë dhe zhvillimin, stabilitetin e paqen në rajon. Bashkëpunimi intensiv mes Kuvendit dhe Budestagut për thellimin e reformave, sidomos reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore do të vijojë në mbështetjen e Kuvendit për realizimin e objektivit kombëtar për përfundimin e negociatave brenda 2027 dhe anëtarësimin brenda 2030. Ne vlerësojmë vizionin dhe kontributin e veçantë të Gjermanisë për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Procesit të Berlinit dhe nismave të tjera.”, u shpreh znj. Spiropali.
Presidentja e Bundestagut, Klöckner, vlerësoi bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy vendeve dhe nënvizoi se mbështetja e fuqishme e Gjermanisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE do të vijojë dhe Bundestagu do të bashkëpunojë e ndihmojë Kuvendin në lidershipin e procesit të integrimit europian.

Kryetarja Spiropali u takua pasditen e sotme edhe me Kryetarin e Knesset të Izraelit, Amir Ohana, me të cilin diskutuan mbi partneritetin politik, bashkëpunimin ekonomik dhe marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Izraelit, të cilat i kanë rrënjët në miqësinë e thellë historike dhe aktin unik të shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë ditëve të errëta të Holokaustit. Shqipëria do të vijojë të jetë një zë i fuqishëm kundër antisemitizmit, pjesë e kontributit për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, kundër padrejtësive dhe diskriminimit të çdo lloji. Kuvendi dhe Knesset do të intensifikojnë ndërveprimin për të mbështetur marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe miqësinë e fortë mes dy popujve tanë.
sa lajm i rendesishem
Ha ha ha ja ha doganat doganat aty fillon loja
Mos qofsha gabim : z. Elisa Spiropali si ish Mbreteresha e Gjermanise . Merkel... Kjo jua mere dhe jua di gjuhen atyre krimineleve ne Kuvendin e Shqiperise.... Edhe kjo foto per bashkepunimin me Presidenten e Bundestagut Gjerman Julia Klökner akoma me mire ... Suksese dhe vetem suksese.... Gjermania Lokomotiva e Evropes...
Mos qofsha gabim : z. Elisa Spiropali si ish Mbreteresha e Gjermanise . Merkel... Kjo jua mere dhe jua di gjuhen atyre krimineleve ne Kuvendin e Shqiperise.... Edhe kjo foto per bashkepunimin me Presidenten e Bundestagut Gjerman Julia Klökner akoma me mire ... Suksese dhe vetem suksese.... Gjermania Lokomotiva e Evropes...
Ja u takua e kujt i plasi,hiqni dorë nga këto kinezërira....harxhoni lekët e shtetit kot.
Ne radhe te pare nuk jane parate e shtetit , por tonat , dhe ne radhe te dyte ….ku ishe dhe je ti filip kur Fatmir Mehdiu shkon ne USA me parate tona per tju shmangur drejtesise …sikur ske dal gjekundi …apo haje mut qe hedh Salia nga ballkoni ….se mos je nga ata dhe ti ore debil ??
Jam bërë më e famshme se shefi. Kudo që shkoj e eklipsoj. Te gjithe kerkojne te ulen afer me mua, te flasin me mua. I fundit me pyeti ..si quhet nje burre I gjate meskeputur si gerdalle qe vinte me pare ne takime ?!?!... Skenderbeu bertita fort po ai se lidhi dot..:?