Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku, deklaroi se lufta e brendshme ka masakruar Partinë Demokratike.
Sipas Çollakut vetëm Sali Berisha e ka dashur realisht bashkimin dhe kërkoi një “Foltore të madhe” për të gjithë demokratët.
Çollaku u shpreh në News 24 se PD nuk ka të ardhme pa një analizë të thellë dhe ndryshim rrënjësor.
"Më 11 maj dështuam për shumë faktorë. Ka farsë elektorale, ka industri të vjedhjes së votës për të katërtën herë rresht. Ka farsë elektorale, por duhen mbajtur edhe përgjegjësi. PD duhet ta ndalë këtë industri të vjedhjes së zgjedhjeve.
Për herë të katërt të vidhen zgjedhjet, do të thotë se ka problem të madh edhe brenda konceptimit të opozitës. Duhet një foltore e madhe e gjithë demokratëve. Duhet të shërohet sëmundja, duhet të ndalen egot dhe të kihet vëmendja tek kriza. Më 11 maj u bë një kompromis, por nuk kishte bashkim.
Vetëm Berisha e donte bashkimin, askush tjetër nuk e donte, të gjithë përpiqeshin të mbanin pozicionin e vet. Lufta e brendshme e ka masakruar PD-në. Në primare kishte dy lista votimi.
Primaret i dolën nga kontrolli Berishës. Shumë demokratë u lanë jashtë primareve. Humbja ishte parashikuar. Duhet bërë analizë, sepse nuk shoh të ardhme të Partisë Demokratike. Nëse e quajmë farsë elektorale, mund të bllokohen mandatet, grupi parlamentar duhet të mbajë qëndrim.
Kodi Zgjedhor i fal Ramës 12-13 mandate në tavolinë. Kodi Zgjedhor ishte gabim i madh i PD-së. Listat e hapura janë shkatërrim për partitë. Unë jam për sistem maxhoritar. Berisha vuri nenin në statut që kryetari duhet të ikë, edhe nga inati me kundërshtarin, siç e kishin inatin edhe kundërshtarët ndaj Berishës dhe u quajt ‘neni Basha’.
Unë mendoj se Berisha do ta zgjidhë vetë këtë problemin e (mos)dorëheqjes. Berisha sjell 300-400 mijë vota në çdo kohë. Por këto vota nuk çojnë në pushtet. Por, edhe pa Berishën, PD nuk bëhet më mirë. Kush mendon kështu, ka gënjyer veten ose i ke shërbyer një kundërshtari të Berishës", tha Çollaku në News 24.
U dhjefsha mu ne foltòre! Shkoni e lepijini bythen kufomes non grata, sic keni bere kaq vjet. Ju duhet te zhdukeni te gjithe bashke, ndryshe kurre s'ka per te marre fryme PD
ketyre ju ben derman vetem nje nevojtore!
Kole bole
Kole bole
Berisha nuk do bashkimin po gjithmon ka dashur rrjeshtimin gatitu!
Ju nuk doni foltore.Ju doni NEVOJTORE
Beni nje foltore te re ne sallen e piktorit ne kryeministri.Paret dalin nga fondi i emergjencave
Ik ere kokëtul !
Vazhdo bythe-lepirjen se zgjedhjet e reja nuk jene shume larg vetem 4 vjet.
Foltore me e madhe per ta mbush me me teper mut.
Ore, largoni injornacen nga televizionet dhe gazetat, duroni per ato te shkreta para dhe i beni mire Shqiperise. PD ka mbaruar, eshte specje ne zhdukje dhe nuk rikthehet, vetem Sali Berisha me Altin Dumanin, Fatmir Mehdiun dhe ca te tjere do rrojne.
E lexova shkrimin se me intrigoi titulli , po autori qenka nje peshk i vogel. Ai mundohet te thote ate qe duhet po nuk i ve koke muhabetit . Ka frike te thote qe po nuk theu qafen Berisha ,PD-ja do të ngelet gjithnje ne opozite . Ky eshte nje pikolo dridhe Like , siç ka qene gjithe jeten e tij , vemje .
Foltore? Vetëm shkrirja e bandës me emrin PD mund të prodhojë foltoren që i duhet të djathtës shqiptare