SPAK, gati dosjen për “Metat”/ Meçe: Po aplikohet metoda “ndiq paratë”

29 Korrik 2025, 20:53Politika TEMA
SPAK, gati dosjen për “Metat”/ Meçe: Po aplikohet metoda

TIRANË- SPAK ka gati akuzat për çiftin Meta-Kryemadhi. Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe është gati të depozitojë në Gjykatën e Posaçme dosjen që përfshiu tre hetime në një, aferën CEZ-DIA, skandalin e lobimit të LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Kryemadhi është paraqitur në SPAK për të marrë dosjen, ndërsa merret zyrtarisht e pandehur edhe nëna e saj.

Avokati i Ilir Metës kërkoi shtyrjen e komunikimit të akuzës, me pretendimin se është me pushime.

Juristi Arben Meçe, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, foli mbi këtë zhvillim të fundit, ndërsa tha se në këtë dosje, Prokuroria e Posaçme ka ndjekur metodën “ndiq paratë” dhe në këtë kuadër zinxhiri i hetimit ka prekur familjarët dhe lidhjet e afërta të Ilir Metës.

Ai theksoi se Meta është kujdesuar që korrupsionin të mos e firmosë me dorën e vet, por skema që ka ngritur ka bërë që paratë dhe përfitimet t’i shkojnë atij.

Sipas Meçes, nëse metoda që po ndiqet në rastin “Meta” do rezultojë e suksesshme, atëherë kjo qasje do të kthehet siç tha ai në një “tmerr për të gjithë pushtetarët” në Shqipëri.

“Çështja është e lidhur me hetimin pasuror. SPAK po zbaton metodën “ndiq paratë”. Rasti i familjes Meta dallon shumë nga të gjithë njerëzit e korruptuar, sepse Meta është kujdesuar që asnjëherë të mos vendosë firma. Nuk ka impklime formale me firmë të Metës. Zarfet , lekët dhe valixhet i shkonin Metës. Ka përdorur skema korruptive pa shënuar asgjë në letër. SPAK ka filluar të zbulojë të gjithë mekanizmin se si këto njerëz kanë poseduar vlera të mëdha monetare. Pastrimi i parave është në themel. Do kemi gjëra interesante mbi një procedurë, e cila ka zbërthyer një mekanizëm, që ka funksionuar në Shqipëri dhe që do të bëjë një precedent dhe do jetë tmerri i të gjithë pushtetarëve. Nëse kjo do jetë e suksesshëm atëherë metodat do jetë shumë efektive për goditjen e krimit politik në Shqipëri.”, tha ai.

3 Komente

  1. M
    Munika

    Eshte me se e lehte, por nuk duan. Miljonat e Saliut kane marre rruget e botes e keta tallen me: e lagu s'e lagu. Bendi yne s'ka pat asnjehere drejtesi me te korruptuar e skandaloze se kjo.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pensionisti

      Eh Mece Mece. Meta ndoshta vertet eshte i korruptuar dhe akuzat vertetohen por ceshtja eshte nese Spak do te ndiqte parane sic thua ti nese Meta do ishte akoma ne koalicion me me PS dhe do bente ate xhiron e famshme tek vila 31 sebashku me Ramen. A do arrestohej perdhunshem Meta nese nga votat e partise se Metes do te varej kryeministerlleku i Rames? E din vete pergjigjen o Mece se je djale i zgjuar, prandaj vazhdo bla bla blate me " follow the many" se u eshte rritur cmimi bla bla blave.

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben

        pensionisti-me duket se ke kohe qe ke dale ne pension dhe nuk e di se partia e Metes ka hyre ne uje dhe eshte bere sa nje dore me 4-5 veta. Nuk ka zot qe i ben derman Metes po qe se fshihet mbas Lesh e Lise qe krijoi

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje