Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, vijon analizën kritike mbi draftin e ri të Kodit Penal, duke ngritur shqetësimin për devijimin e termave juridikë nga kuptimi i tyre klasik.
Ai thekson se përzierja e termave si “trafik” dhe “kontrabandë” sjell konfuzion, cenon logjikën e së drejtës dhe prodhon padrejtësi sistematike.
Më poshtë, qëndrimi i plotë i tij:
Trafik apo kontrabandë?
***
Llogjika bazike, që buron nga përkufizimi klasik e termave, na sugjeron që futja e drogës në territorin e Republikës së Shqipërisë të quhet KONTRABANDË.
Ky është definicioni klasik i kontrabandës. Pra ndalimi i futjes në territor i sendeve/mallrave të ndaluara.
Sot për sot kontrabandën ne e lidhim më së shumti me evavionin fiskal, pra me shmangien nga detyrimet doganore. Në fakt evazioni fiskal dhe kontrabanda duhen të jenë dy vepra më vete, sepse janë dy kuptime të ndryshme të fjalëve.
Janë dy sjellje të ndryshme të shkelësve të ligjit dhe me qëllime të ndryshme.
Prandaj jam që të kthehen në origjinal këto dy terma si vepra penale më vete. Kontrabanda si koncept i mbrojtjes së territorit nga sendet e ndaluara dhe evazioni fiskal si mbrojtje e financave publike.
Me këtë rast bie edhe llogjika krejt pa llogjikë që kemi sot në kodin penal, ku edhe eksporti quhet kontrabandë.
Nëse pranojmë këtë koncept mbi kontrabandën, që është në fakt origjinali, atëherë llogjikshëm edhe ata që sot i quajmë si trafikantë droge, do duhet të quhen kontrabandistë. Sepse në fakt ata fusin në territor një mall të ndaluar. Pastaj e fusin për ta shitur këtu, për ta shitur jashtë, për pa përpunuar dhe shitur etj, e bën kontrabandën si vepër penale të cilësuar.
Por në thelb futja e drogës në territor është kondrabandë, jo trafik.
Pastaj çdo me thënë trafik?
Ky është term nënpunësish ndërkombëtarë, ose term lajmesh por jo definicion i një vepre penale të një shteti të vetëm.
Ndaj them se duhet të ktheheni tek koncepti origjinal i termave të drejtësisë penale.
Duke bërë këtë, shteti jonë jep mesazh të qartë:
në territorin tim nuk e lejoj këtë produkt.
Po i the kontrabandistit trafikant i ke dhënë "medalje", sepse e ke amnistuar nga dëmi që i ka bërë autoritetit të shtetit,territorit dhe shoqërisë që jeton në të.
Në këtë territor, kush fut drogë duhet të quhet kontrabandist. Në territoret e tjera vendosin ligjet e shteteve të tjera. Çdo me thënë kjo të dënosh shtetasit e tu për aktivitete të ndaluara që nuk i bëjnë në territorin tënd?!
Pastaj si e provon këtë gjë, kur aftësia provuese e shtetit shtrihet strikt mbi territorin ku vepron ligji. Apo futja në top se kështu na thonë të huajt, agjensitë, ambasadat. Pffff...
Ja pra që një korruptim i termave penalë në Kodin Penal passjell një sistem të tëre abuziv dhe thellësisht të padrejtë.
Ndaj kodi i ari duhet të kthejë këto terma në origjinal.
Droga quhet kontrabandë.
Trafikun ndërkombëtar le ta dënojnë ndërkombëtarët.
Ne nuk jemi gjykatë e OKB, por shtet modest me ligje e territor të kufizuar.
Gjithnjë meqë jemi në diskutim për Kodin e ri Penal, që edhe në këtë pjesë nuk ndryshon fare nga ekzistuesi.
O debil, po hap nje fjalor termash juridike qe ta shpjegon shume mire se c'eshte trafiku apo kontrabanda dhe dallimet mes tyre.
Mbete duke dhene mend o Manjan. Per mua ti je shume i cuditshem. Ta kam hequr fillin si drejtues qe ne fillim te dekades se dyte te ketij shekuulli, nuk e saktesoj dot vitin. Ne nje nga karnavalet e televizoreve te darkes ishe ne nje koalicion. Flisje pro atij koalicioni me shume "kopetence". Te nesermen formacioni juaj LSI, qe padrejtesisht u be faktor qeverises, iu ngjit nje formacioni tjeter. Me dark te asaj dite ti prap ne TV. Si mor burre ndryshove gjithcka qe the nje nate me pare. Çudi per t' u çuditur!!!!!
Po ku merr vesh Ylli Manjani nga Kodi Penal
Ky eshte gomar komplet. Kontrabanda do me thene transport i parregullt i mallrave pa' paguar taksa apo dogane. Malli eshte i ligjshem: miell, veze, vaij por nuk hyn apo del nga kufiri, dogana, nuk paguhen tatimet mbi te etj. Trafiku eshte qarkullim i mallrave te paligjshem apo personave per shfrytezim. Kemi kontrabande bananesh kur i fut pa' dogane dhe trafik droge kur e fut mes bananeve. Keto shpjegohen shume mire ne fakuktet, por Manjani dihet qe Ka mbaruar shkollen ne kohen e partise me mik
PROBLEMI QE SHTRON MANJANI ESHTE THELBESOR! BRAVO MANJANI!
Kondrabande do të thotë futja, nxjerrja ose transportimi i mallrave në kundërshtim me ligjin, sidomos për të shmangur detyrime doganore, tatimore ose ndalime të tjera ligjore. Kur dikush fut mallra në një shtet pa i deklaruar në doganë, ose i fut mallrat ndalohen nga ligji (si armë, drogë, apo sende të falsifikuara), kjo quhet kondrabandë. • Mund të jetë edhe kondrabandë në dalje, pra nxjerrja e mallrave jashtë vendit në mënyrë të paligjshme Një person fut në Shqipëri telefonë celularë nga një vend tjetër pa i deklaruar në doganë dhe pa paguar TVSH apo taksat – kjo është kondrabandë. Nje kompani tenton të nxjerrë naftë jashtë vendit pa dokumentacion të saktë – edhe kjo është kondrabandë
Në kodet penale moderne, kondrabanda në eksport (dmth eksporti i mallrave pa deklarim, pa paguar taksat ose ndalohet nga ligji) trajtohet si vepër penale serioze në shumë shtete të botës. Ja si e rregullojnë disa vende të ndryshme këtë çështje në përputhje me jurisprudencën ndërkombëtare: Në Gjermani, ndëshkohen vepra si “ eksport i paligjshëm” me 6 muaj deri në 10 vjet burgim, nëse ka shmangie të rëndësishme Në Austri, dënimi vjen për të njëjtën sjellje si psh eksport të paligjshëm, sipas Kodit doganor të BE-së
Parimet ndërkombëtare të jurisprudencës 1. Çdo eksport i paligjshëm – ngritje, fshehje, deklarim jo i saktë janë të dënueshme. 2. Të përdoren masa të dyfishta: penale (burg, paralizim i lirisë) dhe administrative (gjoba, konfiskim). 3 i dënimit nëse ka organizatë, recidivë, vlera të larta apo mallra të ndaluara. 4 Konfiskim i mallrave dhe mjeteve të përdorura për kontrabandë është praktikë e përbashkët Z.Manjani duke qene doganier e kupton mire qe ne “dobi “ te doganierit s duhet te kete asnje denim dhe portat duhen sa me shyqera. Sa per exportet e paligjeshme ca i thote mendj? Qe ti duhet ti cosh botes kriminaliterin dhe ajo te te lejoje. Kondrabanda në eksport në kodet penale të shumicës së vendeve trajtohet si vepër penale serioze, me ndëshkime që përfshijnë burg, gjoba dhe konfiskim. Dënimi ndryshon në varësi të vlerës së mallrave, natyrës së tyre, mënyrës së kryerjes dhe përfshirjes së faktorëve si recidivë apo organizim. Nëse ke në mendje një vend të caktuar, mund të të jap referenca ligjore të sakta sipas kodit të tyre penal
O ylii qe s ndrite kurre si i tille mor aman. Po hap mdonje liber mor i uruar, leri shkrimet pak buke. Pse përdoret “trafikim” e jo “kontrabandë”? • “Kontrabanda” në kuptimin penal përdoret për mallra të përgjithshme që i shmangen doganës ose futen pa leje, por nuk ka të njëjtën forcë ligjore për substancat narkotike. • “Trafikimi i narkotikëve” përfshin: • prodhimin, • përpunimin, • transportin, • shitjen, • shpërndarjen, • ruajtjen dhe çdo lloj veprimi që lidhet me qarkullimin ilegal të lëndëve narkotike, qoftë brenda ose jashtë vendit. Po si mundet te dalin ne gazeta brokulla tevtilla te renda sidomos kur vjen fjala te ligje te rendesishme te shtetit. Ky avokati i trafikanteve duhet ta mbylli gojen se u dekonsipru si shume.
• Italia – përdor termat: “Traffico illecito di sostanze stupefacenti” • Franca – “Trafic de stupéfiants” • Gjermania – “Unerlaubter Handel mit Betäubungsmitteln” • SHBA – “Drug trafficking” dhe “Possession with intent to distribute”
Nuk komentojme kush eshte.Manjani,por problemi qe ngre ai me duket i arsyeshem dhe ai ka opinion eshte dhe jurist do i ftoja gjith ata jurist.gjithmon te pergjegjshem dhe profesionist te zote te behen barier per te dal nje kod europian te mos jet ne dor te prekurorit spo gjyqtarit por te ligjit.
Manjani flet qesim. Nuk ia ka haberin gjuhes shqipe e as asaj juridike. Ky eshte problemi. Jo kush eshte, por cfare thote. E ne kete rast thote gjepura. Do ishte me mire te bente pushim ca kohe f mos derdellise pa fund.
Çfurkun ku ke !?
Mua me duket se kete here çuditerisht , Manjani po flet sakte dhe drejt .
Vendi yne nuk ka vuajtur nga mungesa e ligjeve. Eshte e theksuar pandeshkueshmeria. Gjoja mezi erdhem ne demokraci dhe nuk ka llogjike qe cdo sjellje te qytetarit ta denojme me burg. Heqje e lirise parashikohet nga rrezikshmeria e theksuar e depressed penale. Ky eshte qellimi i Kodit Penal, te distancoje vepren penale nga tjetra per shkak te rrezik.shoq e per pasoje dhe masat e denimit jane te ndryshme. Nuk i tregohet popullit burgu. Nuk fyet populli per disa drunj te shtrember. Atij qe i takon burgu ta kryej. E keqja e vendit tone eshte se ligje kemi, por mungon vullneti per ti zbatuar per kriminelet dhe te korruptuarit. Jane bere nje te pandare politika dhe drejtesia. Hakun (burgun) ta beje ai qe e meriton. Po predikohet cdo dite e me shume te behemi pjeseve BE-se dhe ne te njejten kohe po shtergojme masat penale pa vend. E kjo behet per te vetmin qellim, te largohet vemendja nga krimi ne politike, krimi ne shoqerine e larte, tek te pasurit e pamundur, per t'ja futur kot se koti popullit qe eshte ne hall te vet, qe me zi kalon muajin. Mendoj se ky ndryshim nuk duhet te kaloje per miratim ne Kuvend e as Europa nuk do ta lejoje. Sa per popullin qe eshte DELE, mire ti behet. Pranoni burrgun e perjetshem me te keq se ne komunuzem. Komunuzmi ishte lule para ketij drafti famekeq. Miratimi i tij eshte mine me sahat.
Kontrabanda është thyerje e rregullave doganore për mallra, ndërsa trafiku ndërkombëtar është krim i rëndë që lidhet me shfrytëzim dhe dëm të qëllimshëm, zakonisht i ndjekur si krim transnacional. Shembuj për krahasim: Kontrabandë: Një person kalon kufirin me 50 kartona cigare pa deklaruar në doganë. Aspekti Kontrabanda Trafiku Ndërkombëtar Trafik ndërkombëtar: Një rrjet kriminal transporton një vajzë nga një vend i varfër në një vend tjetër për qëllime prostitucioni. Qëllimi Fitim ekonomik Krim i organizuar me dëmtim social Objekti Mallra Narkotikë, njerëz, armë, etj. Organizimi Shpesh individual Rrjete kriminale ndërkombëtare Sanksioni ligjor Kontrabanda: Dënim i lehtë/mesatar / Trafikimi: Dënim i rëndë penal Juridiksioni Vendore ose kufitare /Juridiksion ndërkombëtar dhe ndjekje globale Ky është dallimi.