Manjani: Ja përse nuk flet Rama për Kodin e ri Penal

29 Korrik 2025, 21:54Politika TEMA
Manjani: Ja përse nuk flet Rama për Kodin e ri Penal

Kodi i ri penal ka qenë tema e diskutimit mbrëmjen e të martës në “Now” në Euronews Albania me një grup ekspertësh dhe opinionistësh.

Lidhur me draftin e Kodit të ri ka folur dhe juristi Ylli Manjani, i cili ka thënë se, kryeministri Rama sipas tij po hesht qëllimisht dhe po bën mirë.

Sipas tij, Rama është duke parë se sa po përqafohet ky Kod nga shoqëria.

Nga ana tjetër, Manjani ka thënë se Prokurori i Përgjithshëm në deklaratën e ditës së sotme ka pasur të drejtë.

“Dua të them që ne mund të marrim gjëra qesharake sa të duash, ajo që i mungon këtij projekti është boshti logjik proporcional dhe mendimi politik. Edhe shikon, kryeministri i vendit nuk flet dhe mendoj që ka bërë qasjen e duhur. Kemi rënë dakord që mund të ketë probleme, por budalla nuk është përderisa është aty. Unë mendoj që qasja është e duhur, mendoj që po e bën për të parë sa shoqëria është e gatshme dhe grupet e interesit të gatshme. Ky projekt ka nevojë për një kod të ri të procedurës penale dhe këtu ka të drejtë Prokurori i Përgjithshëm.”-tha Manjani. 

3 Komente

  1. V
    Vrana

    Manjani shoku i ngushte i koheve te fundit te zotit Rama. Sa trishtim

    Përgjigjjuni
    1. t
      tallavaja

      VRANA me ty dhe MANJANIN Edi fshin menderen çdo dite.Ndaj shko deri tek Manjaku specialist i fushes se Drejtesise i trjnuar nga Erla Mehilli.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dhimo

      Po ti o "vrana" ç'ke, pse merzitesh kur tjetri jep mendimin e vet. Pse ve vulen per te tjeret, apo nuk ke pune tjeter. Nese ke tjeter mendim, je i lire te argumentosh (demokracia), por jo t'ia taposesh gojen tjetrit me sharje e nofka.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje