Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe grupit parlamentar, vuri theksin tek sfida e anëtarësimit në BE. Rama foli për kushtet e vështira që BE i ka vendosur Shqipërisë.
Ndër të tjera ai udhëzon kolegët e tij të mos krahasojnë Shqipërinë me vendet e tjera të Evropës.
“Procesi i diskutimeve dhe rigatimit te ligjeve që kanë të bëjnë me anëtarësimin në BE është vonuar apo është marrë lehtë si një proces ne kemi të fusim duart sipas opinioneve tona. Nuk e kemi këtë liri. Kemi lirinë për të negociuar. Nuk kemi lirinë që pasi negociojmë të diskutojmë. Që d.m.th. negociatat mbi një draft që hyn në të gjithë mekanizmin e gjerë dhe kompleks të arkitekturës së ligjit evropian, negocimet me komisionin, i imponohet qeverisë dhe vjen në parlament. Në momentin kur vjen në parlament duhet miratuar, jo diktuar sepse që t’i hyjmë diskutimit ë ligji të tillë duhet të ridiskutojmë a duhet të hyjmë ë në BE apo jo.
Me të drejtë disa shokë dhe kolege bëjnë gabimin që bëja un deri kur e mësova që nuk duhej bërë. Marrin një draft që vjen nga qeveria pasi është dakordësuar me komisionin dhe fillojnë referohen vendeve të tjera të BE. Miqtë e mi, këtë gjë po e ndaj me ju si eksperiencë dhe duke shprehur që ju e dini që unë nuk jam lehtësisht i përthyeshëm, ju ftoj të jeni të gjithë të përthyeshëm në këtë pikë. Që ta bëni si Franca duhet të jeni Franca, ju jeni Shqipëria.
Kjo nuk ndodh vetëm me Shqipërisë. I gjithë procesi i anëtarësimit ka sjellë rëndim të kushteve për atë që ka ardhur më pas. Ata që kanë hyrë në fillim në BE e kanë pasur shumë më të lehtë procesin dhe janë bërë anëtarë me shumë më pak kushte. Kanë qenë shumë më të papërgatitur sesa ne sot. Pastaj kanë ardhur ata më pas që kanë pasur më shumë kushte se ata. Tani jemi ne vendet e Ballkanit Perëndimor që kemi kushte që as Kroacia nuk do ti merrte dot me mend”, tha Rama.
Harrojeni europen e qelbur nuk na prano edhe pik .Jo 2030 po asked 2050 jo harrojeni o shqipe. ..jemi me keq se afrika vjedhjet galopante ekonomia katastrof
Kushti i pare: Rama Balla Balluqja, Damiani ne burg. Kushti i dyte : PS organizate kriminalo-terroriste. Kushti i trete: Saliu dhe Zeni ne burg.
Fillove me gjuhen e vucicit
"Na kanë vënë kushte që nuk i merrni dot me mend!"na i kurse o gjigant se nuk jemi në gjëndje ti kuptojmë!!tërë mëndjen ta kemi lënë ty,e na zgjidh problemet!po deshe ndonjë ndihmë!?thirr gjergjin e ndrekës,atë lucin,se ai po që i kap gjonat njëlloj si ti,diçka më pak,por i kap!puë gjatësie!për trashësi jeni njëlloj!!
Mos ki merak se ti zgjidh fycka spiropali me flamurin ukrahinas si shall duke i rene rrugeve te Europes kryq e terthor dhe duke ja bere pritesve "TA"
Kusht i vetem eshte qe qe te mos vjedhesh ti dhe gruaja jote me kapele
Ke saj pune i thone -prit gomar te mbij bar, tashi bari ka mbir po ska gomar ta haje. keshtu eshte dhe puna e BE. SHPOPULLIM TE BRAKTISET VENDI DHE ME PAS TA HANE ARUSHAT.
Po pse nuk i bëni të ditura për publikun kushtet që ju paskan vënë? Ju, zotëri, nuk ndjeni pikën e përgjegjësisë përballë opinionit publik për të bërë transparencë për ecurinë e problemeve që shqetësojnë vëndin. Qëndrime të cilat mbajnë në errësirë të plotë ecurinë e gjërave në këtë vënd, flasin qartë për frikën që kjo qeveri ka nga bërja publike e dobësive të saj për mënyrën si po e qeveris vëndin.